Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është përfshirë në debatin për shëndetësinë. Ajo ka thënë se vendi ka mbetë pa Qeveri. Për ta shpjeguar këtë që tha, Musliu ka treguar një shëmbull konkret me ish ministrin e punëve të brendshme Agim Veliu “Agim Veliu, nëse të kujtohet gjatë mandatit të kalumë e pata përsëritë nja tri herë një pyetje parlamentare, e nuk vishe me u përgjigjë. Ta pata shkrujt një letër këtu “kërkohet” e hala pa e kry seancën, më pate thirrë në telefon me më tregu se ku je. Sot publikisht po të ftoj hajde dalim bashkë e i marrim edhe do të Vetëvendosjes, që u fotografojshin ...
Komentet te Musliu: Kena mbetë pa Qeveri, jena bo “kail” me na kthy atë ministrin me mindil Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Deputeti i nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli nuk ka kërkuar falje për deklaratën e tij raciste ndaj partive minoritare në vend. Avdyli ka marrë fjalën edhe një herë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, duke mos kërkuar falje për deklaratën e tij. “Minstrinë e Shëndetësisë, e kanë udhëheq të gjitha partitë bile edhe minoritetet. DIkush e paska shkru koment racist. Te lutem, çfarë racizmi është ky koment, nuk është racizëm, është vlerësim për dy ministrat e shëndetësisë…Kjo është në kuptim pozitiv, që të gjitha partitë e kanë udhëheqë shëndetësinë dhe përgjegjësia na bie të të gjithë dhe kjo nuk ka të bëjë në këtë kontekst…Unë konsideroj partitë ...
Komentet te Avdyli nuk kërkon falje për racizmin: I vlerësova minoritetet Janë të Mbyllura
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, i ka thënë deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Haxhi Avdyli, që të flasë sa dojë se Qeveria nuk do ta bëjë ministër. Pas një replike që patën Avdyli dhe Kastrati, ky i fundit me ironi i ka thënë deputetit të VV-së që nuk do të bëhet ministër. “Kam respekt për doktorin Haxhi Avdyli. Po badihava o doktor, fol sa te dush se nuk kanë me të bë ministër”, ka thënë Kastrati gjatë seancës. Ndërkaq gjatë seancës së sotme Haxhi Avdyli ka pasur kritika për gjendjen në shëndetësi. Avdyli ka thënë se edhe VV ka udhëhequr për 2 vite me shëndetësinë, andaj ...
Komentet te Kastrati tallet me Haxhi Avdylin: Badihava fol se nuk të bëjnë ministër Janë të Mbyllura
Postimi i një fature në Instagram nga shefi i njohur turk, Nusret , i cili në publikun e gjerë u bë i njohur si Salt Bae, ka shkaktuar komente të ndryshme. Së fundmi, shefi i famshëm turk, i entuziazmuar ka postuar në “Instagram”, shumën e faturës në restorantin e tij në Abu Dhabi e cila ka arritur në 161.550 euro , pra aq sa mund të kushtojë një apartament në zemër të Tiranës. “Grabitje e hapur”, komenton një ndjekës. Megjithatë, Nusret iu shmang pyetjes se kush e ka paguar faturën e kripur prej 161.550 euro për të ngrënë në restorantin e tij. Përveç mezeve dhe biftekëve “të artë”, klienti hapi ...
Komentet te Publikohet fatura e “frikshme”, biftekët “e artë” të Nusretit më të shtrenjtë se një apartament -Foto Janë të Mbyllura
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë ftuar që “së shpejti” të shkojnë në Bruksel për t’u takuar në kuadër të dialogut që ndërmjetëson blloku evropian. Ai nuk ka dhënë ndonjë datë, por ka thënë se takimi duhet të ndodhë “shumë, shumë shpejt” dhe se qëllimi i takimit është “për të gjetur një zgjidhje evropiane”. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur prej se Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe. Këto makina qarkullojnë kryesisht ...
