Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

E rëndë/ Qytetari publikon foto të vajzës së tij 5-ditëshe në QKUK: U la në inkubator pa ngrohje (Foto)

Lajme
Qytetari Përparim Klinaku është shprehur i mllefosur për një rast të rëndë që i ka ndodhur. Ai thotë se vajza e tij pesëditëshe ka qëndruar në inkubator për dy orë pa ngrohje. Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të neglizhencës së stafit përgjegjës. “Kjo foshnje qe shihni ne kete fotografi eshte vajza ime(5 diteshe), e cila, sot ne QKUK-repartin e neonatologjise, gati dy ore ka qendruar ne kete inkubator pa nxemje, per shkak te neglizhences se stafit pergjegjes!!!”, ka shkruar ai në Facebook. Postimi i plotë: Deri kur duhet me prite qe punetoret qe paguhen nga taksat tona t’i dalin zot punes se tyre?! Apo duhet te ndodhe tragjedia ...
Komentet te E rëndë/ Qytetari publikon foto të vajzës së tij 5-ditëshe në QKUK: U la në inkubator pa ngrohje (Foto) Janë të Mbyllura

Ministri serb i Mbrojtjes: Do të përgjigjemi në mënyrë adekuate nëse përshkallëzohet situata për targat

Lajme
Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka deklaruar se Serbia është e gatshme të përgjigjet në çdo përshkallëzim të situatës pas aplikimit të masës së paralajmërimit nga Qeveria e Kosovëzs për ata që nuk i kanë zëvendësuar ende tabelat në RKS. Vuçeviq tha se si ministër i Mbrojtjes nuk ka të drejtë të frikësohet nga situata në Kosovë, por se është i shqetësuar për një përshkallëzim të mundshëm. “Vijat tona të kuqe janë: nuk ka Stuhi, Vetëtimë, jo 2004. Nëse ndodh një pogrom i serbëve, Serbia do të përgjigjet në mënyrë adekuate”, tha ministri i ri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq në një paraqitje televizive. Ai tha se Serbia ka një ...
Komentet te Ministri serb i Mbrojtjes: Do të përgjigjemi në mënyrë adekuate nëse përshkallëzohet situata për targat Janë të Mbyllura

E rëndë: Vetura godet për vdekje këmbësorin në Ferizaj

Lajme
Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj, ku një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Talinovc. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, i cili ka njoftuar se viktima është i moshës 64-vjeçare, vdekja e të cilit është konstatuar nga mjeku kujdestar. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë. “Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ku për pasojë lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, të cilin për ndihmë mjekësore me autoambulancë dërgohet në Emergjente në Ferizajt. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima/këmbësori ka ndërruar ...
Komentet te E rëndë: Vetura godet për vdekje këmbësorin në Ferizaj Janë të Mbyllura

Kjo është serbja e parë që u qortua nga Policia e Kosovës, thotë se s’planifikon ta riregjistrojë veturën (Video)

Lajme
Policia e Kosovës raportohet të ketë dhënë mbrëmë pas mesnate qortimin e parë për një qytetare serbe në veri të vendit. Siç është raportuar ky fletëqortim është lëshuar në vendkalimin kufitar në Jarinje, pak minuta pas përfundimit të afatit dhe hyrjes në fuqi të fazës së parë të vendimit për riregjstrim të automjeteve. “Kosovo-online” raportoi se një veturë e regjistruar me targa “KM”, e cila drejtohej nga një femër tashmë ka marrë një fletëqortim. Me këtë rast, kjo qytetare serbe deklaroi shkurt se nuk ka pasur shqetësime në vendkalimin në Jarinje dhe se punonjësit e policisë i kanë dorëzuar një fletë me udhëzime për ri-regjistrim. Pavarësisht kësaj, ajo shtoi se ...
Komentet te Kjo është serbja e parë që u qortua nga Policia e Kosovës, thotë se s’planifikon ta riregjistrojë veturën (Video) Janë të Mbyllura

Molliqaj: Kurti po e mban ëndrrën e serbëve të Kosovës se do të bashkohen me Serbinë

Lajme
Dardan Molliqaj ka renditur arsyet pse është kundër marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se njëra prej arsyeve që po kundërshton është edhe ajo që kryeministri Kurti përmes Asociacionit, po e vazhdon ta mbajë ëndrrën e serbëve të Kosovës se një ditë do të bashkohen me Serbinë. “Unë edhe atëherë kam qenë kundër edhe tash jam. Për dy arsye të mëdha, e para që Kurti vazhdon ta mbajë andrrën e serbëve të Kosovës që një ditë kanë me u bashku me Serbinë. Asociacioni e shton edhe e rrit shpresën e dyanshme. Na e kemi thënë se ka një rrugëdalje prej kësaj pune, nëse merresh vesh ...
Komentet te Molliqaj: Kurti po e mban ëndrrën e serbëve të Kosovës se do të bashkohen me Serbinë Janë të Mbyllura

