Një rast i rëndë ka ndodhur sot, në Bivolakë të Vushtrrisë, ku si pasojë e një aksidenti me traktor, një person ka vdekur, si pasojë e lëndimeve të rënda, të cilave nuk ka arritur t’iu bëjë ballë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur për Sinjalin se bëhet fjalë për një 74-vjeçar, i cili ka humbur jetën pasi u rrokullis derisa po punonte me traktor në tokën e tij. Plagët që i pësoi ishin të rënda dhe fatkeqësisht vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, pasi viktima ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në lidhje me rastin, Sinjali mëson se njësitet policore kanë dalë ...
Komentet te E rëndë: Humb jetën një 74-vjeçar në Vushtrri, u rrokullis derisa po punonte me traktor Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kirurgu Enver Fekaj është përzgjedhur drejtor në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, ndonëse në testin me shkrim kishte dalë i dyti me më shumë se pesë pikë sesa kandidati i parë. Kjo u bë e ditur pasi Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shpallur rezultatet e konkursit për drejtor në tri njësi, Kirurgji Abdominale, Alergologji dhe Mjekësi Nukleare. Fekaj është përzgjedhur drejtor i ri në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale me 88.85 pikë, edhe pse doli i dyti në testin me shkrim me pesë pikë më pak sesa kandidati i parë. Kujtojmë se Fekaj është kirurgu që e bëri operacion ish-ministrin Rifat Latifi, ndonëse nuk ishte kujdestar në natën e intervenimit. Ai ...
Komentet te Kirurgu që e bëri operacion ish-ministrin Latifi zgjidhet drejtor në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale Janë të Mbyllura
Ministria e Ekonomisë ka publikuar të mërkurën një vegëz në të cilën ka thënë se qytetarët mund të shohin se sa është subvencionuar fatura e tyre e energjisë, qëkur shteti ka nisur ta subvencionojë rrymën. Sipas vendimit në fillim të vitit, Qeveria qe zotuar për subvencionim të pjesshëm të faturave, pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të tarifave. Në një njoftim të Ministrisë së Ekonomisë, bëhet e ditur se në periudhën shkurt-shtator sivjet subvencionimi nga Qeveria kap vlerën e mbi 50 milionë eurove. Sipas njoftimit, nga masa kanë përfituar mbi 530 mijë konsumatorë. Pos këtij subvencionimi, Qeveria ka dy muaj që ka njoftuar se do t’i ...
Komentet te Publikohet kalkulatori, këtu mund ta shikoni se sa ka subvencionuar Qeveria faturën tuaj të energjisë Janë të Mbyllura
I tha anëtar i partisë serbe, Jasharaj: I poshtri Elvis Hoxha u shpërblye si anëtar i kryesisë në VV
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka reaguar për emërimin e Elvis Hoxhës si anëtar i kryesisë në VV. Ai tha se “më i poshtri u shpërblye të jetë anëtar kryesie i partisë në pushtet”. Jasharaj tha se nga Hoxha kishte marrë sulmin më të rëndë, i cili i kushtoi me pasoja në shëndet. “Nuk paska fund poshtërsia e të pafytyrëveGjatë gjithë kohës së Qeverisë Kurti më kanë fyer e me kanë linçuar përkrahës të tij për të vetmen arsye se u mundova ta prezantoj në mënyrë të denjë zërin e anëtarësi së dhe kërkesat e tyre legjitime. Të pafytyrët nuk pushuan duke me sharë e fyer edhe për pamjen sepse ...
Komentet te I tha anëtar i partisë serbe, Jasharaj: I poshtri Elvis Hoxha u shpërblye si anëtar i kryesisë në VV Janë të Mbyllura
Zëvendëskryeministrja dhe minisrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla, është duke u hetuar nga prokuroria, për mosdeklarim të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK). Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj. “Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me kallëzimin penal kundër D.G., në drejtim të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, iu njoftojmë se rasti është në fazën e hetimeve” ka thënë Ulaj. Dyshohet që kryedimplomatja nuk i kishte deklaruar dy pozita – një në biznesin e saj në Gjermani dhe tjetrin në një OJQ në Kosovë – dhe as nuk ...
