Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Reagon Lista Serbe, Rakiq propozon largimin e serbëve nga të gjitha institucionet e Kosovës

Lajme
Pas suspendimit të drejtorit të Policisë në Veri, Nenad Gjuriq, kanë nisur reagimet nga Beogradi. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar largimin e serbëve nga të gjitha institucionet e Kosovës. Rakiq ka bërë të ditur se të shtunën do të ketë një takim me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve në Veri. “Të shtunën do të kemi një takim urgjent me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve në veri të Kosovës, dhe do të propozoj që të gjithë serbët të largohen nga institucionet, duke nisur nga unë personalisht”, tha ai. “Duke pasur parasysh vendimin e fundit të turpshëm, të paligjshëm dhe antiserb të Prishtinës, me të cilin është suspenduar drejtori ...
Komentet te Reagon Lista Serbe, Rakiq propozon largimin e serbëve nga të gjitha institucionet e Kosovës Janë të Mbyllura

Ekskluzive: Suspendohet drejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut

Lajme
Drejtori i Policisë Rajonale në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq, është suspenduar nga detyra, mëson ekskluzivisht Sinjali. Gjuriq dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë, Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi sot për rekomandimin për suspendimin e tij, duke thënë se krahas hetimit penal do të shikohet edhe përgjegjësia administrative. Gjuriq gjatë ditës së djeshme njoftoi se Policia në veri të vendit do të bojkotojë vendimin e Qeverisë për lëshimin e fletëve qortuese për shoferët me targa me akronime si: ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’ apo ’ĐA’. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ekskluzive: Suspendohet drejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut Janë të Mbyllura

Kurti: Nuk mund të ketë shtyrje të vendimit për targat, s’dëshirojmë kompromis për zbatim të ligjit

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Samitit në Berlin, është deklaruar për media, ku ka folur për çështjen e targave. Ai ka deklaruar se nuk mund të ketë shtyrje të vendimit për çështjen e targave, ashtu siç është kërkuar nga ndërkombëtarët. “Shtyrja 10 mujore nuk mund të jetë shtyrje, mund të jetë 3 jave 1 muaj, nuk kemi bërë shtyrje sepse jemi në të drejtën tonë, kemi shprehur mirëkuptimin për brengat amerikane. Dëshirojmë që të mos bëjmë kompromis sa i përket zbatimit të ligjit të drejtë dhe cenojmë paqen dhe sigurinë dhe këtë e kemi bërë me vendimin e marrë”, ka thënë Kurti. Sipas tij, është bërë një qasje e ...
Komentet te Kurti: Nuk mund të ketë shtyrje të vendimit për targat, s’dëshirojmë kompromis për zbatim të ligjit Janë të Mbyllura

Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë merr jehonë në botë, Daily Mail publikon pamjet

Lajme
Skandali me infermieren, Aurona Pelaj, që dhunoi të moshuarën në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. “Ky është momenti shokues kur e moshuara rrihet nga infermierja në një azil në Kosovë. Punonjësja e shtëpisë së pleqve ‘Orenda’ në Pejë, mban duart e të moshuarës dhe e godet me shuplakë disa herë. Shihen dy gra tjera në video dhe një tjetër duke filmuar, që dëgjohet duke qeshur me zë ndërsa koleget e saj sulmojnë të moshuarën”, shkruan prestigjiozja britanike, Daily Mail. Mbarë opinioni publik në Kosovë dhe Shqipëri është tronditur nga dhuna që punonjësja Aurona Pelaj ka ushtruar ndaj të moshuarës Pejë. Punonjësja shihet duke goditur ...
Komentet te Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë merr jehonë në botë, Daily Mail publikon pamjet Janë të Mbyllura

Clark, Walker, Kouchner e të tjerët, zbulohen emrat që priten të dëshmojnë pro Thaçit në Hagë

Lajme
Tetë diplomatë eminentë ndërkombëtarë, me kërkesë të mbrojtjes së Hashim Thaçit, pritet të japin dëshminë e tyre në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës. Në gjyqin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-presidentit Thaçi janë ftuar të dëshmojnë ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ish-administratori i parë në Kosovë, diplomati francez Bernard Kouchner dhe gjashtë të tjerë. Në një shkresë dorëzuar pranë Dhomave të Specializuara, mbrojtja e Thaçit i ka bërë të ditur emrat e tetë diplomatëve të ftuar për të dëshmuar në proces. Përpos Clark dhe Kouchner, tetë emrat e dëshmitarëve të propozuar përfshijnë edhe: Steve Bennett, Jock Covey, Michael Durkee, Daan Everts dhe William Walker. Steve Bennett është ...
Komentet te Clark, Walker, Kouchner e të tjerët, zbulohen emrat që priten të dëshmojnë pro Thaçit në Hagë Janë të Mbyllura

“Veç mos t’pafsha se kom me t’mytë”/ Kërcënohet aktorja që publikoi pamjet e dhunës ndaj të moshuarës në Pejë

