Reperi i njohur kosovar, Don Xhoni, brenda pak muajve ka përfunduar dy herë në Polici, si i dyshuar për posedim të paautorizuar të armëve. Hera e fundit ishte rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur ai u ndalua për kontroll në autostradë dhe në veturë iu gjet armë e municion. Policia e shoqëroi në stacion për intervistim dhe ndaj tij u iniciua rast. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se përveç armës, në bagazhin e veturës u gjetën edhe fishekë, teksa vetura BMW në të cilën ndodhej reperi ishte e vëllait të tij. Por kjo nuk është hera e parë që reperin Xhonatan Isufi, e zë sherri me Policinë, pikërisht ...
Komentet te Don Xhoni në telashe me ligjin: Hera e dytë që kapet nga Policia me armë në veturë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ministria e Punëve të Brendshme tha se që nga 1 shtatori, në veri të Kosovës janë regjistruar tri raste të djegies së veturave apo të pronës së qytetarëve që kanë konvertuar targat e tyre nga ato që lëshohen nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës. Në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë, zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, tha se Serbia dhe strukturat “ilegale” në veri, po tentojnë të frikësojnë qytetarët, që po i konvertojnë targat. “Propaganda e krerëve të shtetit serb, përfshirë presidentin e Serbisë, [Aleksandar] Vuçiq, dhe veprimet e strukturave ilegale ekstremiste e grupeve kriminale janë të koordinuara dhe në shërbim të njëra-tjetrës drejt qëllim të frikësimit ...
Komentet te MPB: Tri incidente në veri të lidhura me targat RKS Janë të Mbyllura
Ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher Hill, është shprehur i zhgënjyer dhe i shqetësuar, që institucionet e Kosovës nuk po e shtyjnë afatin e vendimit për targat. Hill ka thënë se kanë pasur kërkesa të vazhdueshme për ta shtyrë këtë vendim. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, vazhdimisht kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë periudhën e zbatimit të riregjistrimit të automjeteve. Jemi të zhgënjyer dhe të shqetësuar për refuzimin e Qeverisë së Kosovës për të pranuar kërkesat dhe këshillat e partnerëve të saj më të afërt ndërkombëtarë për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Christopher Hill. Amerika dhe BE-ja kanë ...
Komentet te Hill: Jemi të shqetësuar dhe zhgënjyer që Kurti nuk e shtyu afatin për targat Janë të Mbyllura
Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur sot në Lipjan, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin, zyrtari i Policisë për Informim, Agron Borovci. “Nga informatat e para bëhet e ditur se një veturë dhe një kamion janë përfshirë në aksident ndërkaq dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka deklaruar Borovci. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksident i rëndë mes një veture dhe kamioni në Lipjan, dy persona pësojnë lëndime trupore Janë të Mbyllura
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko tha në Kuvendin e Kosovës se kosovarët kishin kaluar nëpër gjenocid ashtu siç po kalojnë ukrainasit sot. Goncharenko tha se do të bëjë gjithçka çfarë mundet që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës. “Unë mendoj që kjo duhet të bëhet sa më parë”, tha ai. “Unë do të bëj çfarëdo që është në dorën time që t’ju ndihmoj në këtë”, shtoi Goncharenko. Sikur kosovarët më 1998-1999, Goncharenko tha se ukrainasit po luftojnë për pavarësinë e tyre. “Ne ndjehemi shumë të afërt me ju, sepse edhe kosovarët kanë kaluar nëpër gjenocid. Ukrainasit janë duke kaluar nëpër këtë tani. Kosovarët kanë luftuar për pavarësinë e tyre dhe ne ...