Komentet te Situata në veri, Kurti e Vuçiq së shpejti në takim në Bruksel Janë të Mbyllura
Prokuroria e Specializuar e ka refuzuar kërkesën e Nasim Haradinajt që ai të kryejë një vizitë në një shtet tjetër për arsye shëndetësore. Sipas Prokurorisë, mbrojtja e Haradinajt nuk ka paraqitur asnjë informacion që vërteton gjendjen shëndetësore të pretenduar ose ashpërsinë e saj, ku një gjë të tillë e ka pranuar edhe vetë mbrojtja e Haradinajt. “Urgjenca e pretenduar nuk mund të shërbejë si justifikim për lehtësimin e kërkuar, dhe pavarësisht premtimit se një mjek do të konfirmonte prognozën brenda 24 orëve prej momentit të Kërkesës, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka pranuar asnjë informacion mbështetës për më shumë se një javë nga paraqitja”, ka thënë Prokuroria. Tutje, sipas ...
Komentet te Haradinajt i refuzohet kërkesa për vizitë shëndetësore në një shtet të tretë Janë të Mbyllura
Institucionet e ndryshme në Kosovë kanë nisur punën në mbulimin e detyrave të qytetarëve serbë që u dorëhoqën masivisht. Qindra qytetarë serbë të Kosovës, kryesisht nga katër komunat veriore të vendit, kanë hequr dorë nga pozitat e tyre në institucionet e Kosovës që nga 7 nëntori, në kundërshtim të vendimit për riregjistrimin e targave të veturave. Dorëheqjet u dorëzuan në institucione si Policia, Gjykata e Prokuroria, Dogana e të tjera. Edhe përfaqësuesit politikë në nivel lokal u dorëhoqën duke çuar në nevojën për zgjedhje të parakohshme në katër komuna të banuara me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Po ashtu, edhe 10 deputetë në Kuvendin e ...
Komentet te Si po zëvendësohen serbët e dorëhequr nga institucionet e Kosovës? Janë të Mbyllura
Hoti: Pasi SHBA ua ndali vizitat, Kurti për t’i dhënë mesazh amerikanëve më shumë rri jashtë Kosovës
Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar sërish qasjen e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, kundrejt aleatëve ndërkombëtarë dhe refuzimin e tij që të ndryshojë vendimin mbi targat, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërprerë vizitat e ministrave të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Kurti më shumë rri jashtë vendit. Sipas tij, kreu i Qeverisë këtë e bën për t’i dhënë mesazh SHBA-së. “SHBA-ja iu ndërpreu vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend. Ndërsa, Kryeministri, për t’i dhënë mesazh SHBA-së, rri më shumë jashtë ...
Komentet te Hoti: Pasi SHBA ua ndali vizitat, Kurti për t’i dhënë mesazh amerikanëve më shumë rri jashtë Kosovës Janë të Mbyllura
18 nëntorin, amerikanët e kanë shënuar si Ditën Kombëtare të Princeshave. Princeshë, ata e konsiderojnë secilën vajzë e cila u dhuron të tjerëve mirësi me buzëqeshjen e saj. Sjellja e mirë, sipas tyre është një akt që tregon natyrën mbretërore të secilës vajzë. Historia e Ditës Kombëtare të Princeshave fillon me “The Swan Princess”, e cila u shfaq në kinema më 18 nëntor të vitit 1994 dhe prezantoi Princeshën e bukur Odette. Që nga ajo ditë, çdo vit në të njëjtën datë shënohet Dita e Princeshave. Sipas përshkrimit të tyre, cilësitë e princeshave janë të ndryshme. Disa janë më të guximshme, u pëlqen të ndërmarrin veprime të mëdha, disa veçohen ...
Komentet te Sot është Dita e Princeshave Janë të Mbyllura
Një banesë është përfshirë nga zjarri mesditën e djeshme në rrugën ‘Vlada Cetkoviç’, ku si pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se brenda banesës që nuk ndodhej askush, njësitë e zjarrfikësve kanë hyrë me forcë dhe kanë arritur që ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin në tërësi. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një njësi e EULEX-it, teksa është kontaktuar edhe pronarja e banesës e cila është e nacionalitetit shqiptar. Sipas burimeve, ajo nuk ka qenë në banesë që tri javë dhe nuk e di se çfarë mund të ketë shkaktuar zjarrin, pasi që sipas saj, nuk ka lënë asgjë të kyçur në ...
Komentet te Përfshihet nga zjarri një banesë në Mitrovicë të Veriut, pronarja thotë se nuk ka qenë aty që tri javë Janë të Mbyllura