Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Haradinaj lëshoi takimin, Abdixhiku e Krasniqi të zhgënjyer nga Kurti: S’ka plan për të zgjidhur tensionet në Veri

Lajme
Liderët opozitarë, Lumir Abdixhiku (LDK), Memli Krasniqi (PDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK) kanë dalë të zhgënjyer nga takimi me kryeministrin Albin Kurti. Kjo pasi, sipas tyre, kreu i ekzekutivit “nuk ka plan konkret për të zgjidhur situatën e tensionuar në Veri të vendit”. Ata i kanë kërkuar Kurtit që të ketë koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë, shkruan Gazeta Sinjali. Krasniqi tha se dëgjuan gjatë Kurtin dhe diskutuan por pa një zgjidhje të qartë. “S’kemi përgjigje këto kanë qenë disa nga negociatat për gatishmërinë për të diskutuar dhe mundësinë për t’ju ndihmuat. Sot dal nga ky takim jo shumë i sigurt që kryeministri dhe Qeveria e dinë se në çfarë ...
Komentet te Haradinaj lëshoi takimin, Abdixhiku e Krasniqi të zhgënjyer nga Kurti: S’ka plan për të zgjidhur tensionet në Veri Janë të Mbyllura

Ftesa e Kurtit: Krasniqi dhe Haradinaj konfirmojnë pjesëmarrjen

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sonte u ka bërë ftesë krerëve të tri partive opozitare parlamentare, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për takim nesër paradite. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim. Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin, Lulëzim Blaka, Drejtor për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK. “Kryetari Ramush Haradinaj është ftuar për takim nga Kryeministri Kurti, për të martën në mëngjes, për të diskutuar zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit. Konfirmoj se Haradinaj do të merr pjesë në këtë takim”, është shprehur ai. Po ashtu, burime brenda PDK-së kanë konfirmuar se edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi do të ...
Komentet te Ftesa e Kurtit: Krasniqi dhe Haradinaj konfirmojnë pjesëmarrjen Janë të Mbyllura

Incident në Parlamentin e Serbisë, deputetët përplasen e shahen mes vete – VIDEO

Rajoni dhe Bota
Në parlamentin serb, ka ndodhur një incident mes përfaqësuesve të partive në pushtet dhe atyre në opozitë. Pas fjalimit të kreut të grupit parlamentar të Partisë Popullore, Miroslav Aleksiq, deputetët e koalicionit qeverisës i janë përgjigjur verbalisht kolegëve të tyre nga opozita ku edhe u shkaktua një përpjekje për sulm fizik. Deputeti i Partisë Popullore, Stefan Jovanoviq ka sharë nënën e një kundërshtari politik. Kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq, urdhëroi një pushim të shkurtër, dhe pasi gjakrat u qetësuan, seanca vazhdoi. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Incident në Parlamentin e Serbisë, deputetët përplasen e shahen mes vete – VIDEO Janë të Mbyllura

Shuma që fitoi Bad News Eagles në turneun në Rio

Lajme Sport
BNE-ja pësoi humbje 2:0 në mapa nga ekipi ukrainas NAVI, duke u eliminuar në fazën Legends me bilanc një fitore e tri humbje. Nuk arriti të kalonte në rundin “Champions”. Me arritjen në fazën Legendes, BNE-ja ka fituar 20 mijë dollarë. Fituesi i turneut Major i merr 500 mijë dollarë. /GazetaSinjaliSport/ ...
Komentet te Shuma që fitoi Bad News Eagles në turneun në Rio Janë të Mbyllura

Molliqaj: Kurti duhet të japë përgjegjësi për 1 vit e gjysmë dialog të fshehtë

Lajme
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është deklaruar në lidhje me propozimin franko-gjerman. Molliqaj tha se ishte mohuar ekzistenca e këtij plani, e për të nuk fliste dot askush. Pas kësaj, Molliqaj tha se zv/kryeministri qenka më afër qëndrimit serb. Më pas ai tha se lidhur me këtë u deklarua edhe kryeministri Albin Kurti, teksa po arsyetohej për veriun, bojkotin dhe tensionet. Ai shtoi se Kurti duhet të japë përgjegjësi për 1 vit e gjysmë dialog të fshehtë, për të sjellur pastaj marrëveshje pa njohje, marrëveshje që normalizon mosnjohjen. /GazetaSinjali ...
Komentet te Molliqaj: Kurti duhet të japë përgjegjësi për 1 vit e gjysmë dialog të fshehtë Janë të Mbyllura

