Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Kurti mbledh Qeverinë, në rend të ditës edhe Projektligji për Pagat dhe ai për Zyrtarët Publik

Lajme
Sot në ora 10:00 do të mblidhet Qeveria e Kosovës. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen 20 pika të rendit të ditës. Sipas rendit të ditës në këtë mbledhje do të shqyrtohet Projektligji për Pagat në Sektorin Publik, si dhe Projektligji për Zyrtarët Publik. Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikim e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC, për Zhvillim Ndërkombëtar (MFPT). /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kurti mbledh Qeverinë, në rend të ditës edhe Projektligji për Pagat dhe ai për Zyrtarët Publik Janë të Mbyllura

Lista Serbe sot nxjerr në protestë të gjitha gratë dhe nënat serbe që jetojnë në Kosovë

Lajme
Lista Serbe ka paralajmëruar tubim për sot në ora 15:00 në pjesën veriore të Mitrovicës. Kështu është bërë e ditur në një fjalim të jashtëzakonshëm të kësaj partie, pas takimit që kanë pasur të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në tubim do të marrin pjesë “të gjitha gratë dhe nënat” serbe që jetojnë në Kosovë. Protesta është paralajmëruar edhe në të gjitha institucionet. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një konferencë për media në Mitrovicë tha se Prishtina, përkatësisht Albin Kurti, është e vetmja përgjegjëse për dështimin e negociatave në Bruksel. Ai ka paralajmëruar protesta në të gjitha institucionet, pa specifikuar se kur do të ...
Komentet te Lista Serbe sot nxjerr në protestë të gjitha gratë dhe nënat serbe që jetojnë në Kosovë Janë të Mbyllura

Rast i rëndë në Burgun e Dubravës, dhunohet seksualisht një 25-vjeçar

Lajme
Rastet e ngacmimeve, sulmeve e dhunimeve seksuale kanë marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Viktima zakonisht janë vajzat dhe gratë, të cilat në të shumtën e rasteve kërkojnë ndihmën e Policisë dhe dënimin e personave të dyshuar. Mirëpo pre e dhunës seksuale rastis të jenë edhe burrat. Edhe më parë janë raportuar disa raste të dhunimeve ndaj personave që vuajnë dënimet me burgim në Qendrat Korrektuese në vend, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku një i burgosur ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një i burgosur tjetër. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se e gjithë ...
Komentet te Rast i rëndë në Burgun e Dubravës, dhunohet seksualisht një 25-vjeçar Janë të Mbyllura

Vranësira e intervale me diell, moti për sot

Lajme
Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, raporton Gazeta Sinjali. Sipas njoftimit të Prishtina Weather, vende-vende ka mundësi për riga lokale shiu. Mot i ngjashëm pritet të vazhdojë edhe ditëve në vijim. Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale, për të shënuar një rritje të shpejtë nga dita e enjte. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vranësira e intervale me diell, moti për sot Janë të Mbyllura

Çështja e targave, Bislimi e Petkoviq nesër takim urgjent në Bruksel

Lajme
Burimet diplomatike i kanë konfirmuar REL-it se të mërkurën në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq – nën ndërmjetësim të të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak – për të diskutuar zgjidhjen për çështjen e targave ilegale serbe. Këto burime kanë thënë se palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, që është konsideruar urgjent. Takimi do të zhvillohet vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ...
Komentet te Çështja e targave, Bislimi e Petkoviq nesër takim urgjent në Bruksel Janë të Mbyllura

Peci i del në mbrojtje presidentes, i reagon ashpër Hysenit: Rri e mos fol, Osmani po përpiqet me i sanu dëmet tua

Lajme
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njëherit kryetar i Listës Guxo, Faton Peci, ka reaguar pas deklaratës së ish-kryediplomatit kosovar, Skender Hyseni, i cili krahasoi presidenten e vendit, Vjosa Osmani, me kriminelin serb, Sllobodan Millosheviq, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Peci ka thënë se analogjia e cilitdo njeri të Kosovës me kasapin Millosheviq është krim. Sipas tij kjo është edhe më e rëndë kur bëhet me presidenten e vendit. “Skendo, akordoje mirë harmonikën se të janë përzi sendet. Analogjia e cilitdo njeri të Kosovës me kasapin Millosheviq është krim, le më me të parën e shtetit. Mos u përpiq që margjinalizimin personal ta projektosh ...
Komentet te Peci i del në mbrojtje presidentes, i reagon ashpër Hysenit: Rri e mos fol, Osmani po përpiqet me i sanu dëmet tua Janë të Mbyllura

