Ish-menaxherja e qendrës për të moshuarit “Orenda”, Viola Sahatçiu ka reaguar pas rastit skandaloz ku është përfshirë kjo qendër. Ajo ka thënë se incidenti i sotshëm, ku një e moshuar sulmohet fizikisht nga një infermiere, mund të jetë një reflektim i vogël i parregullsive të mëdha që ndodhin aty. Sahatçiu ka shkruar se kishte dhënë dorëheqje nga kjo qendër për shkak të parregullsive tre muaj pas marrjes së detyrës. “(Kjo qendër) u hap për të gjitha arsyet përpos kujdesit ndaj të moshuarve. Pa rregullsi, jo profesionalizëm, pakujdesi dhe kërcënime ndodhën në atë qendër sa isha unë menaxhere, arsye kjo pse japa dorëheqje pas 3 muajve”, u shpreh ...
Komentet te Ish-menaxherja e qendrës “Orenda”: Dhashë dorëheqje nga aty pas tre muajve Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se ka një mobilizim të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe, por beson se nuk do të ketë ndërhyrje në veri të vendit. Sveçla ka theksuar se nëse diçka e tillë ndodh, Kosova ka institucionet e saj që janë të gatshme të mbrojnë sovranitetin dhe t’i dalin zot vendit. “Retorika nacionaliste serbe, në raport edhe me Kosovën, nuk ka ndryshuar nga vitet 80′ dhe 90′, ka një intensifikim të saj kohët e fundit. Një retorikë helmuese, me të cilën Vuçiq mundohet të arsyetojë veprimet e saj dhe të tërheqë vëmendjen e popullatës së Serbisë nga problemet e tyre. Ka mobilizim të ...
Komentet te Sveçla: Nëse ushtria serbe hyn në Kosovë, kemi kapacitete t’i dalim zot vendit Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi të moshuarve në Pejë. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht. Zhaneta Nura e cila është e bija e të moshuarës që është keqtrajtuar, në një rrëfim për RTV Dukagjinin ka thënë se është tronditur rëndë nga ngjarja në qendrën e të moshuarve. “Nuk kam fjalë për ta përshkruar dhimbjen, pas rastit që ka ndodhur. Unë para disa ditëve kamë parë shenja dhune, por as që më ka shkuar në mendje se ...
Komentet te Flet bija e të moshuares që u keqtrajtua në qendrën e të moshuarve: Kam parë shenja, por nuk kam besuar se mund të ndodh diçka e tillë Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e bashkëshortit të njërës nga infermieret e arrestuara për rastin e rrahjes së një gruaje të moshuar në Shtëpinë e Pleqve ‘Orenda’ në Pejë, raporton Gazeta Sinjali. Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, tha se burri i infermieres është ende duke u intervistuar nën dyshimin për veprën penale “Kanosje” ndaj pronari të qendrës, teksa veprimet tjera do të merren në konsultim me prokurorin e shtetit. Ndryshe, pamjet që u shpërndanë sot në rrjetet sociale kanë tronditur vendin. Aty shihet se si një nga punonjëset e sulmon gruan e moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma. “Pak jam tu ja hi, qysh ...
Komentet te Burri i njërës nga infermieret e dyshuara në Pejë po intervistohet nga hetuesit, flasin nga Policia Janë të Mbyllura
Ky është rrëfimi i Pelajt në Polici: Ajo më sulmoi e para, duhej të isha dominante – e paralajmërova
Pamjet e rrahjes së të moshuarës në qendrën për përkujdesjen e të moshuarve “Orenda” në Pejë kanë tronditur vendin. Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dyshohet se e sulmuan gruan e moshuar brutalisht, teksa Remize Kuqi incizoi pamjet. Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë suspenduar, bashkë me një punëtore tjetër. Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht detaje nga dëshmia e të dyshuarës kryesore, Aurora Pelajt, e cila është shprehur e penduar, duke u arsyetuar se viktimën e sulmoi në vetëmbrojtje. Publikimin e videos ajo e konsideron si të qëllimshëm, për shkak se dje e ka lënë punën në këtë qendër. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur ...
