Elvis Hoxha i Vetëvendosjes ka vazhduar me gjuhë polarizuese në një postim në Facebook. Ai i është përgjigjur kritikave të opozitës dhe disa analistëve në lidhje me situatën në veri duke u shprehur se ata “haptas po e bëjnë mbështetjen e Vuçiqit”. Hoxha ka bërë me faj opozitarët që kanë mbajtur në funksion strukturat paralele serbe. “Mund të heshtnin për të na treguar se kanë kuptuar diçka nga fajet që kanë kryer mbi shtetësinë e Kosovës. Por jo! I shkojnë fajit deri në fund”, tha Hoxha. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Elvis Hoxha i VV-së pretendon se opozita “haptas po mbështet Vuçiqin” Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Java e dytë e nëntorit parashihet të ketë mot me vranësira dhe reshje lokale shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare, transmeton Klankosova.tv. Gjatë ditës së nesërme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Raporti i IHMK-së: Të hënën: mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Të martën: mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale ...
Komentet te Java e dytë e nëntorit e vranët dhe me shi Janë të Mbyllura
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila i kritikoi qëndrimet e opozitës për gjendjen në veri. Ajo ka thënë se është paturpësi e skajshme deklarata nga ministrja dhe pushteti në përgjithësi, që opozita të kualifikohet si bashkëpunëtore e Serbisë. “Paturpësi e skajshme nga Ministrja e Drejtësisë dhe pushteti në përgjithësi, të kualifikohet opozita si bashkëpunëtore e Serbisë e ushqyese e apetiteve të Vuçiqit”, ka shkruar ajo. Sipas saj, një diskurs i tillë përçarës është i patolerueshëm. “Opozitën e përbëjnë subjekte të cilat kanë qenë bartëse të rezistencës politike e të armatosur, realizuese të pavarësisë e shtetndërtimit. I ka ra boja kamuflazhit me ...
Komentet te Deliu-Haxhiut: Paturpësi që opozita të kualifikohet si bashkëpunëtore e Serbisë Janë të Mbyllura
Babai i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, Sherif Konjufca ka folur për herë të parë për raportimet e dikurshme se a ka qenë i biri tij pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovë. Ai është përgjigjur me humor, duke thënë se raportimet në media dolën për t’ia dëmtuar autoritetin Glaukut, i cili viteve të fundit po shënonte majat e karrierës së tij politike. Megjithatë, ai ka mohuar se kryetari i Kuvendit ka qenë anëtar i SHIK-ut. “Glauku kur bëri autoritet më të madh në Vetëvendosje, oponentët politik duhej të shpiknin diçka me ia zvoglu autoritetin, madje e shpikën se Glauku ka qenë punëtor i SHIK-ut, ku shihet kinse nënshkrimi i Glaukut, i Kadri ...
Komentet te A ka qenë Glauk Konjufca në SHIK? Flet babai i tij për herë të parë Janë të Mbyllura
Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt. Nuk janë të rralla rastet kur gratë kanë tentuar t’i bëjnë vetes keq si pasojë e mosmarrëveshjeve në familje, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur të shtunën në orët e mbrëmjes, në Fushë Kosovë, ku një grua e moshës 35-vjeçare kishte konsumuar sasi të madhe të medikamenteve dhe për pasojë iu ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Për shkak të gjendjes serioze, viktima ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë trajtim mjekësor, ...
Komentet te Gruaja nga Fushë Kosova konsumon medikamente pas një zënke me burrin, përfundon në QKUK Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar paraditen e sotme pikën kufitare në Bërnjak. I buzëqeshur dhe i rrethuar nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, Sveçla ka thënë se gjithë Policët janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare. “Sot isha për vizitë në pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe në stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik. Gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës është e ...
Komentet te Sveçla shkon në Veri: Policia po i përmbush detyrat e saj duke siguruar ambient të qetë Janë të Mbyllura
Një grup i të rinjve në lagjen e boshnjakëve, në Mitrovicë, kanë vendosur flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Qytetarët të cilët e kanë marrë këtë iniciativë kanë thënë se kjo po bëhet për të treguar se veriu është tokë e Kosovës dhe e shqiptarëve. Siç raporton RTV Dukagjini, pranë tyre është parë një veturë e policisë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vendosen flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës në “Lagjen e Boshnjakëve” – FOTO Janë të Mbyllura
Mbledhja e serbëve në sheshin Car Lazar në Mitrovicën e Veriut tashmë ka filluar dhe nga ora 12 pritet të nis protesta e thirrur nga Lista Serbe. Kujtojmë se dje pasdite Lista Serbe ka njoftuar për tërheqjen nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës. Në ora 12:00 pritet të fillojë një protestë në Mitrovicën e Veriut ku serbët do t’i paraqesin tri kërkesa të tyre, që janë pezullimi i vendimit për targat, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe caktimin e një komandanti serb të policisë rajonale në veri. Kanal10 /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Protesta në Veri, fillon mbledhja e serbëve në sheshin Car Lazar (VIDEO) Janë të Mbyllura
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar tavanin e çmimeve për shitjen e derivateve. Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 72 centë, i benzinës 1 euro e 47 centë, derisa i gazit 71 centë. Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë valide 48 orë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Sot dhe nesër çmimi i naftës 1 euro e 72 centë Janë të Mbyllura
Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas dorëheqjeve të kryetarëve të komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, duke thënë se vendime të tilla nënkuptojnë shkuarje në zgjedhje në këto komuna, raporton Gazeta Sinjali. Berisha u shpreh se brenda afatit ligjor presidentja duhet t’i shpallë zgjedhjet, të cilat sipas tij janë të pashmangshme. “Pavarësisht negociatave që mund të zhvillohen dhe rezultatit që mund të arrihet në mes të Kosovës dhe Serbisë, një gjë tashmë është e sigurt: Dorëheqja e Kryetarëve të Komunave në veri është e pakthyeshme dhe Presidentja Osmani detyrohet që brenda afatit ligjor t’i shpallë zgjedhjet për secilën nga komunat me shumicë serbe, kryetaret ...
Komentet te Avokati Berisha: Dorëheqja e kryetarëve çon komunat në zgjedhje, s’ka alternativë tjetër Janë të Mbyllura