KQZ-ja s’ka buxhet rezervë për zgjedhjet eventuale në veri

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në çdo kohë që i kërkohet nga institucionet respektive do të bëjë organizimin e zgjedhjeve si ato në nivelin lokal dhe qendror, kështu është shprehur zëdhënësi Valmir Elezi. Sipas tij, KQZ-ja është e gatshme të përmbushë detyrimin Kushtetues dhe ligjor për organizimin e këtyre zgjedhjeve pasi ato të shpallen nga presidentja Vjosa Osmani. Duke iu referuar mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve në veri, pas dorëheqjes së kryetarëve të këtyre komunave në kundërshtim të vendimit për targat, Elezi ka sqaruar se cilat janë hapat që duhet të ndërmarrin. Fillimisht ai foli për planin operacional, në të cilin listohen të gjitha aktivitetet të cilat duhet të realizohen për ...
Komentet te KQZ-ja s’ka buxhet rezervë për zgjedhjet eventuale në veri Janë të Mbyllura

Policia kap mbi 3 kg heroinë dhe arreston 4 të dyshuar

Lajme
Përdorimi i substancave narkotike dhe shitja e tyre vazhdojnë të jenë prezentë në vendin tonë, e që për një pjesë të popullatës mbesin shqetësim. Policia e Kosovës, njofton se njësitë policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – DHTN, si rezultat i punës hetimore dhe operative në teren, sot rreth orës 11:00 në Fushë Kosovë kanë ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari kosovar i shoqëruar nga e dyshuara kosovare, nën dyshimin se i njëjti ishte duke transportuar substancë narkotike të llojit Heroinë. Më tej në njoftimin e Policisë thuhet se pas ndalimit të mjetit të lartcekur përkundër tentativës ...
Komentet te Policia kap mbi 3 kg heroinë dhe arreston 4 të dyshuar Janë të Mbyllura

Krasniqi i dërgon letër Kurtit: Situata në veri shumë shqetësuese, PDK e gatshme për komunikim

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurti, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, të cilat i quan shumë shqetësuese dhe që cenojnë sovranitetin e shtetit tonë, raporton Gazeta Sinjali. Krasniqi thotë se në këtë situatë, ku epilogu është i paqartë e rreziku i përshkallëzimit është evident, komunikimi dhe harmonizimi i veprimeve të institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë është i domosdoshëm. “Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme që e ruajnë stabilitetin e shtetit tonë. Me këtë rast, ju shpreh gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit, si dhe ...
Komentet te Krasniqi i dërgon letër Kurtit: Situata në veri shumë shqetësuese, PDK e gatshme për komunikim Janë të Mbyllura

Largohet edhe i moshuari i fundit, mbyllet zyrtarisht qendra “Orenda”

Lajme
Nga sot është mbyllur qendra e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Mbylljen e saj e kanë konfirmuar zyrtarë të kësaj qendre, të cilët kanë thënë se janë tërhequr të gjithë të moshuarit dhe tashmë kjo qendër është e mbyllur. Kujtojmë se javën e kaluar Ministria e Financave ka revokuar licencën për shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, pas rastit të dhunës ndaj një të moshuare nga infermieret e kësaj qendre. “Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin ‘Orenda’ në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëhershëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit. ...
Komentet te Largohet edhe i moshuari i fundit, mbyllet zyrtarisht qendra “Orenda” Janë të Mbyllura

Situata në Veri, Kurti mban sot konferencë për media

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të mbajë një konferencë për media, pas zhvillimeve të fundit në Veri të vendit. Këtë e ka bërë të ditur vet Kurti, pas Samitit të parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, saktësisht për diskriminimin ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Pas përfundimit të panelit pjesë e të cilit ishte, kreu i ekzekutivit nuk është ndalur për t’u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me situatën aktuale në vend. “Sot do të mbaj konferencë për medie”, ka thënë ai duke mos dhënë detaje të tjera. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Situata në Veri, Kurti mban sot konferencë për media Janë të Mbyllura