Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit. Ajo tha se “Serbia gjithnjë ka qenë në kërkim të pretekstit për skenarë të ndarjes së veriut nga Kosova”, derisa shtoi se sa ka qenë kryenegociatore nuk e ka lejuar “asnjëherë”. Tahiri tha se Serbisë i ka treguar se “tokat shqiptare shtrihen deri te ‘Molla e Kuqe’”. “Serbia gjithenje ka qene ne kerkim te pretekstit per skenare te ndarjes se veriut nga Kosova, e ka shfaqur indirekt edhe ne dialogun e Brukselit, sa isha kryenegociatore per shtate vite nuk e lejova asnjehere, madje kur ishte nevoja ua tregoja se tokat shqiptare shtrihen deri te ‘molla ...
Komentet te Tahiri: Vuçiq po e kërkon ndarjen e Veriut, sa isha në negociata ua përmendja Mollën e Kuqe Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Nenad Gjuriq, drejtori i suspenduar i Policisë në Veri, ka bërë të ditur disa detaje të reja pas largimit të tij nga kjo pozitë që pasoi me dorëheqjen e zyrtarë policorë serbë. Gjuriq ka thënë se ka kërkuar nga Drejtoria e Policisë në Prishtinë që të mos ketë lëvizje, të cilat mund të shkaktojnë probleme të mëdha. “I kemi treguar Drejtorisë së Përgjithshme në Prishtinë dhe komunitetit ndërkombëtar që të mos bëjnë lëvizje që mund të na çojnë në disa probleme të mëdha”, tha Gjuriq për TV Pink. Gjuriq ka folur edhe për prezencën e pretenduar të Njësive Speciale në Veri. Megjithatë, ai ka treguar se kjo situatë i kishte ...
Komentet te Politikë Drejtori serb i suspenduar tregon paralajmërimet që ia bëri Policisë së Kosovës Janë të Mbyllura
Pas vendimit të serbëve të veriut për të brasktisur punën edhe në sistemin prokurorial e atë gjyqësor në veri të Kosovës, udhëheqësit e Këshillit Gjyqësor e Prokurorial të Kosovës kanë thirrur takime urgjente për të diskutuar për situatën e krijuar, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit, tregojnë se Këshilli Gjyqësor e Prokurorial pritet të shqyrtojnë, miratojnë apo refuzojnë dorëheqjet e prokurorëve e gjyqtarëve serbë. Pastaj nëse miratohen dorëheqjet e gjyqtarëve e prokurorëve, lista i dërgohet Presidentës për lirim nga detyra. Nga Këshilli Prokurorial, tregojnë se pas situatës së krijuar në veri dhe paralajmërimeve për bojkotimin e punës kryesuesi i KPK-së Jetish Maloku, U. D. i kryeprokurorit Besim Kelmendi dhe zyrtarë të ...
Komentet te KGJK e KPK në mbledhje të jashtëzakonshme pas largimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë Janë të Mbyllura
Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është kryer një operacioni rrallë dhe i komplikuar. 40 vjeçares B.L., e cila ishte me infertilitet (pa fëmijë) i janë hequr 21 miomë nga mitra, duke e ruajtur mitrën, pa dëmtime, njofton QKUK. “Operacioni zgjati më shumë se 4 orë dhe pacientja gëzon shëndet të mirë dhe pas trajtimit post-operativ pritet të lëshohet për në shtëpi”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Në QKUK kryhet operacioni i rrallë, 40-vjeçares i hiqen 21 mioma nga mitra Janë të Mbyllura
Lista Serbe sot i ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, dy ditë pasi vendosi të tërhiqen nga institucionet qendrore të vendit dhe në komunat veriore, raporton Gazeta Sinjali. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca. Ky vendim u mor të shtunën, kur kjo parti njoftoi se do të japin dorëheqje nga pozitat që mbajnë në Qeveri, Kuvend, Polici e në gjyqësor. Dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e katër komunave me shumicë serbe: të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Lista Serbe i dorëzon mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, teksa ka folur për zhvillimet e fundit pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shkallëzimin e vendimit për targat, ka thënë se bëhet fjalë për ndryshime të mëdha tektonike politike. Ai ka komentuar edhe tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës, nga funksionet shtetërore. Sipas Vuçiq, ky vendim i serbëve vjen pas 10 vjetësh. “Nuk mund të them se është një moment i lehtë, por nuk është i pari apo i fundit. Është e rëndësishme që të veprojmë me përgjegjësi dhe seriozitet. Po flasim për ndryshime të mëdha tektonike politike”, ka thënë presidenti në një paraqitje të ftuar në TV Pink. “Pas 10 vjetësh, serbët ...
