Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka ironizuar me testimin e sotëm të unazës qendrore në kryeqytet. Si shkak i tollovisë së madhe të krijuar në kryeqytet Ahmeti ka shtruar pyetjen se mos kanë ardh me i ndërruar targat nga veriu i Kosovës. “Mos jon ardh me i ndërru targat krejt kerret nga veriu”, ka thënë Ahmeti. Testimi i sotëm ka shkaktuar bllokadë të madhe në mëngjes e tash pasdite, ku qytetarët kanë hedhur kritika të shumta ndaj kryetarit Përparim Rama. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ahmeti: Mos janë ardh me i ndërru targat krejt veturat nga Veriu Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sot pasdite do të deklarohen për çështjen e konvertimit të targave dhe ndalesën e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi në Beograd. Kështu u shpreh ai derisa është pyetur nga gazetarët, pas marshit tradicional në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. “Për çështje tjera, si çështja e targave dhe ndërmjetësimit ndërkombëtar në raportet me Serbinë do të flasim pasdite… Për të gjitha këto do të flasim në ndërtesën e qeverisë, ju lutem të shprehim respekt për gjitha ato gra e vajza që po luftojnë me kancerin e gjirit. Sot pasdite do të flasim për këto çështje”, ka shtuar Kurti. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dje është kthyer në ...
Komentet te Ndalesa e Bislimit e çështja e targave, Kurti: Pasdite do të flasim për këto çështje Janë të Mbyllura
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur në lidhje me ngjarjen e djeshme kur zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimit, iu ndalua shkuarja në Beograd, ku ishte dashur të merrte pjesë në dy konferenca, dje dhe sot. Në një bisedë në televizionin serb “Pink”, ai u përgjigj se nuk dinte asgjë për këtë, “as ku apo pse shkoi Bislimi”, ndërsa të njëjtin e quajti qytetar të Serbisë. “Bislimi është qytetar yni dhe unë nuk mund të merrem me këto çështje të brendshme, nuk jam më ministër i Punëve të Brendshme”, tha Daçiqi. “Ekziston një mekanizëm (për paralajmërimin e vizitave) pikërisht që të mos ketë probleme të tilla”, ...
Komentet te Provokon keq Daçiq, Bislimin e quan qytetar të Serbisë Janë të Mbyllura
Në Prishtinë sot po bëhet testimi i tretë i qarkores së brendshme, e që ka krijuar tollovi të mëdha në trafik. Ndërkohë kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është i pranishëm në përmbylljen e festivalit Manifesta Biennal. Klan Kosova raporton që Rama, duke iu adresuar drejtoreshës së këtij festivali, kishte thënë që “sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë”. Në njoftimin e komunës ishte thënë se testimi do të bëhet nga dita e premte deri të dielën. “Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve: – Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së ...
Komentet te Përparim Rama: Sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë Janë të Mbyllura
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet e shitjes së derivateve për 24 orët e fundit. Sipas vendimit të MINT-it çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.73 euro për litër, i benzinës me 1.40 euro dhe i gazit me 0.72 euro, pra nuk ka ndryshim me një ditë më parë. Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtes për 24 orë, njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Publikohet çmimorja e re e derivateve Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinimi kundër gripit sezonal ka arritur në Kosovë dhe nga e hëna do të fillohet vaksinimi i qytetarëve. “Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Gripi sezonal”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Vaksinimi kundër Gripit sezonal mund të bëhet çdo ditë pune në Njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë. Në anën tjetër, MSh ka kërkuar nga qytetarët që përveç vaksinimit kundër gripit sezonal të vaksinohet edhe kundër coronavirusit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Nga e hëna fillon vaksinimi kundër gripit sezonal Janë të Mbyllura
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka dalë kundër qëndrimit të kryeministrit, Albin Kurti për mos shtyrjen e afatit për targa. Ai ka kërkuar që të shtyhet deri më 31 dhjetor afati për ndërrimin e targave të serbëve të Kosovës në RKS. Sipas Abazit në parim Kosova ka të drejtë por që nuk duhet të rrezikohet siguria në veri dhe procesi i Berlinit. “Pozicioni jonë i sotëm për targa është i drejtë dhe në parim … më shumë sesa targat e serbëve na duhet lëvizja e lirë drejt Sarajevës. Propozoj që data për targat të bëhet 31 dhjetori në këtë formë ia pamundësojmë kujtdo që ta pengojnë procesin e Berlinit ...
Komentet te Abazi del kundër Kurtit: Të shtyhet afati i targave, po rrezikohet stabiliteti në veri Janë të Mbyllura
Çmimet e të gjitha produkteve, veçmas të atyre bazike ushqimore në Kosovë, këtyre ditëve janë totalisht anarkike, jashtë kontrollit dhe llupës së domosdoshme instititucionale. Dhe në këtë gjendje kaotike, çmimet kanë shpërthyer, janë ngritur pakuptueshëm në qiell dhe jashtë çdo logjike të tregut. Ç’është më keq, shpërthimi i çmimeve nuk po ndalet në republikën tonë. Sot, në marketet, supermarketet dhe magamarketet e shumta ku tregtohet djathi i bardhë i lopës “Drena”, një paketim 800 gramësh, çmimi i tij kishte arritur në 6,29 euro, ndërsa i njëjti djath, para dy-tre ditësh në të gjitha shitoret e ka pasur çmimin saktësisht 4,59 euro, ose në raste më të rralla edhe 4,55 euro. ...
Komentet te Sërish valë e re e shpërthimit të çmimeve në Kosovë Janë të Mbyllura
Sot ka filluar testimi i tretë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Prishtinës, në qarkore njëkahëshe për automjetet. Testimi do të vazhdojë deri të dielën. Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve: Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia. Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore Rruga “Ukshin Hoti” Rruga “Robert Doll” Komuna e Prishtinës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse ...
Komentet te Fillon testimi i shndërrimit të unazës qendrore në qarkore njëkahëshe në Prishtinë Janë të Mbyllura
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, raporton Gazeta Sinjali. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 7 gradë, ndërkaq ato maksimale ndërmjet 19 dhe 22 gradë Celsius. Sa i përket parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Edhe sot dita e mirë dhe me diell, temperaturat mbi 20 gradë Janë të Mbyllura