Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së kërkon që infermiereve t’iu revokohet licenca e punës

Shëndetësi
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka reaguar pas publikimit të videos ku shihet një infermiere teksa e rrah brutalisht një të moshuar në një spital privat në Pejë. Në komunikatën e tyre, thonë se secili infermier duhet sot të distancohet publikisht, sepse kjo që shihet në video nuk e përfaqëson profesionin e infermierit. “Ndërsa edhe ato të tjerat të cilat qeshnin edhe pse e kishin mundësinë që t’a ndalojnë abuzimin dhe sulmin ndaj qytetares së moshuar në video nuk i bëjnë nderë as vetes së tyre, e as profesionit të infermierit”. Tutje ata ftojnë publikisht Odën e Infermierëve të Kosovës që urgjentisht t’ia revokojë licencën e punës të dyshuarës, ...
Komentet te Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së kërkon që infermiereve t’iu revokohet licenca e punës Janë të Mbyllura

Sveçla kërkon të sillen para drejtësisë gjithë të përfshirët në sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj videos ku shihet një infermiere duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuarve në një Shtëpi të Pleqve në Pejës. Sipas tij, veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje. “Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë”. “Veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve ...
Komentet te Sveçla kërkon të sillen para drejtësisë gjithë të përfshirët në sulmin ndaj të moshuarës në Pejë Janë të Mbyllura

Vajza e të moshuarës tronditet nga rasti, është në gjendje të rëndë emocionale

Lajme
Vajza e së moshuarës që u rrah në Pejë shprehet e tronditur dhe e tmerruar për rastin. Vajza e të moshuarës është shprehur e tmerruar dhe në një gjendje jo të mirë emocionale. Telefonin e saj e ka kapur pas pak çasteve, bashkëshorti, i cili ka thënë se me të marrë informatën ka lajmëruar policinë në rajonin e Gjakovës. “E kam lajmëruar policinë e Gjakovës, siç duket e kanë arrestuar, të shohim tash kush është ajo pse është përdorur ajo dhunë”, ka thënë dhëndri i të moshuarës për TV Dukagjini. Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, ka konfirmuar se janë arrestuar dy të dyshuarat në lidhje me rastin e ...
Komentet te Vajza e të moshuarës tronditet nga rasti, është në gjendje të rëndë emocionale Janë të Mbyllura

Kjo është infermierja që dyshohet se rrahu brutalisht të moshuarën në Pejë

Lajme
Infermieria që dyshohet se rrahu brutalisht të moshuarën në shtëpinë e pleqve në Pejë është Aurona Pelaj nga fshati Novosellë i Pejës, e cila tashmë është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali. Policia në Pejë ka konfirmuar se dy punonjëset e shtëpisë së pleqve “Orenda” janë arrestuar në lidhje me rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë, e dyshuara që shihet duke sulmuar fizikisht dhe punëtorja kryesore e shtëpisë së pleqve. Pamjet që u shpërndanë sot në rrjetet sociale kanë tronditur vendin. Aty shihet se si një nga punonjëset e sulmon gruan e moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma. “Pak jam tu ja hi, qysh di me sill unë.. ...
Komentet te Kjo është infermierja që dyshohet se rrahu brutalisht të moshuarën në Pejë Janë të Mbyllura

E tmerrshme: Punëtoret e shtëpisë së të moshuarve e rrahin me shqelma e shuplaka një grua të moshuar (Video)

Lajme
Një rast i rëndë i dhunës fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë. Pamjet shokuese janë publikuar në Facebook Aty shihet se si një nga punonjëset e dhunon një grua të moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma. “Pak jam tu ja hi, qysh di me sill unë.. pak jam tu ja hi”, dëgjohet duke thënë punonjësja derisa ushtronte dhunë ndaj të moshuarës. Ndërsa momenti u xhirua nga disa punëtore tjera të këtij institucioni, dëgjohen me buzën në gaz duke thënë “raport për media”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E tmerrshme: Punëtoret e shtëpisë së të moshuarve e rrahin me shqelma e shuplaka një grua të moshuar (Video) Janë të Mbyllura

