Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Kurti sërish u bën thirrje serbëve të mos i braktisin institucionet: Jemi qeveri e të gjithëve kundër kriminelëve

Lajme
Kryeministri Albin Kurti u ka bërë edhe një herë thirrje serbëve që të mos i braktisin institucionet e Kosovës. Në hapje të mbledhjes së sotme të Qeverisë, Kurti tha se deri sot në mëngjes, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 12 qortime/vërejtje për personat që nuk i kanë zëvendësuar targat e automjeteve që i lëshon Serbia. “Bëj thirrje edhe një herë që të mos bojkotohen e të mos braktisen institucionet”, tha Kurti. Kryeministri tha se Kosova është “partnere e besueshme e miqve të saj”. Serbët, tha ai, kanë probleme me sulmet, bombat, trysninë e kërcënimet me të cilat po përballen, duke theksuar se ato po urdhërohen nga Beogradi. “Ne jemi ...
Komentet te Kurti sërish u bën thirrje serbëve të mos i braktisin institucionet: Jemi qeveri e të gjithëve kundër kriminelëve Janë të Mbyllura

Tensionet në Veri, EULEX jep detaje për zbarkimin e karabinierëve italianë

Lajme
Misioni i BE-së për sundim të ligjit (EULEX) ka bërë të ditur se të martën e 8 nëntorit është përforcuar përkohësisht me një Njësi Policore të Specializuar Rezervë (NJPSR) të përbërë nga 23 xhandarë nga Karabinierët italianë dhe anëtarë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane (EUROGENDFOR). “NJPSR u dislokua në Kosovë si përgjigje ndaj nevojës së Misionit për të pasur forca shtesë në terren dhe për t’i mbështetur më mirë homologët tanë kosovarë, nëse kjo kërkohet dhe nëse është e nevojshme”, thuhet në njoftim. NJPSR-ja e sapozbarkuar aktualisht përbëhet nga 23 xhandarë nga Karabinierët italianë dhe është e vendosur në Kompleksin Mbështetës të EULEX-it në Fushë Kosovë. NJPSR-ja është nën komandën e ...
Komentet te Tensionet në Veri, EULEX jep detaje për zbarkimin e karabinierëve italianë Janë të Mbyllura

Këta janë hapat e Kosovës drejt liberalizimit të vizave

Lajme
Grupi punues i Këshillit të Bashkimit Evropian për viza do të mblidhet në një takim dyditor që nis sot. Në agjendë të këtij grupi do të jetë edhe Kosova, por për vendin tonë pritet të diskutohet gjatë së premtes. Çështja e liberalizimit të vizave për shtetasit kosovarë mori një tjetër kthesë të papritur në tetor në takimin paraprak të këtij grupi pas kërkesës së Francës, mbështetur nga disa shtete të tjera, që këtë proces ta ndërlidhë me disa kërkesa të tjera. Franca ka kërkuar që liberalizimi të kushtëzohet me vënien në funksion të sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, sistem ky për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit, por që i ...
Komentet te Këta janë hapat e Kosovës drejt liberalizimit të vizave Janë të Mbyllura

Mblidhet Qeveria e Kosovës, ky është rendi i ditës

Lajme
Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot, në orën 10:00. Sipas rendit të ditës, Kabineti Qeveritar do të diskutojë për 14 pika. Në mesin e pikave që janë në rend dite janë edhe themelimi i Komisionit Republikan të Festave dhe shqyrtimi i propozim-vendimit për shitjen e automjeteve zyrtare që janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit të Ministrisë së Ekonomisë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mblidhet Qeveria e Kosovës, ky është rendi i ditës Janë të Mbyllura

Konjufca: Serbia po do ta sfidojë Kosovën përmes shfaqjes së forcës, ajo mund të sakrifikojë edhe njerëz për ta arritur qëllimin

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia po dëshiron që ta sfidojë shtetin tonë përmes shfaqjes së forcës së saj, transmeton Sinjali. Konjufca është shprehur se Kosova duhet t’i përgjigjet këtij spektakli të Serbisë me mekanizmat e së drejtës dhe jo të forcës. “Unë po mendoj se tash Serbia ka hyrë në një cikël ku po dëshiron që ta sfidojë Kosovën përmes shfaqjes së forcës së saj”. Ky është spektakël i shfaqjes së forcës. Tash, kundër strategjia është me iu përgjigj me mekanizmat tonë të së drejtës. Jo para se gjithash të forcës, por të të drejtës”, ka thënë Konjufca në Rubikon. Sipas tij, ...
Komentet te Konjufca: Serbia po do ta sfidojë Kosovën përmes shfaqjes së forcës, ajo mund të sakrifikojë edhe njerëz për ta arritur qëllimin Janë të Mbyllura

