Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ngjarja tragjike në familjen Bytyqi, ky është i riu që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën “Vicianum” në Prishtinë, ku një 20-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e tij, vdekja e të cilit është cilësuar si e dyshimtë. Ky rast ka tronditur familjen Bytyqi, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Drinit, raporton Sinjali. Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se Drin Bytyqi, u gjet i shtrirë në banesë dhe ende nuk dihen rrethanat në të cilat ai ka vdekur. Posa Ambulanca ka dalë në vendin e ngjarjes, kanë hasur në trupin e viktimës, që pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se i riu ka ndërruar ...
Komentet te Ngjarja tragjike në familjen Bytyqi, ky është i riu që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë Janë të Mbyllura

Digjet stalla e një zyrtari policor në Veri, Policia del në vendin e ngjarjes news image

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se një objekt, pronë e një zyrtari policor të komunitetit serb në Leposaviq është përfshirë nga zjarri, pas mesnatës, raporton Gazeta Sinjali. Pas marrjes së informacioneve, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti që vjen pas rasteve të tjera të zjarrvënieve në Veri. Njoftimi i plotë: I vihet zjarri një objekti (shtalle) pronë e një zyrtari policor Policia e Kosovës, me datën 06.11.2022, rreth orës 04:00 (pas mesnate) ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një objekti (shtallë), pronë e viktimës mashkull kosovar i komunitetit serb, me banim në Donje Kërnjen nga ...
Komentet te Digjet stalla e një zyrtari policor në Veri, Policia del në vendin e ngjarjes news image Janë të Mbyllura

Raportohet për dorëheqjen edhe të kryetarëve të Zubin Potokut, Leposaviqit e Zveçanit

Lajme
Pas vendimit të Listës serbe për largim nga institucionet e Kosovës, dorëheqje këtë mëngjes kanë dhënë edhe kryetarët e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit. Pak më parë u raportua edhe për dorëheqjen e Kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq. Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës vendosën të largohet nga institucionet qendrore dhe ato lokale në katër komunat e veriut të Kosovës, përfshirë dorëheqjen e Goran Rakiq nga posti i ministrit. Këtë vendim, Lista serbe e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Ky i fundit u suspendua pasi refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë së ...
Komentet te Raportohet për dorëheqjen edhe të kryetarëve të Zubin Potokut, Leposaviqit e Zveçanit Janë të Mbyllura

Japin dorëheqje edhe Kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe këshilltarët komunalë

Lajme
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, raporton Radio Kontakt Plus. Dorëheqje kanë dhënë edhe këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut . Lista Serbe dje njoftoi se kanë marrë vendim që të largohen nga të gjitha institucionet në Kosovë, derisa kryetari i këtij subjekti, Goran Rakiq, tha se po jep dorëheqje nga posti i ministrit. Kujtojmë që këto dorëheqje vijnë pasi Kosova nisi zbatimin e vendimit për targa dhe suspendimit të drejtorit të policisë në veri, Nenad Gjuriq, i cili refuzoi ta zbatonte këtë vendim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Japin dorëheqje edhe Kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe këshilltarët komunalë Janë të Mbyllura

Haxhiu sulmoi opozitën, i kundërpërgjigjet Çitaku: Ju jeni pronarë të (pa)vendimeve dhe gabimeve

Lajme
Pas situatës së krijuar në veri, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila mes tjerash deklaroi se vendimet e Qeverisë janë të drejta dhe të ligjshme. Gjithashtu, sipas Haxhiut, janë për keqardhje dhe të turpshme qëndrimet e subjekteve opozitare. E për një deklaratë të tillë ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. “Ministrja e Drejtësisë sulmon opozitën. Kryeministri personalizon krizën e krijuar. E nderuara qeveri, nga kriza me sindikatat deri tek kriza në marrëdhëniet me aleatë, ju jeni pronarë të (pa)vendimeve. Por edhe gabimeve”, shkroi ajo në Facebook. /GazetaSinjali/   ...
Komentet te Haxhiu sulmoi opozitën, i kundërpërgjigjet Çitaku: Ju jeni pronarë të (pa)vendimeve dhe gabimeve Janë të Mbyllura

Gjuriq: Veprimet e fundit të Qeverisë Kurti janë anti-SHBA, anti-BE dhe anti-serbe

