Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila tha se mbështetja e Jeremiqit për “riintegrimin” e Kosovës në Serbi është e ngjashme me planin e Putinit për Ukrainën. Sipas saj, kjo është një recetë për luftë dhe se Kosova nuk do të tolerojë urrejtje dhe agresion ndaj saj. “Evropa dhe SHBA duhet të vëzhgojnë nga afër veprimet gjithnjë e më agresive të klasës politike në Serbi dhe në rajon”. “Radikalizimi i ish-presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Jeremiq është vetëm një tjetër ...
Komentet te Kosova ia ndalon hyrjen Jeremiqit, Gërvalla: Evropa e ShBA-ja t’i vëzhgojnë veprimet e Serbisë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga veriu i vendit kanë vendosur sot që të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës dhe t’i vendosin kushte Qeverisë së Kosovës, që gjithçka të kthehet në gjendjen e mëparshme. Takimi në Zveçan ku u mor ky vendim u pasua me vendosjen e flamujve të rinj në gjithë veriun e Kosovës. Sot, pak pasi është marrë vendimi për largim nga institucionet në Zveçan, janë ngjitur postera. Flamujt serbë me mbishkrimin “Kjo është Serbia” , dhe gjithnjë e më shumë flamuj varen mbi rrugë, në gazeta, dyqane dhe objekte të tjera. E njëjta situatë është edhe në pjesën veriore të Mitrovicës, ku kalimtarët e ...
Komentet te Pas daljes nga institucionet e Kosovës, shpërndahen flamuj serb me mbishkrimet “Kjo është Serbia” Janë të Mbyllura
Gruaja e Rexhep Selimit dhe njëherësh deputetja e VV’së, Shqipe Mehmeti Selimi e ka vizituar familjen Krasniqi, në dy vjetorin e arrestimit të Jakup Krasniqit. Mehmeti Selimi në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një fotografi me Sevdije Krasniqin, gruan e Jakup Krasniqit dhe dy vajzat e tij. “Pranë zonjës Sevdije dhe familjes së sajë në dy vjetorin e arrestimit të z.Jakup Krasniqi”, ka shkruah krahas fotograsië, deputetja e VV’së. Dy komandantët e njohur janë duke u vënë përballë Gjykatës Speciale në Hagë për tashmë dy vite, teksa akoma nuk kanë pranuar verdikt final nga ana e Gjykatës, lidhur me dyshimet mbi krime lufte. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Gruaja e Rexhep Selimit viziton familjen e Jakup Krasniqin në dy-vjetorin e arrestimit Janë të Mbyllura
Gjatë ditës së shtunë (nesër) qytetarët e Kosovës pritet që të mblidhen në Prishtinë, ku do të mbajnë protestë duke kërkuar tërheqjen e mjeteve të tyre nga Trusti. Kështu ka bërë të ditur iniciatori i kësaj çështje, Adnan Jashari, në grupin në Facebook “Pro tërheqjes 30% të Trustit”. Jashari në grup ka njoftuar se protesta do të mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës në ora 12:00, ai gjithashtu ka pyetur qytetarët se a janë gati për nesër. “Nesër le të jehojë sheshi! Unë nënshkrova për tërheqje, tash koha për votim! Përfille nënshkrimin tim deputet, zgjedhjet vinë prapë! Kriza është tani, deputetë votojeni trustin! Djersa jonë, kursimet tona! Unë votova ty, ti votoje trustin!”, ka shkruar ...
Komentet te Nesër protestohet në Prishtinë për tërheqjen e Trustit Janë të Mbyllura
Anëtarja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Teutë Rrusta ka reaguar ndaj disa posterë që janë ngjitur nëpër hapësira publike e në të cilat shihet fotografia e Aurona Pelajt, vajza nga Peja që po mbahet në arrest për shkak të një sulmi fizik ndaj një të moshuare në Pejë. Rrusta ka thënë se e kupton zemërimin, megjithatë shton se thirrja për drejtësi nuk mund të tingëllojë në një formë të tillë. Ajo thotë se s’pajtohet me një mënyrë të tillë të reagimit të publikut të cilin e quan “persekutim”. Reagimi i plotë: A ta varim në shesh? Nuk mundem në asnjë mënyrë me u pajtu me këtë formë ndëshkimi publik. Ky është ...