Lajme
Publikimi i një videoje që shpërfaq dhunën ndaj një gruaje të moshuar në qendrën e për kujdesin e të moshuarve ‘Orenda’ në Pejë, ka nxitur reagime të mëdha, raporton Gazeta Sinjali. Aktorja që publikoi pamjet, Kaltrina Zeneli, është përballur me kërcënime serioze nga disa persona të cilët thotë se ende nuk i ka denoncuar në Polici. “Kom marrë kërcënime prej personave qe nuk jetojnë në Kosovë, në gjuhë të ndryshme. Por edhe indirekt më kanë kërcënu.  Nuk e kom denoncu ende. I vetmi problem është te një vajzë që e ka emrin Kaltrinë Zeneli dhe njerzit po mendojnë që unë jam ajo dhe po e kërcënojnë atë”, tha ajo për ...
Komentet te “Veç mos t’pafsha se kom me t’mytë”/ Kërcënohet aktorja që publikoi pamjet e dhunës ndaj të moshuarës në Pejë Janë të Mbyllura

Mjekët e QKUK-së të indinjuar: Presidentja Osmani injoroi dhe nënçmoi kolegjiumin e kirurgëve

Lajme
Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë dalë me një reagim ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmani, e cila mbrëmë iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik për heqjen e tëmthit në një spital privat, raporton Gazeta Sinjali. 18 kirurgë kanë shprehur indinjatën e tyre për anashkalimin e institucionit publik, në këtë rast të Klinikës së Kirurgjisë Abdonimale. “Duke u bazuar në situatën aktuale Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reagon ndaj anashkalimit të Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, që i ka bërë këtij institucioni duke mos kërkuar trajtim shëndetësor në institucionin tonë, por pa u konsultuar fare me personelin udhëheqës,  ka marr trajtim shëndetësor jashtë SHSKUK-së”, thuhet në ...
Komentet te Mjekët e QKUK-së të indinjuar: Presidentja Osmani injoroi dhe nënçmoi kolegjiumin e kirurgëve Janë të Mbyllura

Bie në pranga i dyshuari për vrasjen në tentativë në Prishtinë, kishte therur tri herë me thikë një të ri

Lajme
Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur të dielën e 15 majit në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku dy persona të panjohur kishin sulmuar fizikisht një të ri, të cilin e kishin therur tri herë me thikë, duke e lënë të plagosur rëndë, raporton Gazeta Sinjali. Të dyshuarit kishin arritur që të arratisen nga vendi i ngjarjes, duke e bërë të pamundur që të identifikohen. Por pas veprimeve hetimore, Policia ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë njërin nga të dyshuarit. V.K 20-vjeçar u arrestua gjatë ditës së djeshme dhe më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim. Me urdhër të prokurorit ndaj tij kanë nisur hetimet nën ...
Komentet te Bie në pranga i dyshuari për vrasjen në tentativë në Prishtinë, kishte therur tri herë me thikë një të ri Janë të Mbyllura

Presidentja Osmani zgjodhi një spital privat për intervenimin që në QKUK kryhet nga viti 2004

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kryer dje një intervenim kirurgjik si pasojë e një problemi shëndetësor, raporton Gazeta Sinjali. Osmani për të kryer heqjen e tëmthit, e njohur ndryshe si heqja e idhëzës, ka zgjedhur një spital privat në kryeqytet, ani pse ky intervenim kryhet me laparaskopi që nga viti 2004 në Klinikën Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Por nga zyra e presidentes Osmani, mbrëmë pak pas mesnatës në një njoftim të shkurtër për mediat kanë bërë të ditur rreth intervenimit kirurgjik të presidentes pa treguar se kush ka qenë mjeku që e ka operuar. “Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik ...
Komentet te Presidentja Osmani zgjodhi një spital privat për intervenimin që në QKUK kryhet nga viti 2004 Janë të Mbyllura

Deklarohet babai i infermieres Pelaj: I kërkojmë falje publike familjes Nura dhe popullit shqiptar

Lajme
Babai i Aurona Pelajt, infermieres që e sulmoi fizikisht të moshuarën në qendrën “Orenda” në Pejë, Naim Pelaj, ka kërkuar falje publike për veprimin e së bijës. Ai i kërkon falje publike edhe familjes së të moshuarës Nura nga Gjakova, duke thënë se pamjet e publikuara e kanë goditur rëndë atë dhe familjen. “E dashura familje e nënës së dëshmorit të lirisë Taulant Nura, që falë gjakut të tij ne sot e gëzojmë lirinë, duam të ndajmë dhimbjen me ju dhe ndjejmë me ju nga thellësia e shpirtit tonë për lëndimin qe ju ka shkaktuar vajza jonë”, ka thënë Pelaj. “E di që po kaloni momente të rënda, por na ...
Komentet te Deklarohet babai i infermieres Pelaj: I kërkojmë falje publike familjes Nura dhe popullit shqiptar Janë të Mbyllura