Ishte 9 qershori i kaluar kur një dërgesë e etiketuar “asparagus i imët” u nis në një rimorkio 18 ton nga qyteti Trujillo, në Perunë veriperëndimore. Ngarkesa po shkonte në portin tregtar të Callao , më i rëndësishmi në vend që ndodhet në Lima. Aty, një anije, destinacioni përfundimtar i së cilës ishte porti i Roterdamit , në Holandë, priste dërgesën e perimeve. Por dërgesa nuk ishte afër largimit nga vendi i Amerikës së Jugut. Agjentët e Drejtorisë Kundër Drogës (Dirandro) të Policisë Kombëtare të Perusë arritën të zbulonin se asparagu ishte i kontaminuar me një substancë që rezultoi të ishte kokainë e lëngshme . “Droga në Huallaga (Peruja veriore) ...
Komentet te BBC: Si funksionon mafia shqiptare në Amerikën Latine dhe deri ku arrijnë tentakulat e saj Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se ishte për një shëtitje përgjatë lumit Ibër në Mitrovicë bashkë me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia. Wigemark tha se pas shëtitjes pinë një kafe të këndshme në Mitrovicën e Veriut. “EULEX-i dhe KFOR-i janë të sinkronizuar në rolet tona përkatëse të reaguesit të sigurisë në Kosovë”, ka shkruar Wigemark. Kujtojmë se sot gjatë ditës trupat të EULEX-it janë parë në veri të vendit duke patrulluar, pasi atje tashmë kanë dhënë dorëheqje pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shefi i EULEX-it e komandanti i KFOR-it vizitojnë veriun Janë të Mbyllura
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka adresuar një sërë kritikash ndaj Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, për dialogun me Serbinë dhe situatën e krijuar në veri për çështjen e targave ilegale. Hoti i cili është edhe deputet i LDK-së në Kuvend, thotë se kreu qeveritar po tregon që s’ka lidership në vendimmarrje në nivele të tilla të dialogimit. Ish-kryeministri Hoti thotë se Qeveria Kurti “pa vizion ka sjell Kosovën që sot të bisedojë në Bruksel për targat të automjeteve e menaxhim të krizave dhe të anashkalohet marrëveshja finale me njohje reciproke”. Hoti e vlerëson për keqardhje edhe moskoordinimin me aleatët ndërkombëtarë, veçmas ShBA-në ...
Komentet te Hoti: Ka shenja për prishjen e raporteve me SHBA-të Janë të Mbyllura
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka bërë me dije se takimi i kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb Aleksander Vuçiq pritet të mbahet të dielën në Bruksel. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ai nuk ka dhënë detaje tjera për takimin. “Me gjasë nesër do të ketë një takim në Bruksel”, ka thënë Kryeziu. Bashkimi Evropian ka bërë me dije se të dy palët i kanë ftuar për një takim në Bruksel për të gjetur një zgjidhje për çështjen e targave. Një ditë me parë, zyrtarët qeveritarë janë shprehur optimist për arritjen e një marrëveshje për këtë çështje. Ndërsa, ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlament të ...
Komentet te Qeveria: Nesër pritet takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel Janë të Mbyllura
Jack Smith është deklaruar pas dorëheqjes nga pozita e kryeprokurorit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilën e mbante që nga maji i vitit 2018. Smith që tashmë është emëruar si Këshilltar Special për t’i hetuar dy procese që njëri lidhet me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, thotë se do t’i kryej hetimet sipas traditave më të mira të Departamentit Amerikan të Drejtësisë. “Unë synoj të kryej hetimet e caktuara dhe çdo ndjekje penale që mund të rezultojë prej tyre në mënyrë të pavarur dhe sipas traditave më të mira të Departamentit të Drejtësisë. Ritmi i hetimeve nuk do të ndalojë nën vëzhgimin tim. Unë do të ushtroj gjykim të ...
