Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Ora e llogaridhënies ka mbërritur”, Turqia nis sulmet ajrore ndaj objektivave kurde në Irak dhe Siri

Rajoni dhe Bota
Një javë pas shpërthimit që shkaktoi dhjetëra viktima në Stamboll, Turqia ka nisur sulme ajrore ndaj objektivave kurde në Irak dhe në Siri. Kjo pasi Ankaraja I ka drejtuar gishtin për shpërthimin në Stamboll militantëve kurdë, raporton BBC. Bastisjet, të quajtura Operacioni “Kthetra-Shpata” goditën bazat kurde që po përdoreshin për të nisur sulmet ndaj Turqisë, tha ministria e mbrojtjes. Një zëdhënës siriano-kurd tha se dy fshatra të populluar me njerëz të zhvendosur brenda vendit u goditën. Grupi i ndaluar kurd PKK mohon kryerjen e sulmit në Stamboll. Me fillimin e sulmeve ajrore, ministria turke e mbrojtjes shkroi në Twitter se “ora e llogaridhënies” ka mbërritur. “Bunkerët, shpellat, tunelet dhe magazinat e terroristëve ...
Komentet te “Ora e llogaridhënies ka mbërritur”, Turqia nis sulmet ajrore ndaj objektivave kurde në Irak dhe Siri Janë të Mbyllura

A ishte pozicion jashtë loje goli i parë i Ekuadorit?

Sport
Fillimi i Botërorit të Katarit 2022 ka nisur menjëherë me polemika. Që në fillim të ndeshjes, një gol i anuluar për pozicion jashtë loje ka bërë konfuz shumë tifozë, të cilët nuk ishin të sigurt nëse ishte i rregullt apo jo, pasi që ishte vendim shumë i ngushtë. Ndonëse disa e kontestuan këtë vendim, duke thënë se po i bëjnë një ‘favor’ klubit nikoqir, megjithatë, vendimi sipas rregullave të futbollit ishte i saktë nga VAR. Përmes një fotografie, mund të kuptohet pozicioni i thirrur nga VAR. Kur lojtari i Ekuadorit preku topin duke u përplasur me portierin, lojtari i Ekuadorit që e preku më pas ishte në pozicion jashtë loje ...
Komentet te A ishte pozicion jashtë loje goli i parë i Ekuadorit? Janë të Mbyllura

Reshjet e shiut në vend, Instituti Hidrometeorologjik jep detaje

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për gjendjen emergjente dhe hidrologjike që është krijuar në vend si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit. Në njoftimin e tyre, thuhet se reshjet e shiut të cilat kanë filluar të premten pritet që të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, deri të hënën me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territorial. Sipas njoftimit, reshjet më të theksuara do të jenë në zonën e Dukagjinit, më pas në zonën veriore, qendrore, jugore dhe lindore e vendit. “Më të theksuara do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa Veriore, qendrore, jugore edhe ...
Komentet te Reshjet e shiut në vend, Instituti Hidrometeorologjik jep detaje Janë të Mbyllura

Blero: S’e kuptoj pse po dalin në rrugë LGBT-ja me bo filma (Video)

ShowBiz
Këngëtari i njohur, Blero ka qenë i ftuar në një emision sportiv ‘Kampionët Botëror’ në Kanal10. Ai ka bërë deklarata homofobike, duke thënë se nuk e kupton gjithë këtë buj të madhe botërore në mbrojtje të komunitetit LGBTQ+. Blero tha se ky komunitet del në rrugë për të bërë filma. Krejt këto deklarata vijnë pasi në lajme qarkulloi se kombëtare si Anglia e Gjermania në Botëror kanë vendosur të mbajnë shiritin e kapitenit One Love. “Nuk e kuptoj gjithë këtë reklamë për LGBT+, pse? Nuk e kuptoj gjithë këtë hov te madh botëror, secili duhet me pas zgjedhjen e vet personale, nuk mundem m’i t’i kuptoj, pse duhet m’i marr ...
Komentet te Blero: S’e kuptoj pse po dalin në rrugë LGBT-ja me bo filma (Video) Janë të Mbyllura

E dhimbshme: Makinën e merr uji, babë e bir humbin jetën në Malësinë e Madhe

Lajme
Një makinë në të cilën po udhëtonin babai dhe dy fëmijët e mitur është marrë nga uji. Ngjarja është shënuar në ujërat e Përroit të Thate në Bogë të Malësisë së Madhe, raporton Abcnews.al. Sipas raportit të policisë, thuhet se babai dhe djali kanë ndërruar jetë dhe janë marrë nga uji,  ndërsa vajza ka arritur të shpëtojë pasi është ndihmuar nga një banor i zonës. “Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e ...
Komentet te E dhimbshme: Makinën e merr uji, babë e bir humbin jetën në Malësinë e Madhe Janë të Mbyllura

