Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia është takuar të hënën në mbrëmje me ministrin e mbrojtjes, Xhelal Sveçla. Ky takim vjen disa orë pasi kanë dështuar bisedimet në Bruksel për çështjen e targave. Siç thuhet në komunikatë, komandanti u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin çdo veprim që mund të çojë në përkeqësim të situatës. Ai iu ka bërë thirrje palëve që të veprojnë me përgjegjësi dhe të marrin pjesë aktive në ruajtjen e sigurisë. Ai theksoi se është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri, pas tensioneve në gusht. “Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia mbetet në kontakt të ngushtë me ...
Komentet te Zhvillimet e fundit në Bruksel, Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Pas zhvillimeve të fundit rreth takimit trilateral në Bruksel mes Joseph Borell, kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. I pari i AAK-së ka listuar nga një kërkesë për kryeministrin Kurti, presidenten Osmani dhe kryeparlamentarin Konjufca. Ai i ka bërë thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë. Po ashtu ai i ka bërë thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërras Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situatës së krijuar. Ndërkohë i ka kërkuar presidentes që të marrë rol aktiv në qetësimin e ...
Komentet te Takimi në Bruksel, reagon Haradinaj: Ka nga një kërkesë për Kurtin, Osmanin dhe Konjufcën Janë të Mbyllura
Në mëngjes do të nisë shqiptimi i gjobave ndaj qytetarëve të cilët në vetura kanë targa ilegale. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani tha për Gazetën Sinjali se referuar situatës dhe zhvillimeve aktuale në vend, Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë këto zhvillime. Më tej Kelani theksoi se në aspektin operacional Policia bën vlerësime profesionale konform të cilave ndërmerr masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës. “Ashtu siç është bërë e ditur sipas vendimit për targat Nr.05/103, deri me datë 21 nëntor ishte paraparë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga 22 nëntori, Policia ...
Komentet te Qeveria nuk zbrapset, në mëngjes nis gjobitja për targat ilegale Janë të Mbyllura
Misioni i EULEX-it ka shpërndarë deklaratat e Përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell. Sipas EULEX-it, ata kanë vendosur që trupat e tyre në Veri të Kosovës, pavarësisht se janë të pranishëm në Kosovë për siguri ata nuk do ta marrin rolin e Policisë së Kosovës. “EULEX dhe, KFOR-it janë të pranishëm, por ata nuk mund ta marrin rolin e policisë lokale: nuk është në mandatin e tyre dhe as në kapacitetet e tyre”, thuhet në njoftimin e tyre në Twitter. Me tej, ata kanë thënë se nuk janë të mjaftueshme 50 pjesëtarë të Policisë së Kosovës për t’a menaxhuar situatën në katër komunat ...
Komentet te EULEX: Nuk mund ta marrin rolin e Policisë së Kosovës në komunat veriore Janë të Mbyllura
Raportuesja e Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka deklaruar se i vjen thellësisht keq që sot nuk kishte interes të vërtetë për të arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Sipas saj, shumë gjëra janë në rrezik, duke përfshirë integrimin e arritur tashmë në veriun e Kosovës. Ajo shtoi se në kohët e luftës, gjëja e fundit që na duhet është një përshkallëzim në oborrin tonë të brendshëm. Ajo bëri thirrje për arritjen e një marrëveshje urgjente në mes dy vendeve. “Prandaj i nxis të dy Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq të kthehen në tavolinën e negociatave, pasi nuk ka alternativë ndaj dialogut ...
Komentet te Von Cramon-it i vie keq që nuk pati marrëveshje, bën thirrje që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas takimit të Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, ku nuk është arritur marrëveshja sa i përket çështjeve të targave. Gërvalla përmes një postimi në Twitter, deklaroi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. “Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo mund të arrihet në mënyrë të qëndrueshme vetëm me zgjidhje të drejta dhe të drejta, me njohjen reciproke në qendër. Asnjëherë me qetësimin e ngatërrestarëve dhe kriminelëve, vetëm me shtetin ligjor”, ka shkruar diplomatja kosovare. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Gërvalla: Asnjëherë me qetësimin e kriminelëve, vetëm me shtetin ligjor Janë të Mbyllura
Josep Borrell ka folur pas takimit të gjatë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, dhe ka pasur fjalë të ashpra në fund të këtij fjalimi “sidomos për Kosovën”. “Mospajtimi për targat… Kosova ka vendosur të lëshojë gjoba prej sonte për ata që s’i kanë regjistruar makinat e tyre me targa RKS. Si pasojë, serbët e Kosovës janë larguar nga inistitucionet e Kosovës.” – tha fillimisht ai. Ai vazhdoi të përmendte edhe faktet për situatën në terren, përfshirë dorëheqjen e 600 zyrtarëve policorë serbë. “Kjo lë një vakum të madh të sigurisë (në veri të vendit). Në terren dhe në situatën aktuale politike. Po, kemi një mision të Eulexit, por ata s’mund ...
Komentet te Borrell: Bëra një propozim të cilin e pranoi Vuçiqi, por e refuzoi Kurti Janë të Mbyllura
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Kurti e Vuçiq nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për targat dhe se Kurti nuk e ka pranuar një marrëveshje të ofruar nga Bashkimi Evropian. Stano përmes një postimi në Twitter, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Vuçiq ka pranuar një marrëveshje që Bashkimi Evropian e ka ofruar si zgjidhje për targat, ndërsa kryeministri i Kosovës, Kurti nuk e ka pranuar. “Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Ne parashtruam një propozim që presidenti Vuçiq e pranoi sot ndërsa kryeministri Kurti jo”, ka shkruar ai. ...
Komentet te Stano: BE ka parashtrur një propozim që Vuçiq e pranoi ndërsa Kurti jo Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës në mënyrë elektronike në të cilën mori vendim për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, njofton KQZ-ja. Sipas vendimit të KQZ-së, afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve i paraparë të përfundojë më 21 nëntor është shtyrë deri më 25 nëntor 2022. “Rrjedhimisht, është shtyrë edhe afati për vendimmarrjen e KQZ-së për certifikimin ose jo të subjekteve politike dhe kandidatëve nga 26 nëntori në 28 nëntor 2022, thuhet në njoftimin e KQZ-së. Po ashtu, KQZ-ja tregon ...
Komentet te KQZ-ja shtyen afatet për zgjedhjet në veri Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit trilateral me Borrellin dhe Vuçiqin. Kurti tha se Borrell hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. “Atë propozim si bazë të mirë për të zhvilluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve siç këtë e bën Qeveria e Kosovës. Gjobat të pezullohen të vazhdojnë vetëm qortimet ndërkaq në anën tjetër Serbia të pushojë me prodhimin e targave në Serbi që kanë për dominim Kosovën”, tha Kurti. Kreu i Qeverisë më tej theksoi se natyrisht për Kosovën nuk është e pranueshme nëse nuk ka dakordim që me urgjencë të angazhohen për marrëveshje finale për normalizim të plotë të ...
Komentet te Kurti: Borrell hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizim Janë të Mbyllura