Komentet te Vuçiq flet pas tensioneve në veri: Nuk mund të them se është një moment i lehtë Janë të Mbyllura
Mafia serbe në Turqi është kthyer në problem serioz, duke e kthyer vendin në një “çerdhe” të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Një javë më parë në Turqi u vra një person nga mafia serbe, ndërsa ditën e sotme u gjetën të varrosura brenda një bahçeje 3 gra, të cilat pasi ishin torturuar janë vrarë nga grupet serbe. Lidhur me këtë situatë të rëndë ka reaguar edhe kryetari i opozitës turke, Kemal Kılıçdaroğlu, i cili përmes një mesazhi në serbisht ju ka kërkuar mafiozëve që të largohen menjëherë nga Turqia në të kundërt do iu ikë koka. Postimi i Kemal Kılıçdaroğlu: I bëj thirrje karteleve; largohen nga qytetet tona. ...
Komentet te Lideri i opozitës turke, mesazh serbisht mafias serbe: Marsh nga këtu ose ju këpusim kokën Janë të Mbyllura
Një 52-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u zbulua se po e mbante që 6 vjet familjen të ngujuar, gruan dhe dy fëmijët e mitur, si dhe i dhunonte ata. Në bashkëpunim me drejtorinë e antiterrorit, policia në Tiranë e arrestoi 52-vjeçarin, të cilit në banesë iu gjet edhe municion luftarak. Gjatë kontrollit në oborr, iu gjetën 700 fishekë luftarakë dhe krehër automatiku. I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje Xh.L., mbante të mbyllur prej 6 vjetësh duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale./TCh /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Arrestohet një 52-vjeçar në Tiranë, e mbajti familjen të ngujuar për 6 vjet Janë të Mbyllura
Një papagall ka vjedhur AirPod-in e një gazetari në Kili, përderisa ai po raportonte për rritjen e shkallës së krimit. Gazetari nuk e kishte bezdi përderisa papagalli po qëndronte në supën e tij, por më pas shpendi ia kapi AirPodin me sqep dhe fluturoi. Pas kësaj, gazetari tregoi për vjedhjen dhe shikonte përreth, me shpresën që papagalli do ia kthente atij AirPod-in. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ndodh edhe kjo: Papagalli ia vjedh Air-podin gazetarit gjatë raportimit live Janë të Mbyllura
Me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kabineti qeveritar sot mbajti një takim që në rend të ditës kishte diskutimin për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend. Në njoftimin e Qeverisë thuhet se gjatë diskutimit u konfirmua se institucionet vartëse të secilës ministri kanë vazhduar pandërprerë përmbushjen e detyrave në kuadër përgjegjësive që kanë. “Kryeministri Kurti u shpreh se ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e Republikës nuk mund të komprometohen, ndërkaq që dialogu dhe institucionet nuk kanë alternativë. Ai përsëriti thirrjen që mos të bojkotohen ose braktisen institucionet e Kosovës, të cilat i shërbejnë çdonjërit pa dallim”. “Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundim të ligjit, ...
Komentet te Situata në veri, kryeministri Kurti e mbledh kabinetin qeveritar Janë të Mbyllura