Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Einxhel Shkira tregon se kur do të kthehet në ekran, por ka vetëm me një kusht

ShowBiz
Einxhel Shkira është një nga personazhet më të dashura të momentit në showbiz. Prej daljes nga “Big Brother VIP”, ajo zgjon gjithmonë shumë kuriozitet për publikun. Moderatorja është në pritje të ëmbël dhe kjo bërë që të shkëputej edhe nga ekrani. Mirëpo, ajo është shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, Einxhel zbuloi se do t’i rikthehet ekranit sezonin e ardhshëm me një projekt televiziv. Por për ta realizuar këtë gjë ka vetëm një kusht, që të mos mbesë përsëri shtatzënë. Kujtojmë që Einxhel dhe Dj Dagz e nisën lidhjen e tyre të dashurisë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku u njohën dhe tashmë pritet të bëhen prindër për ...
Komentet te Einxhel Shkira tregon se kur do të kthehet në ekran, por ka vetëm me një kusht Janë të Mbyllura

Lindin binjakët nga embrione të ngrira 30 vjet më parë

Rajoni dhe Bota
Foshnjat binjake kanë lindur në shtetin amerikan të Tenesit nga embrione të ngrira më shumë se 30 vjet më parë. Besohet të jetë një rekord i ri për embrionet më të gjata të ngrira ndonjëherë që kanë rezultuar në një lindje të suksesshme. Ato u ruajtën në rreth -128 gradë Celsius në azot të lëngshëm më 22 prill të vitit 1992, raporton bbc. Rachel Ridgeway, një nënë e katër fëmijëve nga Oregon, lindi binjakët më 31 tetor. Babai, Philip Ridgeway, tha se ishte “e pabesueshme”, transmeton Telegrafi. Lydia Ann dhe Timothy Ronald Ridgeway ka të ngjarë të vendosin një rekord të ri, sipas Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Embrioneve (NEDC), një ...
Komentet te Lindin binjakët nga embrione të ngrira 30 vjet më parë Janë të Mbyllura

“Keni me pa masi t’dal n’liri”/ Prishtinasi që po kërkohej nga Gjykata kërcënon policët që e arrestuan

Lajme
Personat që kërkohen me urdhëresa të Gjykatave vazhdojnë të bien në prangat e Policisë së Kosovës, pasi kapen në flagrancë në qytete të ndryshme të Kosovës. Por shpesh herë të dyshuarit janë agresivë gjatë arrestimit dhe kërcënojnë zyrtarët policorë, duke ua vështirësuar kështu kryerjen e detyrës zyrtare, raporton Gazeta Sinjali. Dje pasdite në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë, një njësi policore që po patrullonte në atë zonë ka ndalur për kontroll një veturë të cilën po e drejtonte një 34-vjeçar. Sinjali mëson se gjatë verifikimit, i dyshuari ka rezultuar i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe i njëjti është arrestuar menjëherë. Por gjatë arrestimit, 34-vjeçari dyshohet se ka kërcënuar ...
Komentet te “Keni me pa masi t’dal n’liri”/ Prishtinasi që po kërkohej nga Gjykata kërcënon policët që e arrestuan Janë të Mbyllura

Hill: Të shtyhet afati për targat së paku për 1 vit

Lajme
Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se duhet pezulluar vendimi i Qeverisë së Kosovës për targa së paku për një vit dhe se Kosova e Serbia duhet zgjidhur çështjet më të rëndësishme. “Rajoni ka nevojë për qetësim”, ka thënë Hill gjatë një vizite në Institutin për Gjenetikën molekulare dhe gjenetikën inxhinierike. “Është e nevojshme të zgjidhen problemet më afatgjate, që serbët në Kosovë ta dinë se si do të duket jeta e tyre. Kosova gjithashtu ka nevojë për të pasur perspektivën e një pozicioni ndërkombëtar”, tha ai raporton N1. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Hill: Të shtyhet afati për targat së paku për 1 vit Janë të Mbyllura

Parlamenti Evropian miratoi rezolutën: Donacione dhe para për Serbinë, vetëm nëse vendos sanksione ndaj Rusisë

Lajme
Parlamenti Evropian në Strasburg miratoi një rezolutë që negociatat e pranimit me Serbinë duhet të përparojnë vetëm nëse Beogradi mbështet sanksionet kundër Rusisë dhe bën përparim të rëndësishëm në reforma. Gjithashtu, eurodeputetët mbështetën që fondet e BE-së për Serbinë të kushtëzohen në të njëjtën mënyrë. Siç njoftohet në faqen e internetit të Parlamentit Evropian, asnjë alternativë nuk duhet të zëvendësojë zgjerimin, dhe procesi i vendimmarrjes në procesin e anëtarësimit duhet gjithashtu të reformohet dhe anëtarët e rinj të pranohen me shumicë të cilësuar në vend të unanimitet. Gjithashtu shtohet se negociatat e anëtarësimit me vendet kandidate duhet të përfundojnë deri në vitin 2030. “Eurodeputetët kërkojnë që reformat demokratike dhe sundimi ...
Komentet te Parlamenti Evropian miratoi rezolutën: Donacione dhe para për Serbinë, vetëm nëse vendos sanksione ndaj Rusisë Janë të Mbyllura

