Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Lirohen nga paraburgimi tri ish-infermieret që dyshohen për sulmin fizik ndaj të moshuarës në Pejë

Lajme
Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e përfshira në sulmin fizik ndaj të moshuarës M.N., në Pejë, raporton Gazeta Sinjali. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu. Incidenti për të moshuarën u bë i njohur pas publikimit të një videoje. Në pamjet e publikuara shihet një infermiere vazhdimisht duke sulmuar të moshuarën, derisa një tjetër incizon të gjithë incidentin e një tallet me sulmin. Tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, i ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës. Edhe Oda e Infermierëve ...
Komentet te Lirohen nga paraburgimi tri ish-infermieret që dyshohen për sulmin fizik ndaj të moshuarës në Pejë Janë të Mbyllura

Gazeta gjermane: Kthehet në tavolinë ideja e Ischinger për Kosovën

Lajme
Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, 15 vite më parë kishte propozuar modelin e dy Gjermanive si ide për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë. Lidhur me këtë, gazeta gjermane ‘Frankfurter Algemeine Zeitung’ raporton se kjo ide është rikthyer sërish në ‘skenë’ përmes një propozimi franko-gjerman, transmeton Gazeta Sinjali. Artikulli i të përditshmes gjermane raporton për negociatat mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë në Bruksel, teksa thuhet se ndonëse Prishtina dhe Prishtina po debatojnë për targa, në fakt, bëhet fjalë për të ardhmen e Kosovës. “Më pas ambasadori u përfshi publikisht ambasadori amerikan [në Kosovë]. Si përfaqësues të forcës më të rëndësishme që mbron Kosovën, ambasadorët amerikanë ...
Komentet te Gazeta gjermane: Kthehet në tavolinë ideja e Ischinger për Kosovën Janë të Mbyllura

Ulen temperaturat, në fundjavë priten reshje të borës

Lajme
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me intervale me diell, ndërsa nga nesër do të ketë rënie të temperaturave dhe mundësi për reshje, raporton Gazeta Sinjali. Sipas njoftimit të Prishtina Weather, nga e shtuna shtohen sërish vranësirat mbi rajon, ndërsa të dielën priten të reshura shiu që me rënie të temperaturave përzihen apo shndërrohen në reshje të dobëta bore, të cilat do të vazhdojnë edhe të hënën herët në mëngjes. Moti më i qetë në ditët e ardhshme rikthen koncentrimet e larta të ndotësve ajrorë pranë sipërfaqes e në këto kushte edhe indeksi kalon në vlera të dobëta, kryesisht orëve të mbrëmjes. Derisa gjatë ditës në disa stacione ...
Komentet te Ulen temperaturat, në fundjavë priten reshje të borës Janë të Mbyllura

Eskavatori e bën ‘blozhdë’ vilën luksoze në Batllavë, pamje nga rrënimi

Lajme
Dje është zhvilluar aksioni për rrënimin e vilave në Batllavë. Rrënimi i vilave u bë me vendim të Inspektoratit të Komunës së Podujevës. Sipas zëdhënësit të Komunës së Podujevës, dje ishte planifikuar rrënimi i pesë vilave. Aksioni ishte planifikuar për ditën e hënë, por ishte shtyrë për ditën e djeshme për shkak të zhvillimeve në vend. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Eskavatori e bën ‘blozhdë’ vilën luksoze në Batllavë, pamje nga rrënimi Janë të Mbyllura

Prej nesër e deri më 8 janar, kjo rrugë kryesore e Prishtinës mbyllet totalisht

Lajme
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se duke filluar nga e shtuna e 26 nëntorit deri të dielën, më 8 janar 2023 për shkak të festave të fund vitit rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur. Komuna e Prishtinës njofton se rrjedha e qarkullimit të autobusëve do të ndryshojë. Me ndryshimin e qarkullimit të autobusëve mund të njoftoheni në bazë të fotografive të mëposhtme:  Linja Nr. 1 – Ndryshimi i linjës nga drejtimi F. Kosovë – Prishtinë dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në pikën e ...
Komentet te Prej nesër e deri më 8 janar, kjo rrugë kryesore e Prishtinës mbyllet totalisht Janë të Mbyllura

Ekskluzive: Ky është burri që dyshohet se vrau në mënyrë makabre gruan e tij në Prishtinë

