Bashkimi Evropian ka njoftuar për një paketë të konsiderueshme të mbështetjes energjetike prej 1 miliard euro grante të BE-së për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor që të adresojë pasojat e menjëhershme të krizës energjetike. Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, tha dje gjatë Samitit të Procesi të Berlinit se BE-ja vazhdon të qëndrojë pranë Ballkanit Perëndimor, si në kohë të mira, ashtu edhe në vështirësi. “BE-ja vazhdon të qëndrojë prapa Ballkanit Perëndimor – si në kohë të mira ashtu edhe në vështirësi. Gjatë pandemisë COVID-19, ne mobilizuam një paketë prej 3.3 miliardë eurosh për rajonin dhe sot po krijojmë një paketë mbështetjeje energjie prej 1 miliardë eurosh për të mbrojtur ...
Komentet te Kriza energjetike: BE ndan 1 miliard euro për ta ndihmuar Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Butrint Imeri është njëri nga këngëtarët më të dashur për publikun. Që disa javë ai e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor. “Lejla” titullohet kënga, një pjesë e së cilës tashmë është bërë virale në ‘TikTok’. Pritja për këtë projekt i ka ardhur fundi, pasi “Lejla” u publikua tanimë në kanalin Youtube. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Publikohet “Lejla” e Butrint Imerit -Video Janë të Mbyllura
Aktorja Kaltrinë Zeneli, që publikoi videon tronditëse që shpërfaq dhunën ndaj një gruaje të moshuar në qendrën e për kujdesin e të moshuarve ‘Orenda’ në Pejë, është përballur me kërcënime serioze. Në rrjetet e saj sociale, direkt por edhe indirekt ajo ka pranuar mesazhe të ndryshme, e të cilat ka vendosur t’i raportojë në Polici, mëson Gazeta Sinjali. Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit nga Prokuroria dhe kanë njoftuar se tashmë kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Kanosja”, pasi Zeneli denoncoi sot rastet e kërcënime. Zeneli sot ka folur për Sinjalin dhe ka treguar për mesazhet e ndryshme që ka marrë, e një ndër ta ka ...
Komentet te Aktorja Zeneli raporton në Polici kërcënimet që mori pasi publikoi pamjet e tmerrshme Janë të Mbyllura
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, shprehu pakënaqësi që Bashkimi Evropian, siç tha ajo, toleron veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe nuk e detyron atë që të zbatojë marrëveshjet e Brukselit, që janë arritur vite më parë. Pas samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt më 3 nëntor, Bërnabiq u tha gazetarëve se ka pasur një bisedë të ndarë me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe me të dërguarin e posaçëm të bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Me dy zyrtarët e BE-së, Bërnabiq tha se ka biseduar për çështjen e riregjistrimit të makinave në Kosovë që kanë targa të lëshuara nga Serbia. “Kurti ka shkelur ...
Komentet te Bërnabiq: BE-ja po e lejon Kurtin që të mos i zbatojë marrëveshjet Janë të Mbyllura
Një lajm të keq e mori sot familja Rashiti nga Vitia, pasi e kuptuan që më e dashura e tyre ka ndërruar jetë rrugës për në QKUK. E ndjera të mërkurën tentoi t’i jap fund jetës dhe fillimisht u dërgua në gjendje të keqe në spital. Por sot në mesditë ajo vdiq. Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që Sinjali ka mësuar detajet e rastit. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima nga fshati Sadovinë e Qerkezëve në Viti, kishte kërkuar ndihmë gjatë ditës së djeshme, për shkak se kishte konsumuar preparate kimike (domestos) dhe për pasojë iu ishte përkeqësuar gjendja. Thirrja për ndihmë bëri që të ...