Mediat serbe raportojnë se Kurti dhe Vuçiq do të priten ndaras në Bruksel

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq udhëtojnë drejt Brukselit. Atje do të priten nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesi special për dialogun, Miroslav Lajçak. Kurti dhe Vuçiq fillimisht do të zhvillojnë takime të ndara me nikoqirët e Brukselit, raporton N1 në Beograd, filiali i mediumit të njohur ndërkombëtar, CNN. Ajo që s’dihet ende është se me kë do të zhvillohet takimi i parë dypalësh. Planifikohet edhe një takim trepalësh, pra një përballje Kurti-Vuçiq, sipas N1, por zhvillimi i këtij takimi thuhet se varet nga “rrjedha dhe rezultatet e negociatave dypalëshe”, si dhe nga përafrimi i paraprak i dy liderëve. Vuçiq dhe ...
Komentet te Mediat serbe raportojnë se Kurti dhe Vuçiq do të priten ndaras në Bruksel Janë të Mbyllura

Shi pa u ndalur e me erëra të fuqishme në Malishevë: Shkaktohen dëme, ekipet emergjente në terren

Lajme
Erërat e fuqishme gjatë natës së mbrëmshme dhe shiu i pandërprerë, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa objekte në Malishevë. Kjo komunë ka njoftuar se “ekipet përgjegjëse janë në terren që nga nata e mbrëmshme dhe gjatë ditës së sotme, në mbikëqyrje të situatës”. “Përveç dëmeve nga erërat edhe reshjet deri më tani një rrugë paraqet në qarkullim, ndërsa rrugët tjera janë të hapura”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shi pa u ndalur e me erëra të fuqishme në Malishevë: Shkaktohen dëme, ekipet emergjente në terren Janë të Mbyllura

Paralajmërohen vërshime në Kosovë, reshje të mëdha shiu ditëve në vijim

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar përgjatë së premtes për vërshime e përmbytje si shkak i reshjeve të shiut që kanë filluar nga dje, e që do të vazhdojnë deri të hënën. Sipas IHMK-së, këto reshje shiu do të jenë më të theksuara në zonën e Dukagjinit. “Më të theksuara do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa Veriore, qendrore, jugore edhe ajo lindore e vendit. Këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta, (efekti flash flood), të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të ...
Komentet te Paralajmërohen vërshime në Kosovë, reshje të mëdha shiu ditëve në vijim Janë të Mbyllura

62-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Fushë Kosovë dyshohet se ra nga kati i 5-të i ndërtesës ku punonte

Lajme
Mëngjesi i sotëm ishte i kobshëm për familjen Bislimi. Kryefamiljari i tyre mori rrugën për në punë si çdo ditë tjetër, pa e ditur se nuk do arrinte të kthehej i gjallë më në shtëpinë e tij. Ai humbi jetën si pasojë e lëndimeve të rënda që mori në një punishte ndërtimi në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se i ndjeri, Bislim Brahimi 62-vjeçar, rreth orës 09:00 ishte rrëzuar nga kati i pestë i një objekti ku po kryente punë ndërtimore. Lëndimet që mori ishin me pasoja fatale, duke bërë që ai të humbiste jetën në vend. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi mjekësor ...
Komentet te 62-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Fushë Kosovë dyshohet se ra nga kati i 5-të i ndërtesës ku punonte Janë të Mbyllura

Menaxheri i VIP-ave zbulon “anët e errëta” të Mozzik dhe Era Istrefit

ShowBiz
Menaxheri i VIP-ave Xhani Demika së fundmi ka qenë i ftuar në “Glamour Zone” ku ka treguar detaje nga më të ndryshmet. Ai ka folur për artistët shqiptarë. Mes të tjerash ai ka zbuluar anët e errëta të disa prej tyre. Xhani evidentoi “cilësitë negative” të Gramoz Aliut ose i njohur si Mozzik dhe Era Istrefit. Për reperin, menaxheri u shpreh me rezerva duke treguar se vonohet shumë. “Mozzik kishte një bashkëpunim me një mikun tim. Unë isha ndërmjetësi, që i lidha kontaktin. Mbaj mend që Mozzik e ka lënë atë djalin 8 orë në pritje”- tha Xhani Demika. Gjatë intervistës Xhani foli edhe për Era Istrefin për të cilën ...
Komentet te Menaxheri i VIP-ave zbulon “anët e errëta” të Mozzik dhe Era Istrefit Janë të Mbyllura