Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë detaje nga takimi që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku tha se u diskutua për marrëveshjen Kosovë-Serbi, se çfarë përmban ai draft. Haradinaj tha se ky draft është i ndarë në disa kapituj që janë marrë prej kartës së OKB-së. Ai thotë se këta kapituj i rregullojnë marrëdhëniet mes shteteve. “Si ka ardh deri te dokumenti, nuk shkruhet një dokument në të terun, por dëgjohen palët, diskutohet, ka plotë diskutime. Pra në një pjesë të këtyre diskutimeve kam marrë pjesë, kam qenë në tavolina ku është diskutu për shumëçka. Ajo çka është një ndryshim është emri i marrëveshjes, tash munet me ...
Komentet te Haradinaj zbulon detaje nga drafti i marrëveshjes Kosovë- Serbi: Kapitujt janë marrë nga karta e OKB-së Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali. Mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Begaj të Vushtrrisë, banorët janë shqetësuar nga disa të shtëna që u dëgjuan e nuk dihet se prej nga erdhën. Sinjali mëson se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës që u përdor në rast. Mirëpo momentalisht nuk ka ende persona të dyshuar. Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’. ...
Komentet te Persona të panjohur gjuajnë me armë zjarri në Vushtrri, Policia gjen tri gëzhoja në vendngjarje Janë të Mbyllura
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka reaguar pasi mediat serbe raportuan se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka urdhëruar ushtrinë e tij që t’i lëshojë disa avionë luftarakë për t’i shkatërruar “dronët e armikut”, të cilët thonë se vëzhguan pozicionet e ushtrisë serbe, e cila sot u urdhërua të vendoset në gjendje gatishmërie. Mehaj tha se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta, dhe se kjo është vetëm pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës. “Në lidhje me deklarimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për gjoja lëvizjen e dronëve të panjohur nga territori i Republikës së Kosovës mbi vendbanimin e ...
Komentet te Mehaj: Vuçiq po kërkon destabilizimin e Kosovës, dronët pretekst që ta rris numrin e trupave në kufi me Kosovën Janë të Mbyllura
Valdeti dhe Valdrina ishin çifti më i komentuar i rrjeteve sociale këto ditë. Kriza e tyre në raport personal, u ndoq hap pas hapi nga të gjitha mediat dhe një pjesë e madhe e publikut. Por ata u pajtuan! Në të parën intervistë pasi e tejkaluan krizën, ata rrëfyen gjithçka, nga momenti si ndodhi krisja deri tek pajtimi. E një pyetje, e shokoi Valdrinën. Ajo ngeli pa fjalë kur u pyet mbi një shtatzëni të mundshme. Ata po bëhen prindër për herë të parë dhe këtë e ndanë në Instagram. “Nje kapitull e re te jetes tone do ja filloj mas 10 vite me ty ne anen tem pja nis ...
Komentet te Pas ribashkimit, Valdeti dhe Valdrina japin lajmin se po bëhen prindër Janë të Mbyllura
Telekomi i Kosovës, njofton se ka shënuar një fitore të plotë në Tribunalin e Arbitrazhit i cili rrëzoi pretendimet milionëshe ndaj Telekomit. “Telekomi i Kosovës shpreson se po zhveshet modeli i projektuar për zhvatjen qindra milionëshe ndaj tij”, thuhet në njoftimin e TK-së. Më tej në njoftim theksohet se pas një beteje të gjatë ligjore katërvjeçare, sot Telekomi i Kosovës Sh.A. ka pranuar vendimin përfundimtar nga Tribunali i Arbitrazhit, përmes të cilit ka shënuar një fitore të plotë, duke refuzuar në tërësi kërkesat e palës paditëse. “Me vendimin e Arbitrazhit është refuzuar në tërësi padia e paditësit – një kompanie nga fusha e IPTV, në vlerën prej mbi 10 milionë ...
