Afrim Muçiqi dhe Ramadan Krasniqi duket se e kanë rregulluar raportin e tyre pas disa vitesh. Dikur ata kishin një miqësi të ngushtë por gjërat ndryshuan më shumë se pesë vite më parë. Në një intervistë që dha asokohe, Afrimi tregoi se Dani nuk e kishte ndihmuar kur ai kishte pasur nevojë. “Kemi pasur një keqkuptim të cilin e kemi kaluar. Arsyeja ka qenë për një punë zëvendësimi në një mbrëmje të maturës ku isha i ftuar në Suedi dhe aty u ngatërruam për punë të termineve. Por, duke pasur parasysh të kaluarën që unë e kam zëvendësuar kolegun tim të nderuar ndoshta mbi 30-40 herë. Ai nuk qe në ...
Komentet te Nuk flisnin prej 6 vitesh, si e rregulluan raportin Afrimi e Dani Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Në Bruksel është duke u zhvilluar takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi që ka nisur rreth 3 orë dhe po mbahet me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell. Fillimisht, Borrell ka mbajtur takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq. Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën. “… t’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi ai në Twitter. Që nga vendimi i Qeverisë për riregjistrimin e makinave me targa serbe ...
Komentet te Rreth 3 orë negociata për targat, takimi trepalësh Kurti – BE – Vuçiq ende s’ka përfunduar Janë të Mbyllura
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Isniq të Deçanit, ku humbi jetën i riu Elvis Osdautaj, pasi u rrokullis me kamion, derisa po zbriste nga mali. Plagët që i riu i pësoi ishin të rënda dhe fatkeqësisht nuk mbijetoi. Vdekjen e tij e konstatoi mjeku në spital, teksa me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Vdekja e Elvisit ka tronditur familjen e miqtë e tij, të cilët kanë shkruar fjalë prekëse për lajmin e hidhur që morën. “Ah bre Elvis, ma këpute shpirtin shoku jem ishalla nxhenet shpirti yt i bardh.” “Ishalla në lula t’xhenetit o vlla, ki me na mungu shumë, na ...
Komentet te “Na këpute shpirtin o vlla”, postimet prekëse të familjarëve pas vdekjes tragjike të të riut në Deçan Janë të Mbyllura
Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar edhe familja Muja në rrugën “Cenë Avdyli” në Pejë, ku hajnat kanë bërë kërdi në shtëpinë e tyre, prej ku kanë vjedhur gjësende me vlerë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se pronari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar se hajnat kanë vjedhur televizorët, laptopët e stoli të arit nga shtëpia e tij, që kapin vlerën e mbi 7 mijë eurove. Sipas deklaratës së tij, të dhënë para hetuesve policorë ...
Komentet te Hajnat e bëjnë qyl shtëpinë e familjes Muja në Pejë, i lënë pa televizorë, laptopë e stoli ari në vlerë të mijëra eurove Janë të Mbyllura
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një kadet i Policisë është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Jashanicë. Sinjali mëson se i riu që vdiq është Flordian Shabaj nga fshati Nabërgjan i Klinës. I riu ishte kadet i Policisë dhe po nisej për në Vushtrri ku po shkollohej në Akademinë e Policisë që ndodhet në këtë qytet. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës 06:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës. Menjëherë në vend ngjarje ka dalë njësiti policor dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një ...
Komentet te E dhimbshme: Ky është kadeti i Policisë që humbi jetën në aksident trafiku Janë të Mbyllura
Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, sot rreth orës 08:00 ka filluar takimin në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Më pas pritet të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimet e veçanta pasohen nga një takim i përbashkët trepalësh ndërmjet Bashkimit Evropian (BE), Serbisë dhe Kosovës, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Kurti tashmë ndodhet në takim, kurse Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmërohet të ketë takimin e tij në orën 9:00. Sipas mediave serbe, krahas Borrellit, palën evropiane në takim do ta përfaqësojë edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Takimit trepalësh Borrell-Kurti-Vuçiq i bashkëngjitet edhe Lajçak Janë të Mbyllura
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të dashur. Ish missi shqiptar është e martuar prej disa vitesh me aktorin e njohur turk, me të cilin ka dy fëmijë. Së fundmi, dyshja e njohur kanë qenë në Shqipëri ku dhe kanë dhënë një intervistë për emisionin e Luana Vjollcës. Në kuadër të një loje, ai duhet t’i bënte partneres së tij një dedikim ku e nisi me disa fjalë shqip. “Zemër! Shpirti im. Zemra ime.”, tha ai duke shtuar më pas në gjuhën turke: “Ne atje (në Turqi) kemi një shprehje: “Të marrësh një vajzë nga Shqipëria është si të këpusësh një trëndafil nga parajsa!”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Të marrësh një shqiptare është si të këpusësh një trëndafil nga parajsa”, aktori turk i bën dedikim romantik Almedës Janë të Mbyllura
Reshjet e mëdha të shiut gjatë ditës së djeshme kanë bërë që të ketë vërshime në pothuajse tërë vendin. Rajoni i Dukagjinit ishte më i prekur nga këto reshje, ku vende-vende pati edhe përmbytje. Te restoranti “Guri i Zi”, shihet se niveli i reshjeve ka qenë aq i madh që ka bërë të krijohet një “det” në këtë pjesë, duke e mbuluar pothuajse restorantin. Akoma nuk dihet se sa është dëmi material në këtë zonë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vërshimet në Klinë, restoranti “mbulohet” nga uji (Video) Janë të Mbyllura
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dalë me rekomandime për qytetarët e rajoneve të Deçanit, Klinës dhe Istogut për përdorimin e ujit të pijes pas situatës së krijuar nga reshjet e shiut që janë duke vazhduar në vend. IKSHPK/QRShP Pejë thotë se është në bashkëveprim dhe kontakt të vazhdueshëm me KRU Hidrodrini – Pejë dhe bazuar në të dhënat e inspektimit nga tereni, vërehet turbullirë e shtuar e ujit kryesisht në rajonin e Deçanit, Klinës dhe Istogut. Situata është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm me mostrimin e ujit për pije. IKSHPK rekomandon qytetarët e këtyre rajoneve ta vlojnë ujin para përdorimit dhe të konsumohet uji për ...
Komentet te Uji i pijes, IKSHPK del me rekomandime për qytetarët e Deçanit, Klinës e Istogut Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast tragjik në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një grua është gjetur pa shenja jete. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka dhënë detaje për Sinjalin, ku ndër të tjera bëri me dije se viktima është 36-vjeçare. “Rreth orës 18:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në fshatin Llaushë të Skenderajt, në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 36 vjeçare. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Zahiti për Sinjalin. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se sipas informacioneve ...
Komentet te E dhimbshme: Gruaja që i dha fund jetës në Skenderaj është 36-vjeçare Janë të Mbyllura