Lajme
Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar për një rast tragjik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një familje në rrugën ‘Mark Isaku’ në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. I dyshuari është dorëzuar në organet e hetuesisë dhe ka pranuar krimin e kryer. Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari ështëIzet Godeni, 70-vjeçar. Izet Godeni Godeni dyshohet se gjithë aktin makabër ndaj bashkëshortes së tij e ka kryer në shtëpinë e familjes, ku dyshohet se ka goditur me sëpatë viktimën 63-vjeçare të cilës i ka shkaktuar plagë fatale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor të ...
Komentet te Ekskluzive: Ky është burri që dyshohet se vrau në mënyrë makabre gruan e tij në Prishtinë Janë të Mbyllura

Michelle Obama: I mbështes vajzat e mija edhe nëse ato kurrë nuk dëshirojnë të kenë fëmijë

Rajoni dhe Bota
Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama, me rastin e promovimit të librit të saj të ri “The Light We Carry” ka folur për presionin me të cilin përballen të rejat për të pasur familje, por edhe për atë se çfarë do të thotë lumturi për të gjithë. Ajo nuk hezitoi të pranojë se nuk dëshiron domosdoshmërisht që vajzat e saj, Malia dhe Sasha, të kenë fëmijë nëse nuk është ajo çfarë duan të bëjnë. “Lumturia duket si shumë gjëra të ndryshme, dhe ne si gra jemi të kufizuar nga këto përkufizime të ngushta se si mund të jesh i lumtur, kur kjo nuk është në të vërtetë e vërteta ,” ...
Komentet te Michelle Obama: I mbështes vajzat e mija edhe nëse ato kurrë nuk dëshirojnë të kenë fëmijë Janë të Mbyllura

Edi Rama mbron Albin Kurtin: S’jam aspak dakord me sulmet ndaj tij për marrëveshjen e duhur

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dalë në përkrahje kryeministrit kosovar, Albin Kurti, pas arritjes së ujdisë mes Kosovës dhe Shqipërisë për çështjen e targave. Rama përmes një cicërime në Twitter tha se nuk duhet që Kurti të sulmohet pse u soll si një kryeministër. Sipas tij, kjo marrëveshje mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme. “S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”. Kujtojmë se si pasojë e ...
Komentet te Edi Rama mbron Albin Kurtin: S’jam aspak dakord me sulmet ndaj tij për marrëveshjen e duhur Janë të Mbyllura

Krasniqi: Planin franko-gjerman s’duhet ta pranojë askush, unë e kam parë

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se plani franko-gjerman nuk duhet të pranohet nga askush. Krasniqi u shpreh se një draft të tillë nuk beson që ka ndonjë parti shqiptare që mundet ta votojë. “Nëse ai heq dorë prej njohjes së ndërsjellë është si me heq dorë prej shtetësisë së Kosovës, është diçka e papranueshme. Ashtu siç është sot plani franko-gjerman nuk do të pranohet nga askush. Drafti aktual i këtij që është sot nuk besoj që ka ndonjë parti shqiptare që mundet me votu. Nuk është përgjegjësi e imja me tregu. Ai draft i është dorëzuar kryeministrit dhe presidentes“, tha ai. Tutje, Krasniqi tha se duhet ...
Komentet te Krasniqi: Planin franko-gjerman s’duhet ta pranojë askush, unë e kam parë Janë të Mbyllura

Raportohet se Dukagjin Pupovci ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit të Arsimit

Lajme
Dukagjin Pupovci është dorëhequr nga pozita e zëvendësministrit të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kështu po raportohet sot në media. Ndërkohë, Gazeta Sinjali ka kontakuar me Pupovcin për të marrë përgjigje mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur. Ndryshe, njohësi i çështjeve të arsimit, ishte emëruar zëvendësministër në prill të vitit 2021. Pupovci është profesor universitar dhe ekspert i arsimit tashmë e disa vite. Ai shkollën fillore dhe atë të mesme i mbaroi në Prishtinë. Studimet e matematikës i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) të Universitetit të Prishtinës, kurse studimet pasuniversitare të magjistraturës në fushën e matematikës aplikative i përfundoi në Universitetin e Zagrebit, duke mbrojtur temën e magjistraturës me ...
Komentet te Raportohet se Dukagjin Pupovci ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit të Arsimit Janë të Mbyllura