Komentet te Ky është rrëfimi i Pelajt në Polici: Ajo më sulmoi e para, duhej të isha dominante – e paralajmërova Janë të Mbyllura
E moshuara e cila u rrah në qendrën “Orenda” në Pejë, është larguar prej aty. Familjarët e kanë marrë atë, ndërsa T7 sjell pamjet e momentit të largimit të saj nga shtëpia ku u rrah nga punonjëset që është dashur të përkujdeseshin për të. Nënën për te vetura e ka përcjellë vajza e saj. Ajo, sipas dhëndrit të të moshuarës, ishte në gjendje të rëndë pasi pa pamjet shqetësuese të nënës, teksa mbi të ushtronin dhunë punonjëset e kësaj qendre./Express ...
Komentet te Pamje nga largimi i të moshuarës nga shtëpia e dhunës, vajza e përcjell deri te vetura (video) Janë të Mbyllura
Pamje të tmerrshme janë publikuar sot në rrjetet sociale, ku shihet se si një e moshuar sulmohet brutalisht nga dy infermiere. Numri i të arrestuarve për këtë rast ka shkuar në 3 dhe të dyshuarat janë ndaluar për 48 orë, raporton Sinjali. Në një lidhje direkte në Frontal, gazetarja tha se ka mundur të fliste pak me të moshuarën, për të cilën tha se po qëndron ende në qendrën “Orenda”. “Ajo ishte duke qarë dhe nuk mund të fliste më shumë”, tha gazetarja. Ajo tregoi se familjarët e saj ishin në gjendje të rëndë, po ashtu./Sinjali ...
Komentet te “Ishte duke qarë, familjarët duan ta marrin”, e moshuara ende në qendrën ku u rrah Janë të Mbyllura
Kaltrinë Zeneli, aktorja që e publikoi videon ku shihet një grua e moshuar teksa rrihet nga disa punonjëse të qendrës për përkujdesjen e të moshuarve, “Orenda” në Pejë, foli për prapaskenat e publikimit të pamjeve që shqetësuan qytetarët pasditen e sotme. Aktorja tha se videon ia ka dërguar një person që nuk ka dashur të bëhet publik, ndërsa tha se edhe vet është tmerruar nga pamjet. “U shtanga për një moment… Fillova me shkru, nuk disha as çka me shkru”, tha ajo. Kaltrina thotë se ndihet mirë që kjo “për pak orë u bë kaq e madhe dhe organet reaguan shpejt”. “Hala jam tu u dridhë. Nuk po di as ...
Komentet te “Hala jam t’u u dridhë”, flet aktorja që e publikoi videon e rrahjes së të moshuarës Janë të Mbyllura
Anton Rasaj, pronar i Qendrës për të Moshuar në Pejë “Orenda”, ka folur ekskluzivisht për gazetën Nacionale në lidhje me rrahjen e të moshuarës nga disa inferemiere. Rasaj i cili jeton në Zvicër, ka shprehur për gazetën Nacionale dëshpërimin e tij për ngjarjen e ndodhur. “Kuku për neve, çka ko me bo. Në Kosovë vëlla jo, jo në Kosovë, por këto mund të ndodhin gjithkah,” deklaroi Rasaj për Nacionalen. Rasaj ka bërë të ditur se aktualisht është me hetuesit dhe avokatët. Ai ka theksuar se punëtoret janë përjashtuar menjëherë nga puna, dhe ato janë në Stacionin e Policisë. “Në ora 7 do të kemi deklaratë. Tani jemi me hetuesi e ...
Komentet te “Kuku për neve”: Pronari i qendrës ku u rrah e moshuara nga infermierja flet për Nacionalen Janë të Mbyllura
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri është deklaruar për rastin e rrahjes së të moshuarës në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë. Në reagimin e tij, kryetari Muhaxheri tha se Komuna e Pejës nuk menaxhon me institucionin në fjalë. Teksa fton inspektoratin e shëndetësisë dhe organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast. Reagimi i tij i plotë: Express ...
Komentet te Çfarë thotë kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri për rrahjen e të moshuarës Janë të Mbyllura