SHBA e quan kriminale djegien e veturave të serbëve në veri, rithekson kërkesën për shtyrje të afatit të targave

Lajme
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dënuar ashpër djegien apo shkatërrimin e pronës së qytetarëve serbë të cilët po synojnë të marrin targat e veturave RKS sipas ligjeve të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hovenier ka thënë se SHBA këto veprime i konsideron frikacake dhe kriminale. “SHBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, ka deklaruar ai në ‘Twitter’. Tutje, ai ka ritheksuar kërkesën e SHBA-së ndaj Qeverisë Kurti që të zgjasë ...
Komentet te SHBA e quan kriminale djegien e veturave të serbëve në veri, rithekson kërkesën për shtyrje të afatit të targave Janë të Mbyllura

Edhe një serbi që i pranoi tabelat RKS, i digjet vetura në Zubin Potok

Lajme
Edhe një qytetarit serb i është djegur vetura në Zubin Potok. E kjo për shkak të riregjistrimit të veturës në RKS. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media. “Policia e Kosovës, me datën 02.11.2022, në orën 03.34 (pas mesnate) përmes linjës telefonike ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një veture të tipit Hyndai me targa RKS, pronë e viktimës mashkull kosovar i komunitetit serb, nga komuna e Zubin Potokut”, thuhet në njoftim. “Njësitet relevante policore nga stacioni policor Zubin Potok, i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore si dhe kanë njoftuar ekipin e ...
Komentet te Edhe një serbi që i pranoi tabelat RKS, i digjet vetura në Zubin Potok Janë të Mbyllura

“Plaçkë, plaçkë”/ Grabitet i riu në Prishtinë, dy persona të maskuar ia marrin nga dora iPhone-n

Lajme
Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë, raporton Gazeta Sinjali. Me një grabitje është përballur edhe një 18-vjeçar mbrëmjen e së hënës te rruga ‘B’ në Prishtinë. Sinjali mëson se derisa po ecte rrugës, dy persona të maskuar i kanë dalë në pritë duke e paralajmëruar se do e plaçkitin e më pas i kanë marrë nga dora telefonin e tij të markës iPhone. Me të kryer ...
Komentet te “Plaçkë, plaçkë”/ Grabitet i riu në Prishtinë, dy persona të maskuar ia marrin nga dora iPhone-n Janë të Mbyllura

Mësohet kur hidhet në votim Projektligji për Trustin

Lajme
Projektligji për Trustin pritet që në fund të muajit nëntor të hidhet për votim në Kuvendin e Kosovës, meqë i njëjti pak ditë më parë u është shpërndarë deputetëve. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e ka cilësuar domosdoshmëri tërheqjen e këtyre mjeteve financiare, për shkak të krizës ekonomike në vend. Derisa, po për tërheqjen e këtyre mjeteve një grup qytetarësh të shtunën e 5 nëntorit do të organizojnë protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës. Fundi i muajit nëntor do të rikthejë diskutimet e të zgjedhurve të popullit për tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti. Deputetët e Kuvendit sërish do të kenë mundësi të votojnë pro ose ...
Komentet te Mësohet kur hidhet në votim Projektligji për Trustin Janë të Mbyllura

Avokati i Haradinajt: Procesi ndaj Thaçit dhe Veselit mund të zgjasë 3-4 vite

Lajme
Avokati i Haradinajt, Toby Cadman tha se ai shpreson në uljen e dënimit prej 4.5 vjetësh ndaj klientit të tij. Duke folur për të pandehurit e tjerë që po gjykohen në Hagë, Cadman thotë se për shkak të aktakuzave dhe numrit të madh të dëshmitarëve, disa procese, si ato ndaj ish udhëheqësve të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, mund të zgjasin 3 apo 4 vjet. “Shumë prej tyre në fakt po ndiqen më gjatë se dy vjet. Disa prej tyre janë hetuar me vite të tëra para se të jenë dërguar në Hagë dhe të akuzohen. Nasim Haradinaj, të cilin e mbroj unë, është dënuar gjatë këtij viti. Seancat ...
Komentet te Avokati i Haradinajt: Procesi ndaj Thaçit dhe Veselit mund të zgjasë 3-4 vite Janë të Mbyllura