Komentet te Posterë me fotografinë e Aurona Pelajt ngjiten në hapësira publike, anëtarja e PSD-së: Ky është persekutim Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar në Berlin se nuk do të ketë asociacion në baza etnike. Ai duke folur para gazetarëve pas Samitit të Ballkanit Perëndimor, ka theksuar se vetë Serbia nuk është e gatshme që të krijojë asociacione komunash. “Komunitete ka edhe në Serbi. A është Serbia e gatshme të ketë bashkësi komunash ku shumica e popullsisë janë shqiptarë, rumunë, hungarezë, boshnjakë etj? Nuk mund të kërkosh diçka nga dikush tjetër dhe këtë nuk e bën në shtëpinë tënde”, është shprehur Kurti. Sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe ai ka përsëritur qëndrimin se nuk ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Politikë Kurti pyet: A është Serbia gati të krijojë asociacione të shumicës shqiptare? Janë të Mbyllura
Ka filluar me përplasje seanca e sotme e krerëve të UÇK-së në Speciale. Kjo për shkak se mbrojtja e krerëve është shprehur e nervozuar se Prokuroria nuk po i zbulon me kohë materialet shfajësuese. “Mbrojtja ka bërë të ditur se shumica e materialeve kanë qenë në zotërim të Prokurorisë për një kohë të konsiderueshme. Mbrojtja e Thaçit dhe Veselit konstatojnë se duhet bërë konstatim shkeljeje nga Prokuroria dhe të rivendoset nja afat për vlerësimin e materialit shfajësues brenda një muaji”, ka thënë gjykatësi. Një tjetër çështje e ngritur nga avokati i Thaçit është ajo e zhvendosjes së dëshmitarëve, pra rivendosjes së vendbanimit. Keohe ka shprehur dyshimet se mund të ketë ...
Komentet te Avokati i Thaçit kërkon të ndëshkohet Prokuroria: S’po tregon sa dëshmitarë kanë kërkuar ndërrim vendbanimi Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për arrestimin e një personi në fshatin Grejkoc të Suharekës, pasi i njëjti u kap me sasi të madhe të drogës. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij pritet të merren edhe veprime tjera ligjore. Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është 46-vjeçari, Lulzim Reshani. Lulzim Reshani Reshani po lëvizte me veturën e tij në rrugën e fshatit Grejkoc dhe me të parë Policinë fillimisht ka tentuar që të ikë, por i njëjti është arritur që të arrestohet dhe t’i nënshtrohet kontrollit nga zyrtarët policorë. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije ...
Komentet te Ekskluzive: Ky është i dyshuari që u kap me kokainë e heroinë në Suharekë, tentoi t’i ikë Policisë -Foto Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Jezerc të Ferizajt, ku një 39-vjeçar u gjet pa shenja jete pas disa orë kërkimesh nga familjarët dhe Policia. Sinjali mëson detaje të reja lidhur me rastin, teksa burimet bëjnë të ditur se i ndjeri dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës së tij. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur pranë trupit të pajetë një armë zjarri që dyshohet se u përdor në rast. Të tronditur nga ajo që ka ndodhur, familjarët kanë bërë me dije se viktima tash e një kohë ishte në gjendje të rëndë emocionale dhe dje kishte dalë nga shtëpia në ...
Komentet te E rëndë: 39-vjeçari që u gjet i vdekur në Ferizaj dyshohet se i dha fund jetës së tij, Policia gjen armën në vendngjarje Janë të Mbyllura
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar tavanin e çmimeve për shitjen e derivateve. Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 71 centë, i benzinës 1 euro e 45 centë, derisa i gazit 71 centë. Krahasuar me dje, nafta është liruar për 1 cent, e benzina është shtrenjtuar për 1 cent. Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë valide 24 orë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Këto janë çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme, lirohet pak nafta Janë të Mbyllura