Komentet te Smith deklarohet pas dorëheqjes nga Specialja Janë të Mbyllura
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka kërkuar krijimin e frontit të përbashkët opozitar. Hyseni në një postim në Facebook, ka thënë se bashkimi i opozitës për të kundërshtuar politikat rrënuese të Albin Kurtit, dhe “noterës” së tij Vjosa Osmani është misioni më i rëndësishëm politik e nacional sot. “Krijimi i një fronti të përbashkët opozitar për të kundërshtuar politikat rrënuese të Albin Kurtit dhe noterës së tij Vjosa Osmani është misioni më i rëndësishëm politik e nacional sot. Është thirrje dhe alarm për të parandaluar rrëshqitjen e Kosovës në izolim të plotë. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, me politikën e tyre të rrezikshme dhe izolacioniste po ...
Komentet te Hyseni kërkon bashkimin e opozitës: Të ndalen politikat rrënuese të Kurtit dhe “noterës” se tij, Vjosa Osmanit Janë të Mbyllura
Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së ka reaguar pas raportimeve se kryeprokurori Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në Gjykatën Speciale. Klinaku përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se për kryeprokurorin është i sigurtë që “ia ka ni erën parave”. “Po lexoj se Kryeprokurori Jack Smith e braktis Gjykatën Speciale, e unë jam i sigurt që ‘ia paska ni erën pareve’”, ka shkruar ai. Prokurori i posaçëm Smith ka dhënë dorëheqje si Kryeprokuror i Gjykatës Speciale në Hagë, ku ishte i ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë. Smith është emëruar të premten për të mbikëqyrur një nga hetimet penale më të mëdha ...
Komentet te “Ia paska ni erën pareve”, Klinaku reagon pas dorëheqjes së kryeprokurorit të Speciales Janë të Mbyllura
Jack Smith nuk do të jetë më Kryeprokuror i Gjykatës Speciale. Smith, i cili ishte në detyrën e kryeprokuroit që nga viti 2018 në Gjykatën e Hagës, për të hetuar krimet e luftës në Kosovë, tani do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të hetuar raste të tjera. Njoftimi për largimin e tij nga Haga, e ka bërë të ditur Departamenti i Drejtësisë në SHBA. Dokument /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Jack Smith largohet nga pozita e Kryeprokurorit të Gjykatës Speciale Janë të Mbyllura
Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, sot njoftoi se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë ftuar për një takim “urgjent” në Bruksel para datës 21 nëntor, kur edhe përfundon afati i qortimeve ndaj qytetarëve serbë që ngasin vetura me targa KM. Ndonëse nga Qeveria e Kosovës ende nuk është konfirmuar nëse është pranuar ftesa e BE-së, mediat në Serbi kanë thënë se Vuçiqi e ka pranuar ftesën e BE-së, dhe se do të takohet me Kurtin në Bruksel të dielën ose të hënën e 21 nëntorit, në ditën kur nis gjobitja e shoferëve me targa ilegale KM. Siç kishte shkruar “Novosti”, ...
Komentet te “Vizita në Athinë më e këndshme se tjetra që vjen pas” – A po e paralajmëron Vuçiq takimin me Kurtin në Bruksel? Janë të Mbyllura
Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të ankesave të mbrojtjes, ka marrë vendim me të cilin ia ka ulur dënimin nga burgimi i përjetshëm, në 35 vjet burgim, Naser Pajazitajt, për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të 2015-ës. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Gentiana Hoxha. “Apeli sot ka vendos që ta ulë dënimin nga burgim i përjetshëm në 35 vjet burgim. Vendimi sot është ekspedu nga ana gjyqësore”, tha ajo. Ndryshe, më 23 qershor 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim e ka dënuar me dënim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor të ...
Komentet te Nga burgimi i përjetshëm, Apeli ia lë 35 vite burgim Naser Pajazitajt për vrasjen e Donjeta Pajazitaj Janë të Mbyllura