Komentet te Deputeti ukrainas në Kuvend: Ukraina duhet ta njohë Kosovën sa më parë, do të bëj gjithçka për këtë Janë të Mbyllura
Konjufca ofron ‘show’ pas përplasjes Musliu-Haxhiu: Pse s’pi ndani meritat, Albulenë kadal se msyshi
Në seancën e sotme plenare të Kuvendit ka pasur një polemikë mes deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton Gazeta Sinjali. E gjithë kjo është pasuar me të qeshurat që i shkaktoi kryeparlamentari, Glauk Konjufca, i cili i këshilloi t’i ndajnë meritat. Konjufca ‘kritikoi’ ministren Haxhiu se ka monopolizuar meritat. “Pse s’po i ndani pak meritat, do me i marrë do. Albulenë e monopolizove krejt edhe në opozitë ma të mirët edhe në Qeveri. Kadal se msyshi, nuk bën kështu”, tha kryetari i Kuvendit, fjali që u shoqërua me të qeshura nga deputetët. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Konjufca ofron ‘show’ pas përplasjes Musliu-Haxhiu: Pse s’pi ndani meritat, Albulenë kadal se msyshi Janë të Mbyllura
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka pasur kritika ndaj Qeverisë Kurti, teksa ishte duke folur për çështjen e tërheqjeve të mjeteve nga Trusti Pensional. Sipas tij, qeveria aktuale është qeveria më e dobët që Kosova e ka pasur ndonjëherë. Ligjvënësi opozitar shprehet se ekzekutivi nuk mundet t’i numërojë as tri punët që i ka bërë. “Tema e dytë që dua të ndërlidhem është me iniciativën e deputetit Haxhiu për Trustin. Nënshkrimet i keni në Kuvend, nënshkrimet e qytetarëve të Kosovës. Kërkesa vazhdon me qenë legjitime. Nuk ka asnjë trajtim, totalisht injorim për temat që i japin kuptim jetës”, tha ai në Kuvendin e Kosovës. “Për tema nacionale po jemi bashkë, kjo ...
Komentet te Trusti diskutohet në Kuvend, Tahiri – pushtetit: Nënshkrimet i keni, po e injoroni Janë të Mbyllura
Ish Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti, i cili në bazë të hulumtimit të kallxo.com, pretendohet se u përfshi në një aferë, duke i kërkuar një biznesmeni 150 mijë euro, përmes sekserëve, në mënyrë që të ndikonte në lëndët që biznesmeni i kishte në Gjykatë. Hulumtimi i kallxo, ka njxerrur disa audio dhe video në të cilat shihet tashmë avokati Haxhi Dërguti, teksa fliste me një biznesmen për 150 mijë euro, që pretendohet se i ka marrë Dërguti. Në lidhje me këtë rast, ende nuk ka ndonjë veprim konkret të Prokurorisë, derisa vet Dërguti, i ka thënë RTV Dukagjinit, se është në Gjermani, për disa kontrolla. “Jo se nuk ...
Komentet te Afera 150 mijë euroshe e ish Kryeprokurorit: Jam në Gjermani, i kam disa kontrolla Janë të Mbyllura
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është pajtuar me deklarimet e raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, se kosovarëve duhet t’u liberalizohen vizat dhe se pritja duhet të marrë fund. Rohde një gjë të tillë e ka shprehur në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’, ku ka mbështetur deklarimin e Von Cramon për liberalizimin e vizave për Kosovën. “Pajtohem totalisht”, thuhet në postimin e ambasadorit gjerman. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ambasadori gjerman pajtohet se kosovarët e meritojnë liberalizimin e vizave Janë të Mbyllura
Gabimi nr. 1: Burrat mendojnë se seksi nis në dhomën e gjumit Në fakt, eksitimi nuk ndodh kaq shpejt tek gruaja. Është një mbledhje ndjesish gjatë ditës: nëse e dëgjon, nëse i flet, nëse i kushton vëmendje dëshirave të saj; i kap dorën, e puth, e përqafon; pra, nëse e bën të ndihet e sigurt, është çelësi për të eksituar një grua. E thonë ekspertët. Gabimi nr. 2: Të mendosh se e di çfarë i pëlqen asaj Numri i grave që shtiren është po aq i madh sa 30 vite më parë. Nuk mund ta dish nëse po e shijon vërtet apo jo. Kështu që, në vend që të ndihesh ...
Komentet te Djema kujdes! Këto gabime s’ju lënë ta kënaqni partneren tuaj në shtrat Janë të Mbyllura