Lajme
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka reaguar pas tërheqjes së Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, duke thënë se Qeveria Kurti po ndez kaos dhe po destabilizon rajonin. “Një qeveri në thelb anti-amerikane e Kosovës po ndez kaos dhe po destabilizon krahun juglindor evropian në një moment shumë kritik. E habitshme?”, ka shkruar Gjuriq në Twitter. “Veprimet e fundit radikale të qeverisë së Kosovës (ndalimi i serbëve që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, ndalimi i targave serbe dhe refuzimi i reciprocitetit, heqja dorë publike nga marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE/SHBA për Asociacionin/Komunitetin e shumicës serbe, duke injoruar thirrjet publike nga zyrtarët më të lartë të SHBA-së dhe ...
Komentet te Gjuriq: Veprimet e fundit të Qeverisë Kurti janë anti-SHBA, anti-BE dhe anti-serbe Janë të Mbyllura

Kryediplomati italian pas zhvillimeve në veri: Jemi të brengosur

Lajme
Zëvendëskryeministri dhe kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka reaguar pas zhvillimeve në veri të Kosovës, ku serbët vendosën që të largohen nga institucionet e vendit. Tajani përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se Italia është e brengosur për rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tutje ka deklaruar se kanë kërkuar nga ambasadorët në këto dy shtete, që të bëjnë thirrje për moderim të situatës. “Jemi të brengosur për tensionet në rritje mes Serbisë dhe Kosovës. U kam kërkuar ambasadorëve tonë në Beograd dhe Prishtinë që të bëjnë thirrje për moderim të situatës dhe për dialog deri sa të ketë një kompromis të duhur. Italia është e ...
Komentet te Kryediplomati italian pas zhvillimeve në veri: Jemi të brengosur Janë të Mbyllura

Shtatë persona përfundojnë në pranga, policia tregon detajet

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar shtatë persona, gjashtë nga të cilët janë të dyshuar për grabitje të armatosura. Gjashtë personat janë të dyshuar për së paku pesë raste të grabitje të armatosura. Operacionet janë realizuar në tri lokacione të ndryshme, në zonën e Lipjanit dhe Drenasit. Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës: Arrestohen shtatë persona, gjashtë nga ta të dyshuar për grabitje të armatosura Sot  hetuesit e Njësitit të  hetimeve të Përgjithshme -Prishtinë, kanë arrestuar gjashtë  persona të dyshuar për së paku pesë raste të grabitjeve të armatosura, si dhe një tjetër për armëbajtje pa leje. Operacionet janë  realizuar në tri lokacione të ndryshme, në zonën ...
Komentet te Shtatë persona përfundojnë në pranga, policia tregon detajet Janë të Mbyllura

A po rreshtohet opozita kundër Kurtit? Fajësojnë Qeverinë për situatën në veri

Lajme
Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës në krye me Albin Kurtin, që shoferët të cilët lëvizin me targa ilegale me akronime si ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’ apo ’ĐA t’i konvertojnë ato në RKS, ose në të kundërtën ndaj tyre të lëshohen fleta qortimi, ka çuar peshë gjithë veriun e vendit, raporton Gazeta Sinjali. Ishte ish-drejtori i Policisë Rajonale në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq, ai i cili doli haptazi dhe deklaroi se pjesëtarët e Policisë nuk do të zbatojnë këtë vendim të Qeverisë. Kjo deklaratë u bë sebep që i njëjti të suspendohet nga detyra, nën dyshimet se ka konsumuar veprat penale ‘Sabotimi’ dhe ‘Thirrje për ...
Komentet te A po rreshtohet opozita kundër Kurtit? Fajësojnë Qeverinë për situatën në veri Janë të Mbyllura

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia e kap të dyshuarin mat me pistoletë në dorë

Lajme
Posedimi dhe përdorimi i armëve të zjarrit është shndërruar në dukuri shqetësuese në vendin tonë. Policia vazhdimisht has në persona të cilët bartin me vete armë ilegale, e që në raste të caktuara nuk hezitojnë t’i shkrepin ato, raporton Gazeta Sinjali. Mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën ‘Justina Shkupi’ në Prishtinë, një i ri është kapur në flagrancë teksa po gjuante me armë zjarri në ajër. Sinjali mëson se 19-vjeçari është arrestuar menjëherë, ndërkohë që arma të cilën e mbante në duar, është konfiskuar bashkë me karikator dhe fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për dy ...
Komentet te Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia e kap të dyshuarin mat me pistoletë në dorë Janë të Mbyllura