Ulja e pagave nga Qeveria, KGJK mban mbledhje të jashtëzakonshme

Lajme
Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot pritet të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjykatës dhe prokurorëve. Në këtë mbledhje pritet të diskutohet lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të kryeministrit, Albin Kurti, për pagat dhe hapat që KGJK do të ndërmarrë në lidhje me këtë vendim, raporton Betimi për Drejtësi. Kujtojmë që në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është shfuqizuar vendimi i Qeverisë Haradinaj, duke kthyer kështu pagat në sistemin e drejtësisë siç ishin para vendimit të marrë në vitin 2017. “Kushti i paraparë për përjashtim të këtij ligji është plotësuar me nxjerrjen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese me ligjin ...
Komentet te Ulja e pagave nga Qeveria, KGJK mban mbledhje të jashtëzakonshme Janë të Mbyllura

Haradinaj e quan Kurtin “kryeministër i shkatërrimit: Sot ua përgjysmoi pagat gjyqtarëve e prokurorëve

Lajme
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas shfuqizimit të vendimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, i cili ua kthen pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç i kishin para se t’i merrnin me rritje. I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Haradinaj i cili tha se kryeministri Kurti ka goditur prokurorët dhe gjykatësit. Në reagimin e tij në Facebook, Haradinaj thotë se Kurti e ka mision shkatërrimin e shtetit dhe sot ua përgjysmoi pagat prokurorëve dhe gjykatësve. “Ftoj Kurtin që menjëherë të kthejë pagat e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve në nivelin që kanë qenë sepse përndryshe mund të shkatërrohet nga brenda njëri prej segmenteve më të rëndësishëm të një shteti, drejtësia”, është shprehur ...
Komentet te Haradinaj e quan Kurtin “kryeministër i shkatërrimit: Sot ua përgjysmoi pagat gjyqtarëve e prokurorëve Janë të Mbyllura

Situata në Veri e tensionuar, Sveçla lë fajtor Beogradin për nxitjen e grupeve kriminale

Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se situata është e tensionuar në Mitrovicën e Veriut. Në një konferencë për media pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, Sveçla u deklarua se kjo po ndodhë pasi “strukturat kriminale atje janë të pakënaqura”. “Rezistenca e këtyre grupeve herë ka qenë edhe e armatosur, e herë ka qenë e veshur me petk politik nga Beogradi zyrtar”, tha Sveçla. Ai përmendi aksionet e Policisë dhe vështirësitë e operimit në atë pjesë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Situata në Veri e tensionuar, Sveçla lë fajtor Beogradin për nxitjen e grupeve kriminale Janë të Mbyllura

Ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Bajrami-Qeverisë: Pse pikërisht tani ky vendim?

Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët. Ajo e ka pyetur qeverinë se pse pikërisht tani e ka marrë këtë vendim. “Në kohë turbulente për gjithë vendin, në mbledhjen e 109-të të Qeverisë, Kryeministri/Qeveria, në pikën e 3-të e rendit të ditës, nxjerr vendim që t’i ulë pagat për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët me arsyetimin se tani ka bazë për ta bërë një gjë të tillë, pasi që Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar Ligjin për Pagat. Kryeministri po harron se këto kushte janë përmbushë nga 30 qershori 2020, kur Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar Ligjin për Pagat. Pyetja është pse ...
Komentet te Ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Bajrami-Qeverisë: Pse pikërisht tani ky vendim? Janë të Mbyllura

Të rinjtë deri në 112 herë brenda vitit, por sa herë duhet të bëni seks varësisht nga mosha që keni?

Lajme
Hulumtimet e kryera në Institutin Kinsey zbulojnë se sa shpesh bëjnë individët seks, nëse e marrim në konsideratë moshën e tyre, dhe këto janë rezultatet që i kanë sjell ata: * 18 – 29 vjet: Mesatarisht 112 herë brenda vitit * 30 – 39 vjet: Mesatarisht 86 herë brenda vitit * 40 – 49 vjet: Mesatarisht 69 herë brenda vitit Veç tjerash, 13 për qind e çifteve të martuara bëjnë seks vetëm disa herë në vit, përderisa 45 për qind e tyre kryejnë disa herë brenda muajit. 34 për qind kryejnë seks dy apo tri herë në javë dhe vetëm 7 për qind e çifteve të martuara bëjnë seks katër ...
Komentet te Të rinjtë deri në 112 herë brenda vitit, por sa herë duhet të bëni seks varësisht nga mosha që keni? Janë të Mbyllura