Qeveria ua jep pagat dhe 50 euro shtesë mësimdhënësve, nuk ua llogarit muajin shtator

Lajme
Ndryshe nga muaji i kaluar që mësimdhënësit kanë pasur vonesa për marrjen e pagës, pasi qeveria hezitoi t’i ekzekutoi për shkak të grevës, këtë muaj nuk ka pasur problem të ngjashëm. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se mësimdhënësve u kanë dalë pagat e muajit tetor, e bashkë me to edhe shtesat prej 50 euro. Jasharaj ka thënë, se 50 eurot shtesë të qeverisë janë për muajin tetor, ndërsa ka thënë, se ai po shpresonte që ekzekutivi t’ua jepte shtesën e njëjtë edhe për muajin shtator. “Unë kam komunikuar me disa nga kryetarët e nivelit komunal, të cilët e konfirmuan se janë ekzekutuar pagat e muajit tetor për mësimdhënësit ...
Komentet te Qeveria ua jep pagat dhe 50 euro shtesë mësimdhënësve, nuk ua llogarit muajin shtator Janë të Mbyllura

Shtesat për punonjësit publik, ministri Murati jep një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka ekzekutuar sot pagat e muajit tetor për punonjësit e sektorit publik, por jo edhe shtesat prej 50 euro në muaj në kuadër pakos për përballje me inflacionin. As me pagat e shtatorit nuk ishin ekzekutuar shtesat prej 50 eurosh, por ishte thënë se kjo do të ndahet me pagën e tetorit. Sidoqoftë, ministri i financave, Hekuran Murati ka reaguar në lidhje me këtë, duke theksuar se sot është paguar shtesa për muajin tetor, kurse nesër do të ekzekutohet shtesa retroaktive që i përket muajit shtator. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Murati ka shkruar se përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që ...
Komentet te Shtesat për punonjësit publik, ministri Murati jep një njoftim të rëndësishëm Janë të Mbyllura

Në shkollat e Prishtinës nesër fillojnë vizitat shëndetësore për nxënësit

Lajme
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga nesër në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë së Shëndetësisë do të fillojnë vizitat sistematike për nxënësit në të gjitha shkollat fillore të kryeqytetit. Në njoftimin e lëshuar thuhet se këto vizita realizohen nga stafi i kujdesit parësor shëndetësor dhe organizohen në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe kanë si synim kontrollin shëndetësor të të gjithë nxënësve në shkolla, parandalimin e sëmundjeve, promovimin e shëndetit dhe edukimin shëndetësor. “Vizitave sistematike i u nënshtrohen të gjithë nxënësit nga klasa e parë, pestë dhe klasa e nëntë. Kjo mundëson krahasimin me rezultate konkrete dhe të matshme për shëndetin e të gjithë nxënësve dhe masave konkrete ...
Komentet te Në shkollat e Prishtinës nesër fillojnë vizitat shëndetësore për nxënësit Janë të Mbyllura

Gjykata merr këtë vendim ndaj burrit nga Prizreni që u kap në biseda me të mitura

Lajme
Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit Avni Buqaj, për ngacmim seksual dhe ofrimi i materialeve pornografike personave nën moshën 16 vjeçare, mëson Sinjali. Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj. Ai më tej tregoi se gjyqtarja e procedurës paraprake me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ka marr parasysh peshën e rëndë të veprave penale për të cilat dyshohet i pandehuri. Sipas gjyqtares me lënien në liri i njëjti mund të arratiset me qëllim të ikjes nga përgjegjësia penale dhe ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale. Gazeta Sinjali ka raportuar sesi një burrë ...
Komentet te Gjykata merr këtë vendim ndaj burrit nga Prizreni që u kap në biseda me të mitura Janë të Mbyllura

Zgjedhet zv/kryeprokurori i ri i Shtetit, ky është emri i tij

Lajme
Prokurori Agron Qalaj është zgjedhur zëvendës Kryeprokuror i Shtetit në vend të prokurores dhe ish-anëtares së Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Sevdije Morina. Se Qalaj është caktuar në pozitën e zëvendës Kryeprorkurorit të Shtetit, tashmë figuron edhe në ueb-faqen zyrtare të KPK-së. Këtë pozitë për më shumë se 7 vite e ka mbajtur prokurorja Sevdije Morina. Prokurorja Morina, ishte caktuar në pozitën e zëvendës Kryeprokurores së Shtetit më 2 shkurt 2015, me vendim të ish- kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi. Tashmë e njëjta ushtron vetëm detyrën e prokurores në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Zgjedhet zv/kryeprokurori i ri i Shtetit, ky është emri i tij Janë të Mbyllura