Komentet te Prokuroria nis hetimet ndaj Donika Gërvallës, dyshohet se e fshehu pasurinë Janë të Mbyllura
Valdete Osmani, nëna e vajzës së vrarë Marigona Osmani, në seancën gjyqësore mes lotësh ka deklaruar se fillimisht i kanë thënë se vajza e saj ka vdekur në aksident, duke mos i treguar për vrasjen. Nëna e të ndjerës tha se kur e ka shikuar kufomën e vajzës e ka parë se ia kishin thyer nofullën dhe dhëmbët. “Mua nuk më kanë kallxu që e kanë vra, më kanë thënë ka vdekë në aksident. Më kanë kallxu qat ditë që e kanë pru, kur e kam çel kufomën e kam pa krejt zi, çika e ka pas nofullën e thyer dhe dhëmbët”, është shprehur nëna e Marigonës. Ndërsa, në fillim ...
Komentet te Deklarata rrëqethëse e nënës së Marigonës: Nuk më treguan që ma vranë vajzën, më thanë ka vdekur në aksident Janë të Mbyllura
Përmes Kodit të ri Civil, ka shpresë të hapet rruga që të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë të drejtë të martohen me partneret/ët e tyre, pavarësisht gjinive që e përbëjnë çiftin. Ky projekt-kod ka nxitur debat të madh muaj më parë në Kuvend. E pas rreth shtatë muajve, kjo çështje do të kthehet sërish për votim në Kuvendin e Kosovës i cili pritet që gjatë kësaj jave të hidhet në votim. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për medie, tha se kësaj radhe shpreson që do të kalojë projekt-kodi, duke theksuar se Qeveria Kurti II angazhohet për të drejtat e njeriut. “Besoj që shumë shpejt e procedojmë në ...
Komentet te Martesa mes gjinisë së njëjtë/ Qeveria sjell dy versione për Kodin e ri Civil, opsion krijimi i një ligji të veçantë Janë të Mbyllura
Zënkat e familjes së gruas me dhëndrin, janë të shpeshta në vendin tonë. Madje shpesh herë ato nuk marrin fund, as atëherë kur çifti vendos të ndahet. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Podujevë, raporton Gazeta Sinjali. 37-vjeçari për motive ende të panjohura ka kërcënuar seriozisht ish dhëndrin e tij, të cilit i ka drejtuar armën e zjarrit. Sinjali mëson se i dyshuari përpos që kërcënoi me armë viktimën, e ka ndjekur atë me një mjet të fortë në dorë e më pas ia dëmtuar derën e shtëpisë. Përballë kësaj situate, 35-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, me ç’rast i dyshuari është arritur që të arrestohet. ...
Komentet te Llapjani e ndjek dhe kërcënon me armë ish dhëndrin e tij, përfundon në ndalim policor Janë të Mbyllura
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka thënë së në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është votuar draft strategjia kombëtare për menaxhimin e qenve endacak me ose pa pronar për periudhën kohore 2022-2028. Krasniqi pas mbledhjes së qeverisë në një konferencë për media ka treguar se MAPL me rekomandim të kryeministrit, Albin Kurti ka marr obligim hartimin e strategjisë kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar. “Është votuar draft strategjia kombëtare për menaxhimin e qenve endacak me ose pa pronar për periudhën kohore për vitin 2022 dhe 2028. MAPL me rekomandim të kryeministrit Kurti ka marr obligim hartimin e strategjisë kombëtare për menaxhimin ...
Komentet te Krasniqi: Miratohet strategjia kombëtare për menaxhimin e qenve endacakë Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zyrtarizuar aderimin e aktivistit shumëvjeçar të shoqërisë civile, Visar Azemi. Abdixhiku thotë se ardhja e Azemit në LDK është e sigurt. “Aktivisti shumëvjeçar i shoqërisë civile, Visar Azemi, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai i bashkohet ekipit tonë politik me një bagazh të jashtëzakonshëm vlerash e përvojash”. “Ardhja e Visarit në LDK për ne është vlerë. Ai bëhet pjesë e profesionistëve më të mirë të vendit që zgjedhin të lënë komfortin jetësor për angazhim vullnetar politik. Me profesionistë e njerëz të tillë, dhe të tjerë që do të na bashkohen në vijim, e ardhmja e LDK-së është ...
Komentet te LDK edhe me një risi, Abdixhiku zyrtarizon aderimin e radhës Janë të Mbyllura