Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Tahiri: Marrëveshja u arritë, por nuk e dimë se çfarë kompromisë të tjera ka bërë Kurti

Lajme
Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka dhënë një koment për arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë, mbrëmë në Bruksel. Ajo ka thënë se sikur të dëgjohej Amerika, afati do të ishte për 10 muaj, por meqenëse marrëveshja nuk është bërë publike ajo thotë se “nuk dihen se çfarë kompromisë të tjera ka bërë Kurti”. Reagimi i saj i plotë, pa ndërhyrje: Marreveshja per targa u arrite, Kurti leshoi pe, tash nuk dihet edhe sa kohe do te qarkullojne targat ilegale ne veri te vendit, meqe nuk ka afat marreveshja. Sikur te degjoheshin amerikanet afati do te ishte 10 muaj. Prap nuk u be publike marreveshja, nuk i dijme edhe ...
Komentet te Tahiri: Marrëveshja u arritë, por nuk e dimë se çfarë kompromisë të tjera ka bërë Kurti Janë të Mbyllura

Hovenier: Marrëveshja për targat avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve

Lajme
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për targat. Hovenier thotë se marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve” ka shkruar Hovenier në Twitter. Lidhur me marrëveshjen ka reaguar dhe zëdhënësi i Departmentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, i cili ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, teksa bëjnë thirrje që palët të ...
Komentet te Hovenier: Marrëveshja për targat avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Janë të Mbyllura

Mirëkuptimi për targat mes Kosovës e Serbisë merr jehonë në mediat ndërkombëtare

Lajme
Arritja e marrëveshjes lidhur me çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë, ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, raporton Gazeta Sinjali. Mediumi prestigjioz, BBC, i ka kushtuar një artikull kësaj ngjarjeje, duke thënë se  Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për hapat për të zbutur një mosmarrëveshje për targat serbe të makinave, të cilat kishin kërcënuar të shkaktonin dhunë. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, shkroi në Twitter: “Kemi një marrëveshje!” dhe tha se të dyja palët do të përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet, shkruan BBC. Kosova, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, kishte kërcënuar se do të fillonte t’i gjobisë shoferët nga e ...
Komentet te Mirëkuptimi për targat mes Kosovës e Serbisë merr jehonë në mediat ndërkombëtare Janë të Mbyllura

Deputetët mblidhen sot në dy seanca plenare

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot do të mblidhen në dy seanca plenare, raporton Gazeta Sinjali. Seanca e parë e Kuvendit pritet do të nis në orën 10:00, ku në rend të ditës do të jetë edhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa në seancën e dytë seanca e dytë e cila fillon në orën 14:00 dhe dhe në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seanca e datës 10 nëntor. Rendi i ditës për seancën e parë: 1.    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës, 3.    Pyetjet parlamentare, 4.    Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në ...
Komentet te Deputetët mblidhen sot në dy seanca plenare Janë të Mbyllura

Bislimi pas marrëveshjes: Ne i suspendojmë gjobat, Serbia s’prodhon më targa

Lajme
Kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi ka folur pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave. Bislimi tha se sipas kësaj marrëveshjeje, Serbia do të pushojë së lëshuari tabela të regjistrimit me denominime të qyteteve të Kosovës, ndërsa Kosova do të pushojë së vendosuri gjoba. Në një lidhje direkte në televizionin publik të Kosovës, Bislimi tha se tani pritet që të ftohen liderët për të diskutuar në lidhje me propozimin franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Bislimi pas marrëveshjes: Ne i suspendojmë gjobat, Serbia s’prodhon më targa Janë të Mbyllura

“Shtinset e katunit”, deklarata e ministrit Peci për opozitën

Lajme
Ministri Peci, njëherësh bashkëkryesues i Listës Guxo”, ka përdorur gjuhë seksiste duke dashur ta godas opozitën. Ai tha se pjesa më e madhe e opozitës janë bërë sikur në gjuhën popullore që thuhet ‘shtinset e katunit’. Peci tha se opozita po e përqesh çdo veprim të kryeministrit Albin Kurti në deklaratat e paraqitjet e tyre. “Unë nuk po e kuptoj, unë e dëgjoj opozitën në kuvend e në paraqitjet që i kanë, thojnë veq: A Albini lshoj pe, e kritikojnë, a Albini nuk lëshojë pe, dalin e kritikojnë. Duhet me u përcaktu ka po doni me shku. Pjesa më e madhe e opozitës është bërë ajo që në gjuhën popullore ...
Komentet te “Shtinset e katunit”, deklarata e ministrit Peci për opozitën Janë të Mbyllura

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat

Lajme
Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për masat që ndihmojnë në shmangie të tensioneve dhe për koncentrim të plotë në propozimin për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve. “Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, shkroi Borrell në Twitter. “Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Unë do t’i ftoj palët ...
Komentet te Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat Janë të Mbyllura

Fajde, detyrim e kanosje: Këta janë tre të arrestuarit që u kapën gjatë aksionit të Policisë në Prizren

Lajme
Dukuria e fajdeve, që nënkupton huazimin e parave të cilat më pas duhet të kthehen me interes shumë të lartë, që përbën vepër penale dhe cilësohet si shumë shqetësuese dhe e rrezikshme, ka shënuar rritje në vendin tonë. Në shumë raste, me aplikimin e masave të fshehta, organet e rendit kanë arritur të zbulojnë të dyshuarit që kryejnë këtë vepër, raporton Gazeta Sinjali. Kështu ka ndodhur edhe me një rast në Prizren, për të cilin u zhvillua një aksion të martën, ku u arrestuan tre persona. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Avdullah Rexhepin, Arton Hasanin dhe Ejup Muharremin, të cilët tashmë ndodhen nën masën ...
Komentet te Fajde, detyrim e kanosje: Këta janë tre të arrestuarit që u kapën gjatë aksionit të Policisë në Prizren Janë të Mbyllura

Berlini i kërkon Kurtit të mos shqiptojë gjoba për targat dhe të pajtohet që Asociacioni të hyjë në agjendë

Lajme
Qeveria gjermane është shprehur e zhgënjyer të mërkurën që takimi Kurti – Vuçiq në fillim të javës nuk prodhoi një marrëveshje për targat. “Qeveria gjermane është e zhgënjyer që kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, nuk arritën të hënën të bien dakord për një zgjidhje të krizës aktuale”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, të mërkurën pasdite në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë gjermane, duke iu përgjigjur kështu një pyetjeje të Deutsche Welles. “Bisedimet me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Borrell, por edhe me Lajçakun, për targat e vjetra serbe në Kosovë përfunduan pa rezultat”, shtoi ai. Hebestreit e përshëndeti faktin që Kurti ...
Komentet te Berlini i kërkon Kurtit të mos shqiptojë gjoba për targat dhe të pajtohet që Asociacioni të hyjë në agjendë Janë të Mbyllura

Policia jep detaje rreth rastit ku një turiste nga Çekia u sulmua nga qentë endacakë

Lajme
Sot gjatë ditës është raportuar për një  turiste nga Çekia e cila është sulmuar nga qentë endacak pranë kampusit të Universitetit të Prishtinës. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tregoi se turistja nuk ka dashur që të vazhdohet më tej me procedura policore. “Rreth orës 11:30, e kemi pranuar informatën se në Kampusin Universitar, një person është sulmuar prej një qeni endacak. Personi në fjalë ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta s’ka dashtë të vazhdoj më tej me procedura policore”, ka thënë Ahmeti. /Sinjali ...
Komentet te Policia jep detaje rreth rastit ku një turiste nga Çekia u sulmua nga qentë endacakë Janë të Mbyllura