Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Borrell flet nga Spanja: Kosova dhe Serbia u pajtuan t’i implementojnë marrëveshjet e nënshkruara

Lajme
Në orët e mbrëmjes të 23 nëntorit, Kosova dhe Serbia me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për targat, problem ky që kishte ngritur tensione në Veri të Kosovës. Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell derisa është duke qëndruar në Spanjë ku po merr pjesë në një forum, tha se palët kanë pranuar që ta vendosin në praktikë, atë që është vendosur vite më parë. Borrell tha se Bashkimi Evropian ka qenë i përfshirë për arritjen e marrëveshjes mes dy shteteve duke shtuar se është shumë i lumtur që më në fund u arrit një ujdi mes dy palëve. “BE-ja ka qenë më shumë e përfshirë, është arritur një marrëveshje ...
Komentet te Borrell flet nga Spanja: Kosova dhe Serbia u pajtuan t’i implementojnë marrëveshjet e nënshkruara Janë të Mbyllura

Përplasen PSD dhe VV: “Hani qershiat që i keni psh***rr”, “Mshefnu skutav” (VIDEO)

Lajme
Ka përfunduar aksioni i Partisë Social Demokrate para ndërtesës së ish-Rilindjes ku janë disa ministri aty. Aktivistët kishin hedhur disa qershi para kësaj ndërtese. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të kësaj partie qëndruan duke e pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për t’i kërkuar llogari për arritjen e marrëveshjes për targa në Bruksel, raporton Gazeta Sinjali. Megjithatë, Kurti nuk doli dhe kësisoj aktivistët e PSD-së filluan duke u larguar. Në atë moment, disa zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje ju drejtuar “Hani qershiat që i keni psh***rr”. I menjëhershëm qe reagimi nga PSD-ja të cilët thanë: “ Mshefnu skutave”. Hedhja e kunjave vazhdoi mes ish-bashkëpartiakëve duke ju drejtuar aktivistëve të ...
Komentet te Përplasen PSD dhe VV: “Hani qershiat që i keni psh***rr”, “Mshefnu skutav” (VIDEO) Janë të Mbyllura

Vuçiç: Plotësohet kushti i parë për kthimin e serbëve në institucione, tash është i dyti Asociacioni i Komunave Serbe

Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Prishtina ka pasur në tavolinë dy ditë më parë, një marrëveshje më të mirë se ajo që u arrit mbrëmë, por sipas tij Prishtina kishte një vlerësim të gabuar. Siç tha ai, për kthimin e serbëve në institucione është plotësuar kushti i parë, ku nuk do të ketë mbledhje të gjobave, konfiskime të veturave. Presidenti serb theksoi se kushti i dytë që ka mbetur tani është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe. “Kur të formohet një Bashkësi e Komunave Serbe, atëherë ne shkojmë në diçka tjetër”, tha ai. Vuçiçi ka theksuar se Prishtina para dy ditësh kishte një marrëveshje më të mirë se ...
Komentet te Vuçiç: Plotësohet kushti i parë për kthimin e serbëve në institucione, tash është i dyti Asociacioni i Komunave Serbe Janë të Mbyllura

Kurti falënderon ambasadorin Hovenier për rolin në marrëveshjen e arritur në Bruksel

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, për rolin që ka luajtur në marrëveshjen e djeshme me Serbinë në Bruksel për çështjen e targave. Përmes një shkrimi në Twitter të enjten, Kurti paralajmëroi se tani është hapur rruga për të zhvilluar bisedime për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në propozimin e BE-së. “Nuk ka kohë për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj. Pajtueshmëria e djeshme hap rrugën për bisedime intensive për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në Propozimin e BE-së të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja. Mirënjohës ndaj ambasadorit Hovenier për rolin, mbështetjen dhe ...
Komentet te Kurti falënderon ambasadorin Hovenier për rolin në marrëveshjen e arritur në Bruksel Janë të Mbyllura

Skandal në Speciale: Njeriu i shërbimit sekret serb bashkëpunoi me Prokurorinë dhe çoi dëshmitar të rrejshëm kundër Thaçit e Veselit

Lajme
Një dëshmitar ka dhënë deklarata të rrejshme në Gjykatën Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, duke pretenduar se ata ishin përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve për të cilat janë gjykuar dhe dënuar krerët e veteranëve të luftës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Më pas, ky person, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ka tërhequr deklaratat e tij, duke pohuar se ishte nxitur nga një person tjetër që të gënjente. Dëshmitari që kishte dhënë deklarata të rrejshme, si dhe personi që e kishte nxitur për t’i dhënë ato deklarata, del se kishin lidhje me Shërbimin Sekret Serb. Ky është zbulimi shokues që ka bërë ekipi mbrojtës i Kadri Veselit, ...
Komentet te Skandal në Speciale: Njeriu i shërbimit sekret serb bashkëpunoi me Prokurorinë dhe çoi dëshmitar të rrejshëm kundër Thaçit e Veselit Janë të Mbyllura

