Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

IHK: Do të vazhdojnë vërshimet në Kosovë

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vend do të vazhdojnë reshjet e shiut, kryesisht më shumë në pjesën perëndimore të vendit. IHMK ka bërë të ditur gjithashtu se në këtë pjesë të Kosovës mund të ketë vërshime. “Duke filluar nga sot pasdite 22/11/2022, në pjesën më të madhe të vendit do të vazhdojnë reshjet, por me intensitet dhe në sasi, më të larta do të jenë në pjesën perëndimore të vendit. Kjo situatë do ta vështirësoi edhe më tepër edhe ashtu të rënduar nga ditët e kaluar e të cilat shkaktuan disa vërshime”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te IHK: Do të vazhdojnë vërshimet në Kosovë Janë të Mbyllura

Kurti i numëron orët mbrapsht për gjobat: Nuk janë më 48, i kemi vetëm 36 orë

Lajme
Të papërshtatshme e ka quajtur ditën e djeshme kryeministri Albin Kurti, derisa thotë se janë duke bërë përpjekje maksimale që të arrihet marrëveshja për targat ilegale dhe për zotimin e Serbisë që të përkushtohet drejt marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve. Derisa foli për rëndësinë e leximit, para rinisë së Prizrenit, Kurti theksoi se është i domosdoshëm korrigjimi i gabimit të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili, sipas tij braktisi diskutimin për normalizim të marrëdhënieve dhe u fokusua vetëm te çështja e targave. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos ambasadori Jeffrey Hovenier është shumë i përkushtuar dhe angazhuar, unë e falënderoj për këtë, roli i tij ...
Komentet te Kurti i numëron orët mbrapsht për gjobat: Nuk janë më 48, i kemi vetëm 36 orë Janë të Mbyllura

Daçiq: BE-ja më në fund pranoi se Beogradi është e vetmja palë konstruktive në dialog

Lajme
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se në dialogun për Kosovën problemi është në anën e Prishtinës e cila, sipas tij, nuk do të jetë kurrë pjesë e zgjidhjes pa presion ndërkombëtar. “Ne jemi pjesë e zgjidhjes dhe ata janë pjesë e problemit. Prishtina nuk do të jetë kurrë pjesë e zgjidhjes pa presion ndërkombëtar”, u tha Daçiq gazetarëve në Beograd. Më tej Daçiq theksoi se Kosova mendon që bashkësia ndërkombëtare nuk do të ndërmarrë asnjë veprim dhe se qëndrimi i djeshëm i BE-së se Beogradi ishte e vetmja palë konstruktive në negociata është, siç tha, “fatkeqësisht për herë të parë fakt pozitiv”. “Shpresojmë se bashkësia ndërkombëtare do ...
Komentet te Daçiq: BE-ja më në fund pranoi se Beogradi është e vetmja palë konstruktive në dialog Janë të Mbyllura

Reagon Franca: Shprehim keqardhje që nuk u arrit marrëveshja, Kosova ta pranojë propozimin e Borrellit për targat

Lajme
Pas dështimit të arritjes së një marrëveshje për targat në Bruksel sot ka reaguar edhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot. Ai ka shkruar se vendi i tij shpreh keqardhje që s’u arrit një marrëveshje, duke i bërë thirrje palëve, veçanërisht Kosovës, të pranojnë propozimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, që të pranojnë propozimin e BE-së për kompromis. “Franca shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pas takimit të 21 nëntorit në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Ajo i bashkohet thirrjeve të Bashkimit Europian për të shmangur çdo veprim të ...
Komentet te Reagon Franca: Shprehim keqardhje që nuk u arrit marrëveshja, Kosova ta pranojë propozimin e Borrellit për targat Janë të Mbyllura

Varësia nga narkotikët: 22-vjeçari në Shtime kapet mat nga Policia, rrëfen se është përdorues i drogës që 5 vjet

Lajme
Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia. Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, ku u ndaluan tre të dyshuar, njëri prej të cilëve ka arritur të ikë para syve të Policisë, raporton Gazeta Sinjali. Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, tre të dyshuarit, të moshave të reja, fillimisht janë ndaluar në afërsi të një shkolle, ku u kapën nga Policia duke e mbushur veturën me një shishe naftë. Nën dyshimet se posedojnë gjësende të kundërligjshme, Policia i ka kontrolluar dhe ...
Komentet te Varësia nga narkotikët: 22-vjeçari në Shtime kapet mat nga Policia, rrëfen se është përdorues i drogës që 5 vjet Janë të Mbyllura

