Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, ka qëndruar sot për një vizitë tek presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Presidencës, temë diskutimi në këtë takim kanë qenë zhvillimet e fundit në Veri të vendit. Autoritetet e Kosovës janë duke zbatuar një plan tre fazësh përmes së cilit inkurajohen qytetarët në katër komunat veriore të vendit, që të riregjistrojnë veturat e tyre. Riregjistrimi po kërkohet për veturat që bartin targa ilegale të lëshuara nga Serbia, me shkurtesa të emrave të qyteteve si PR, PZ e të tjera. Besohet se afër 10.000 targa të tilla qarkullojnë në komunat ...
Komentet te Shefi i EULEX takohet me presidenten Osmani, shkak tensionet në Veri Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka dhënë më shumë detaje për përmbajtjen e Ligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Sipas njoftimit, ligji do të përfshijë kufizimin e sasisë që i shitet konsumatorit brenda periudhës së caktuar, ndalimi i largimit nga shitja e produktit, caktimi i marzhës tregtare për shitjen me shumicë dhe pakicë, caktimi i çmimit maksimal të lejuar, detyrimi i operatorit ekonomik për të ruajtur pjesën e caktuar të stokut të produktit, detyrimi i operatorit ekonomik për t’u furnizuar dhe për të ofruar për shitje produktet themelore si para caktimit të masave mbrojtëse. “Ligji për Masat e Përkohshme ...
Komentet te Ministria e Tregtisë jep detaje për ligjin që e kontrollon tregun: S’mund të bleni produkte sa të doni Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot krerët e partive opozitare për të diskutuar rreth situatës në veri të vendit. Përkundër liderit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku të cilët qëndruan deri në fund të takimit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e braktisi demonstrativisht atë. Zyrtarisht ai deklaroi se Kurti po mbante ligjërata në takim dhe nuk po e sqaronte se përse i ka prishur raportet me Amerikën. Insajderi merr vesh se duke dal nga takimi, Haradinaj e ka sharë kryeministrin Kurti. Madje jo një herë, por tri-katër herë. “Nëse vazhdon kështu ja q*ve nanën vendit dhe vetit”, janë fjalët ofenduese ...
Komentet te “Ja q*ve nanën vendit dhe vetit” – Haradinaj shau Kurtin në takim Janë të Mbyllura
Partia Socialdemokrate, ka ngjyrosur me ngjyrë të zezë dritaret e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se ngjyra e zezë simbolizon terrin informativ nga ana e Qeverisë në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se Kosova nuk ka pasur asnjëherë Qeveri më jotransparente. “Ajo që mund të thuhet me gojën plotë është që Kosova nuk ka pasur Qeveri më të mbyllur për opinionin publik dhe mediat, dhe dialog më të mbyllur nuk ka pasur sesa që është duke e zhvilluar kjo Qeveri”. “Prandaj në mënyrë simbolike i kemi lyer me të zezë ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, për të treguar se qytetarët dhe ...
Komentet te PSD-ja i ngjyros me ngjyrë të zezë dritaret e Qeverisë Janë të Mbyllura
Zyra e Kryeministrit ka dalë me komunikatë pas takimit që pati sot kryeministri Albin Kurti me krerët e opozitës. Në njoftim thuhet se opozitarët shprehen mbështetjen ndaj Qeverisë për respektimin e ligjshmërisë në të gjithë Republikën e Kosovës, por nuk u përmend edhe kundërshtia e tyre për çështjen e raporteve me aleatët ndërkombëtarë. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas ftesës së dërguar liderëve të subjekteve opozitare parlamentare, ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shoqëruar nga Bedri Hamza; kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shoqëruar nga Lutfi Haziri, si dhe kryetarin ...
Komentet te Qeveria me komunikatë pas takimit: Opozita na mbështeti për respektimin e ligjshmërisë në krejt territorin Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji, raporton Gazeta Sinjali. Me 65 vota ky vendim është miratuar, teksa LDK e PDK nuk kanë votuar. Pas votimit të këtij vendimi, Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet e kësaj seance, ku u diskutua për energjinë, për të hapur menjëherë punimet për seancën tjetër, ku do të diskutohet për caktimin e çmimit tavan për produktet esenciale. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kuvendi miraton vendimin për zgjatjen e masave për furnizim me energji Janë të Mbyllura
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se situata me energji elektrike vazhdon të mbetet e ndjeshme. Ajo ka thënë se kjo situatë është si shkak i krizës së energjisë në Evropë. “Situata me furnizimi me energji elektrike do të vazhdojë të mbetet e ndjeshme ndaj krizës së energjisë në Europë”, ka thënë Rizvanolli. Më tej ajo ka thënë se Qeveria ka marrë masa për t’i ndihmuar qytetarët. “Ne përgjatë kësaj kohe kemi ndërmarrë disa veprime e masa për të ndihmuar qytetarët për ta kaluar krizën energjetike më lehtë”, ka thënë më tej Rizvanolli. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rizvanolli: Situata me energjinë do të vazhdojë të mbetet e ndjeshme Janë të Mbyllura
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, e ka lëshuar sallën e Kuvendit, derisa në seancë po diskutohej për masat emergjente për energjinë. Berisha ka thënë se s’do të jetë pjesë e kësaj seance ku flitet për energji, e jo për situatën e sigurisë në vend. Ai i ka kërkuar kryeparlamentarit Glauk Konjufca që t’ia heq mëditjen. “Keni thirrë seancë për energjinë dhe po fyen inteligjencën e gjithë deputetëve dhe popullit shqiptar në Kosovë dhe po doni me prezantu situatën si të qetë e të mirë dhe kurrgjë s’po ndodh…Unë z.kryetar s’do të jem pjesë e kësaj seance. Hiqma mëditjen lirisht”, ka thënë Berisha. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tema për energjinë e nervozon Hisen Berishën, e lëshon sallën e Kuvendit: Hiqma mëditjen lirisht Janë të Mbyllura
Projektligji për vendosjen e çmimeve tavan i miratuar nga Qeveria e Kosovës po konsiderohet i dëmshëm dhe anti-Kushtetues nga ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha për Gazetën Sinjali se do të dëmtohen ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, duke shtuar se ekonomia e tregut të lirë nuk toleron caktim të çmimeve. “Ky Ligj nuk është në pajtim me Kushtetutën. Me caktimin e çmimeve uniforme dhe caktimin e marzhave bëhet edhe një dëm tjetër, do të shtyhen drejt falimentimit mijëra dyqane të vogla në fshatra e nëpër lagje periferike të qyteteve”, tha ajo. Bajrami shtoi se fitimi mes dyqaneve të mëdha dhe atyre të vogla ...
Komentet te Caktimi i çmimit tavan për produktet bazë, Bajrami: Qeveria do t’i falimentojë mijëra dyqane të vogla Janë të Mbyllura
Thelbi i tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është te targat, tha ish-ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delawie, por në refuzimin e Serbisë për të pranuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës qe 25 vite Kështu deklaroi Delawie në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe. Delawie që shërbeu në Kosovë prej vitit 2015 gjer më 2018 u shpreh se serbët duhet të kthehen në institucionet e Kosovës, prej të cilave janë larguar, ngase kjo është në vetë interesin më të mirë të tyre. “Zyrtarët e minoritetit serb janë të kontrolluar nga Qeveria e Serbisë, siç është edhe pjesëmarrja e tyre në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të kundërshtohet qeveria ...
Komentet te Ish-ambasadori Delawie: Tensionet nuk erdhën për shkak të targave, por mosnjohja e Kosovës nga Serbia që 25 vite Janë të Mbyllura