Moti për sot, temperaturat minimale në 2 gradë

Lajme
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me intervale të gjata me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor, raporton Gazeta Sinjali. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Në mëngjes parashihet mjegull e cila do ta zvogëlojë dukshmërinë horizontale. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Moti për sot, temperaturat minimale në 2 gradë Janë të Mbyllura

Kosova rrezikon t’i humbë 800 milionë euro investime, kompania amerikane thotë se Qeveria e Presidenca ua refuzoi takimin

Lajme
Kompania amerikane “AMERICAN EXPLORING AND MINING” ka një projekt për investim në minierat e Kosovës, projekt me vlerë prej 800 milionë eurosh, mirëpo ky investim rrezikon të mbetet vetëm projekt në letër. Institucionet e Kosovës, përkatësisht Presidenca dhe Qeveria, po rrezikojnë të humbin një investim të madh në fushën e minierave dhe mineraleve, kjo për shkak se këto institucione po refuzojnë të takohen me përfaqësuesit e kompanisë amerikane “AMERICAN EXPLORING AND MINING”, për ta parë në detaje projektin për këtë investim.   Sipas Grant Liverett, drejtor ekzekutiv i kësaj kompanie, përmes këtij projekti do të punësohen 5 mijë persona, me pagë prej 800 eurove, si dhe 25 mijë vende të ...
Komentet te Kosova rrezikon t’i humbë 800 milionë euro investime, kompania amerikane thotë se Qeveria e Presidenca ua refuzoi takimin Janë të Mbyllura

KQZ: Presidentja ka kërkuar emrat që do t’i zëvendësojnë deputetët e Listës Serbe

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga presidentja Osmani për rekomandim të personave të radhës për të zëvendësuar deputetët nga radhët e Listës Serbe. Këtë për Gazetën Sinjali ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Sipas tij, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar emrat e personave të ligjshëm për të plotësuar vendet në Kuvendin Republikës së Kosovës. “Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga Presidentja e Republikës së Kosovës për të rekomanduar emrat e personave të ligjshëm të radhës për të plotësuar vendet e lira në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Duke u mbështetur në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i ...
Komentet te KQZ: Presidentja ka kërkuar emrat që do t’i zëvendësojnë deputetët e Listës Serbe Janë të Mbyllura

Prostitucioni po zë rrënjë: Bien në pranga të Policisë edhe dy persona në Prizren

Lajme
Një fenomen mjaft shqetësues dhe që përbën sfidë për institucionet në Kosovë është prostitucioni. Kohëve të fundit ka pasur shumë aksione që kanë rezultuar me arrestimin e personave që dyshohet se merren me këtë vepër. Ajo që e bën më shqetësuese këtë dukuri është fakti që shumë prej tyre janë të rinj në moshë, raporton Gazeta Sinjali. Për një rast të tillë ka nisur së fundmi hetimet Policia rajonale në Prizren, pas shoqërimit në stacion policor të dy personave, nën dyshimet se janë marrë me prostitucion, të cilët po kërkoheshin që nga muaji korrik i këtij viti. Sinjali mëson se bëhet fjalë për B.D., dhe B.M., të cilët dyshohen për ...
Komentet te Prostitucioni po zë rrënjë: Bien në pranga të Policisë edhe dy persona në Prizren Janë të Mbyllura

Musliu flet pas aksidentit në trafik: Nuk ka as të lënduar e as dëme materiale

Lajme
Pak më parë u raportuar se deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është përfshirë në një aksident trafiku të rrethi i flamurit, derisa ishte me veturën e saj. Vet Musliu e ka konfirmuar rastin për Sinjalin, mirëpo ka thënë se nuk ka pasur as të lënduar e as dëme materiale. Sipas saj, rasti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së vogël të autobusit, por nuk ka pasur përplasje mes tyre. “Një autobus më rroki pak për mbrapa, por nuk ka pasur dëme materiale. Për shkak të shpejtësisë së vogël. Mirëpo gjithçka është në rregull dhe s’ka asgjë.”, tha Musliu për Sinjalin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Musliu flet pas aksidentit në trafik: Nuk ka as të lënduar e as dëme materiale Janë të Mbyllura