Qeveria tregon se kur do t’u dalin studentëve nga 100 euro

Lajme
Ekzekutimi i shtesave nga 100 euro për grupin e parë të studentëve aplikues pritet të ndodhë brenda këtij muaji. Ani se nuk është bërë i ditur numri i studentëve që kanë aplikuar për mbështetje me nga 100 euro nga Pako për Përballje me Inflacion, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se po synojnë që brenda muajit nëntor të ekzekutohen shtesat për grupin e parë të studentëve aplikues. Kryeziu thotë se kanë themeluar Komisionin Zbatues, përgjegjës për verifikimin e të dhënave të aplikimeve. Sipas tij, ky komision është në komunikim të rregullt me Universitetet për konfirmimin e listave. “Tashmë kemi themeluar Komisionin zbatues, përgjegjës për verifikimin e të dhënave ...
Komentet te Qeveria tregon se kur do t’u dalin studentëve nga 100 euro Janë të Mbyllura

E tmerrshme: Vajza e mitur në Viti dyshohet se u dhunua nga kunati i motrës për pesë ditë me radhë

Lajme
Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur, por shpesh herë të dyshuar janë edhe persona të afërm të tyre, raporton Gazeta Sinjali. Një rast tronditës dyshohet të ketë ndodhur një muaj më parë në fshatin Bellanc të komunës së Vitisë, por që vetëm tash viktima e ka denoncuar atë tek organet e hetuesisë. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktimë në këtë rast është një vajzë e mitur, e cila dyshohet se është përballur me dhunë seksuale sistematike gjatë ...
Komentet te E tmerrshme: Vajza e mitur në Viti dyshohet se u dhunua nga kunati i motrës për pesë ditë me radhë Janë të Mbyllura

Kurti deklarohet për marrëveshjen: Borrell ndryshoi deklaratën, jo ne

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar para deputetëve të Kuvendit lidhur me arritjen e marrëveshjes me Serbinë për çështjen e targave ilegale, raporton Gazeta Sinjali. Kurti ka thënë se në takimin e tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, nuk i është ofruar ajo që është dakorduar mbrëmë mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë dhe se kryediplomati i BE-së, Josep Borell ka ndryshuar deklaratën. Sipas tij, Kosova nuk ka ndryshuar qëndrim. “Të hënën në mbrëmje është ofruar një dokument si dakordim i përbashkët dhe fjala Francë-Gjermani nuk ka qenë askund, pos çështja e targave. Ata që thonë që ajo nuk është pranuar të hënën, është pranuar të mërkurën ...
Komentet te Kurti deklarohet për marrëveshjen: Borrell ndryshoi deklaratën, jo ne Janë të Mbyllura

Marrëveshja Kosovë-Serbi për targat, e mirë apo e keqe? – “shpërthejnë” reagimet në rrjetet sociale

Lajme
Kosova dhe Serbia mbrëmë (e mërkurë) kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshje për targat në Bruksel. Sipas kësaj marrëveshje, Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe në anën tjetër Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. E pas arritjes së kësaj marrëveshje reagime të shumta ka pasur si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, disa po e cilësojnë si fitore për Kosovën e të tjerët janë skeptikë nëse kjo marrëveshje është në favor të Kosovës. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kaq e pati “rezistenca e Albin Kurtit”, duke shtuar se nënshkruan marrëveshje që as ata ...
Komentet te Marrëveshja Kosovë-Serbi për targat, e mirë apo e keqe? – “shpërthejnë” reagimet në rrjetet sociale Janë të Mbyllura

Formacioni zyrtar i Zvicrës ndaj Kamerunit, startojnë Xhaka e Shaqiri

Sport
Zvicra do ta luajë ndeshjen e parë të Kupës së Botës, Katar 2022, ku përballë do ta ketë kombëtaren e Kamerunit. Kur kanë mbetur edhe pak nga fillimi i ndeshjes, tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga dyja ekipet. Për Zvicrën padyshim që do të luajnë nga minuta e parë edhe futbollistët nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Padyshim që kapiteni i zviceranëve, Xhaka, pritet të jetë një ndër futbollistët kyç në këtë Botëror, sidomos duke pasur parasysh formën që po kalon me skuadrën e tij, Arsenalin. Në anën tjetër, nga Kosova është ftuar edhe mesfushori tjetër, Ardon Jashari, i cili e nis takimin nga banka rezervë. Përveç këtyre ...
Komentet te Formacioni zyrtar i Zvicrës ndaj Kamerunit, startojnë Xhaka e Shaqiri Janë të Mbyllura