“Kosova ka të drejtë për targat”, deputeti gjerman kritikon ashpër BE-në

Rajoni dhe Bota
Takimi i nivelit të lartë në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian nuk rezultoi i suksesshëm. Palët nuk arritën të gjejnë një zgjidhje për çështjen e targave. Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, përgjegjëse për dështimin e negociatave e la Kosovën. Por kështu nuk mendon deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham. Ai ka kritikuar ashpër mënyrën se si po trajtohet çështja e targave nga Bashkimi Evropian. “Jam shumë i shqetësuar dhe i frustruar me atë se çfarë po ndodh në Kosovë. Kosova ka plotësisht të drejtë të vendos për ligjet brenda territorit të saj dhe kjo vlen për çështjen e targave. Problemi nuk është ...
Komentet te “Kosova ka të drejtë për targat”, deputeti gjerman kritikon ashpër BE-në Janë të Mbyllura

“Më i bukuri i familjes”, Bora Zemani uron ëmbëlsisht vëllain e Donaldit për ditëlindje

ShowBiz
Vëllezërit Veshaj janë më të përfolurit e momentit, si pasojë janë kthyer edhe në kryefjalën e mediave rozë. Të gjithë flasin për Donaldin dhe Romeon, mirëpo sot është dita e Marios, i cili feston ditëlindjen. Edhe pse nuk është shumë i ekspozuar në publikë, për të nuk kanë munguar urimet e shumta. Madje në një foto të publikuar nga Romeo, i cili ka shkruar: “Me sa fat jam që të kam Edhe 100 vjeç @mario.veshaj Të dua më shumë!”, më shumë vëmendje ka tërhequr komenti i Borës. Kjo e fundit e ka konsideruar Marion më të bukurin e familjes. “Edhe 100 me i bukuri familjes!”, ka shkruar moderatorja, duke marrë ...
Komentet te “Më i bukuri i familjes”, Bora Zemani uron ëmbëlsisht vëllain e Donaldit për ditëlindje Janë të Mbyllura

IKSHPK: Uji në zonat me vërshime nuk i plotëson standardet e ujit të pijshëm

Lajme
IKSHPK-ja ka njoftuar se në mostrat e mbledhura sot në të gjithë vendin, uji i sistemeve të goditura nga shirat dhe përmbytjet, ka ende vlerë të shtuar të turbullirës në ujin e pijshëm. Në njoftim, thuhet se edhe sot impiantet e trajtimit të ujit punojnë me kapacitet të reduktuar ose janë jashtë funksionit dhe për pasojë shumë zona mbeten pa furnizim 24 orë. “Në mostrat e analizuara nga të njëjtat sisteme, nga analizat laboratorike fiziko-kimike rezulton vlerë e ngritur e turbullirës që i kalon vlerat standarde të lejuara. Parametra të tjerë fiziko-kimikë rezultojnë në lëkundje në varësi të vlerave të turbullirës”. “Nga mostrat laboratorike mikrobiologjike të përpunuara deri më tani, ...
Komentet te IKSHPK: Uji në zonat me vërshime nuk i plotëson standardet e ujit të pijshëm Janë të Mbyllura

Lulëzon prostitucioni në Prizren, arrestohen katër persona të dyshuar

Lajme
Arrestimi i dhjetëra të rinjve e të moshuarve për marrje me prostitucion po dëshmon se ky fenomen po vazhdon të jetë mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Shumë raste të tilla janë zbuluar kohëve të fundit në qytete të ndryshme, por më shumë ka pasur në Prizren, ku të dyshuarit kanë qenë edhe nga Shqipëria, raporton Gazeta Sinjali. Për një rast të tillë që ka ndodhur po ashtu në Prizren, Policia ka kapur katër persona, të moshave 43, 24, 36 e 31-vjeçare, të cilët janë arrestuar gjatë ditës së djeshme, pas një hetimi të zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore. Burimet nga Prokuroria ...
Komentet te Lulëzon prostitucioni në Prizren, arrestohen katër persona të dyshuar Janë të Mbyllura