Komentet te E rëndë/ Gruaja nga Vitia vdes rrugës për në QKUK, dje u dërgua në spital pasi konsumoi domestos Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-infermiereve Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘sulmi’, në rastin e të moshuarës në Qendrën e Pleqve ‘Orenda’ në Pejë, raporton Gazeta Sinjali. Ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh “pasi që gjyqtari i procedurës paraprake, në vlerësim të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurave konstatoi se ekziston dyshimi i bazuar se të njejtat e kanë kryer veprën penale që ...
Komentet te Gjykata merr vendim për tri ish-infermieret e dyshuara për rrahjen e të moshuarës Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur konferencën e djeshme të komandantit të Policisë në Veri, Nenad Gjuriq që kishte thënë se nuk e zbatojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e fletave qortuese për shoferët me targa ilegale të lëshuara nga Serbia. Kurti, tha se thirrja e Gjuriqit është në shpërputhje me rendin e ligjin në Kosovë. “Është një gjë kur dështon zbatimi, dhe një gjë tjetër kur dikush bën thirrje të mos zbatohet vendimi. Por i përket organeve të sigurisë, Policisë, që të merren me këtë thirrje e cila qartazi është në shpërputhje me rendin e ligjin në Kosovë”, argumentoi Kurti. Ndryshe, Gazeta Sinjali ka raportuar sot ...
Komentet te Kurti: Gjuriq shkeli “rendin e ligjin e Kosovës” me thirrjet për moszbatimin e vendimit të Qeverisë për targat Janë të Mbyllura
Urologu, Bashkim Gllareva, që ka qenë pjesë e ekipit mjekësor, i cili ka kryer intervenimin e ish-presidentit Thaçi dy vite më parë, ka folur për kohën kur Thaçi ishte shtruar në repartin e urologjisë. Ai në “Frontal të T7” tha se “presidenti ka qenë shmë modest”, derisa ka treguar detaje tjera. Kemi kërkuar konsultën e urologut, por kam kërkuar siç bëhet dhe kur kam shkuar e kam parë që është presidenti Thaçi… Ka qenë koha e pandemisë dhe ka qenë ngarkesë e madhe për stafin. Nga ajo që kam vërejt, presidenti ka pasë dhimbje, që ka qenë e arsyeshme për patologjinë që e ka pasë. Eshte qetësuar presidenti dhe kemi ...
Komentet te Urologu që e operoi ish-presidentin Thaçi: Ka refuzuar dhomën VIP dhe çdo trajtim ekstra Janë të Mbyllura
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Pejë ku një infermiere e qendrës për të moshuar “Orenda” u filmua duke goditur një grua në moshë, ka folur djali i saj. Lidhur me rastin, ai tha se për momentin ia kanë lënë drejtësisë të merret dhe se nuk ka kontaktuar akoma me familjarët e infermieres që bëri gjestin e rëndë. “Mua më morën në telefon. E rëndësishme për mua të vij këtu se unë jetoj në Belgjikë, Nëna do qëndrojë me mua këtu në Kosovë, në Belgjikë do shkojmë pasi të bëhen procedurat ligjore. E kam vendos që nëna kurrë të mos jetë e tjetërkujt përveç se e imja dhe e ...
Komentet te Flet djali i të moshuarës që u keqtrajtua në Pejë: Nënën do ta marr në Belgjikë, kurrë nuk do ta lë në dorën e dikujt tjetër Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka ndarë detaje mbi arsyet e suspendimit të drejtorit rajonal të Policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq. Sipas Sveçlës, suspendimi i Gjuriqit ka ardhur si rrjedhojë e refuzimit të zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe si pasojë e cenimit të rëndë të sigurisë dhe stabilitetit të vendit. Postimi i plotë i tij: Refuzimi i zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës është mbi të gjitha cënim i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë. Në kuptim të këtyre veprimeve të përsëritshme, pas kërkesës së Inspektoriatit Policor të Kosovës dhe inicimin e hetimeve ...
Komentet te Reagon Sveçla pas suspendimit të Gjuriq: Nuk lejojmë veprime që cenojnë misionin e Policisë Janë të Mbyllura