Hill: BE-së i duhet një vit kohë për ta zgjidhur çështjen e targave

Lajme
Ambasadori i Amerikës në Beograd, Christophet Hill deklaron se duhet të jenë në dispozicion edhe 365 ditë të tjera për t’u zgjidhur çështja e targave ilegale serbe. Hill pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq tha se BE-ja e ka bërë të qartë se duhen më shumë se 48 orë për të zgjidhur çështjen aktuale. “BE e ka bërë të qartë se do të dëshironte të shihte edhe 365 ditë të tjera,” shtoi Hill. Për bisedimet e djeshme në Bruksel, ai tha se nuk do të fliste për dështim, por se ajo që ndodhi tregon se ka nevojë për bisedime të mëtejshme. “Rruga për të arritur një zgjidhje është fleksibiliteti ...
Komentet te Hill: BE-së i duhet një vit kohë për ta zgjidhur çështjen e targave Janë të Mbyllura

Zyra e Prokurorit të Specializuar s’i pranon masakrat e kryera në Kosovë nga forcat serbe

Lajme
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka refuzuar t’i pranojë masakrat që u kryen nga forcat serbe në Kosovë gjatë luftës së fundit. Gjyqtari i procedurës paraprake kishte urdhëruar avokatët e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar që t’i paraqitnin faktet për të cilat pajtohen të dy palët. Në shkresën e përbashkët, avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kishin renditur 135 krime me masakrat më evidente të kryera përgjatë luftës. Asnjë prej masakrave nuk u pranua si fakt nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. ZPS për këtë më 10 nëntor e njoftoi Mbrojtjen. Pasi kishte paraqitur në dy anekse faktet ...
Komentet te Zyra e Prokurorit të Specializuar s’i pranon masakrat e kryera në Kosovë nga forcat serbe Janë të Mbyllura

Lista Serbe paralajmëron për nesër tubim në Mitrovicën Veriore

Lajme
Lista Serbe ka paralajmëruar tubim për të mërkurën në ora 15:00 në pjesën veriore të Mitrovicës, është bërë e ditur në një fjalim të jashtëzakonshëm të kësaj partie, pas takimit që kanë pasur në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në ambientet e Listës Serbe në Mitrovicë, gazetarëve iu drejtua kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, ish-kryetarët e katër komunave në veri, si dhe kryetari i komunës së Zveçanit. Ata dhanë dorëheqje pas vendimit të Prishtinës zyrtare për shkarkimin e shefit të policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili publikisht tha se nuk do të zbatojë vendimet për paralajmërime dhe gjoba ndaj atyre që nuk i riregjistrojnë ...
Komentet te Lista Serbe paralajmëron për nesër tubim në Mitrovicën Veriore Janë të Mbyllura

Vogel: Dialogu çdo muaj po pëson krizë, Kurti humbi durimin

Lajme
Toby Vogel, ekspert në Këshillin e Politikave të Demokratizimit, deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka humbur durimin në procesin e negociatave me Serbinë, pasi sipas tij, ky proces çdo muaj “po bie në një krizë që BE-ja e rregullon me një marrëveshje të përkohshme”. Siç raportoi Zëri i Amerikës të martën, Vogel u shpreh se ky proces dialogu nuk po i trajton asnjëherë “pyetjet themelore që dialogu duhet t’iu përgjigjet. “Bashkimi Evropian duhet të pyesë veten se çfarë mund të bëjë për t’i çuar negociatat në fazën ku merren parasysh çështjet më të vështira – sovraniteti dhe njohja. Është e qartë se kryeministri Kurti e ka humbur ...
Komentet te Vogel: Dialogu çdo muaj po pëson krizë, Kurti humbi durimin Janë të Mbyllura

REL: BE arrin konsensus që kosovarët të udhëtojnë pa viza në janar të vitit 2024

Lajme
Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024. Radio Evropa e Lirë merr vesh se pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel. Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës. Paraprakisht, Republika Çeke, e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së, kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023. Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat, që ...
Komentet te REL: BE arrin konsensus që kosovarët të udhëtojnë pa viza në janar të vitit 2024 Janë të Mbyllura