Komentet te Telekomi i Kosovës fiton kontestin 10 milionësh në Tribunalin e Arbitrazhit Janë të Mbyllura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën rajonale Mitrovicë – Podujevë, saktësisht në fshatin Rekë, ku si pasojë ka humbur jetën një 67-vjeçar. Rastin e ka konfirmuar për Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka humbur jetën shoferi i motoçikletës. “Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë përkatësisht në fshatin Rekë të Mitrovicës.Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të ...
Komentet te Aksident me fatalitet në Mitrovicë, humb jetën ngasësi i motoçikletës Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Britani i shoqëruar nga ambasadori Ilir Kapiti është takuar me deputetët e Grupeve Parlamentare atje. Sipas ZKM-së, Kurti deputetët britanikë i ka njoftuar “për të arriturat në Kosovë, sundimin e ligjit, ngritjen ekonomike, dhe çështje tjera aktuale në Kosovë dhe rajon”. Në këtë komunikatë thuhet se “Kryeministrit Kurti gjatë takimit iu premtua përkrahja e plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare”. “Ai iu falënderua përfaqësuesve britanikë për kontributin për Kosovën. Gjatë bashkëbisedimit në veçanti u theksua vazhdimi dhe thellimi i miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kryeministrit ...
Komentet te Kurti takohet me deputetët britanikë, i premtohet mbështetje Kosovës në KiE e NATO Janë të Mbyllura
Një ngjarje jo e zakonshme i ndodhi në një sallon ondulimi deputetes së Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku. Edhe pse kishte shkuar në parukeri siç bën rëndom, Kollqaku u ballafaqua me komentin nga parukierja. Kjo e fundit e lavdëroi Kurtin, duke thënë se tash gjumin e bën rehat, pasi nuk frikësohet se mund të nënshkruhet marrëveshje e dëmshme. “Unë fle rahat, sepse nuk kam frikë që kur të zgjohem do të kuptoj se Kryeministri ynë ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të dëmshme për vendin”. U befasova për të mirë, kur e dëgjova këtë nga një parukiere në sallonin që e frekuentoj”, ka shkruar deputetja e Vetëvendosjes. “Vetëdija qytetare fatmirësisht është shumë më e lartë, në raport ...
Komentet te Frizerja e deputetes së VV-së ‘fle rehat me Kurtin si kryeministër’, Mulhaxha: Vetëdija qytetare është shumë më e lartë Janë të Mbyllura
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka miratuar me shumicë votash vazhdimin e masave emergjente në energji edhe për 30 ditë. Ndërkohë me propozim të shefes së deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila që njëherësh është anëtare e Komisionit, aty u votua me shumicë votash që këto masa emergjente të shqyrtohen me 8 nëntor në seancë plenare në orën 10:30, vetëm 30 minua para një seance tjetër të paraparë më herët. Po ashtu Komisioni parlamentar për Ekonomi, ka miratuar me votat e mazhorancës të martën Projektligjin me amendamente për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Ky projektligj për vendosjen e çmimeve ...
Komentet te Komisioni merr vendim për masat emergjente më energji Janë të Mbyllura
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli nuk e ka përjashtuar mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike pas rënies së temperaturave. Ajo këto deklarata i ka bërë në Komisionin parlamentar për Ekonomi. Sipas Rizvanollit, si rrjedhojë e motit të mirë në këtë kohë dhe uljes së kërkesës për energji elektrike, çmimi i rrymës në tregjet ndërkombëtare ka shënuar rënie dukshëm. Megjithatë, Rizvanolli tha se nuk përjashtohet mundësia e rritjes së çmimeve sërish me ftohjen e motit gjatë dimrit. Për këtë, Rizvanolli ka arsyetuar propozim-vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji elektrike edhe për 30 ditë, për çka kërkoi nga Komisioni miratimin e këtij propozimi. Me ...
Komentet te Rizvanolli: Nuk përjashtohet rritja e çmimit të energjisë pas uljes së temperaturave Janë të Mbyllura