Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

70-vjeçari në Prishtinë që dyshohet se e vrau gruan rreth orës 02:00, ne Polici u dorëzua dy orë e gjysmë më vonë

Lajme
Një ngjarje e rënde ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, Një burrë 70-vjeçar dyshohet se e vrau me sëpatë gruan e tij 63-vjeçare në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë, vrasja dyshohet se është kryer rreth orës 02:00, derisa i dyshuari është vetëdorëzuar në Polici, rreth orës 04:40. “VRASJE E RËNDË- Rr. Mark Isaku, Prishtinë 25.11.2022 – 02:00-04:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Njësitë relevante policore dhe një ekipet e mjekësisë ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga stafi përgjegjës i mjekësisë ligjore është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i ...
Komentet te 70-vjeçari në Prishtinë që dyshohet se e vrau gruan rreth orës 02:00, ne Polici u dorëzua dy orë e gjysmë më vonë Janë të Mbyllura

Turbullohet uji i pijshëm në zonat e përfshira nga vërshimi, IKSHPK: Të vlohet uji para përdorimit

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se aktualisht pothuajse në të gjitha njësitë e KRU-ve, vlerat e turbullirës janë brenda standardeve të parapara dhe gjendja dukshëm është përmirësuar pas reshjeve të shiut ditëve të kaluara dhe rrjedhimisht ka stabilizim të situatës me furnizim dhe cilësi të ujit për pije. Sipas IKShPK-së, vlera e turbullirës është rikthyer në vlera parametrike brenda standardeve të parapara me UA 10/2022 për cilësi të ujit për konsum human. Instituti thekson se funksionalizimi në Impiantet e Trajtimit të ujit për pije (ITU) është rikthyer në kapacitet të plotë. “Të gjitha mostrat e grumbulluara gjatë ditës së sotme i përgjigjen standardeve të parapara për ...
Komentet te Turbullohet uji i pijshëm në zonat e përfshira nga vërshimi, IKSHPK: Të vlohet uji para përdorimit Janë të Mbyllura

Çitaku: Kryeministri nuk duhet të prodhojë drama të panevojshme me çështjen e targave

Lajme
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se ka një unitet në mes BE-së dhe SHBA-ve, të cilin duhet shfrytëzuar për të adresuar problemin kryesor në Ballkanin Perëndimor, që është njohja reciproke Kosovë-Serbi. Sipas saj, Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë momentum në mes BE-së dhe SHBA-së për të fuqizuar subjektivitetin ndërkombëtar. “Kryeministri nuk duhet të prodhojë drama të panevojshme, nuk duhet të nxis frikë, nuk duhet të krijojë panik, kryeministri duhet të ofrojë siguri dhe të merret me tema të mëdha e jo me çështjen e targave e cila është negociuar, rinegociuar, noterizuar e të tjera”, tha Çitaku, duke shtuar se i vetmi dallim në bazë të ...
Komentet te Çitaku: Kryeministri nuk duhet të prodhojë drama të panevojshme me çështjen e targave Janë të Mbyllura

Vendimi për uljen e pagave, mbi 50 seanca janë shtyrë në Gjykatën Themelore në Pejë

Lajme
Vendimi i Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 23 nëntorit për uljen e pagave ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve ashtu siç kanë qenë para vitit 2017 kur Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim për rritjen e tyre, po vazhdon të kundërshtohet nga gjyqtarët, shkruan Gazeta Sinjali. Vendimi i tyre për të ofruar vetëm shërbime esenciale shtyu 51 seanca gjyqësore që ishin planifikuar të mbahen në Gjykatën Themelore të Pejë,  përfshirë degët e këtij institucioni në Istog, Klinë e Deçan. Sipas një përgjigje për Gazetën Sinjali nga Gjykata Themelore në Pejë, më 24 nëntor janë anuluar 20 seanca gjyqësore ndërsa, është mbajtë një seancë dëgjimore për caktim të masës për sigurimin e prezencës ...
Komentet te Vendimi për uljen e pagave, mbi 50 seanca janë shtyrë në Gjykatën Themelore në Pejë Janë të Mbyllura

Vetura godet një grua të moshuar në Prizren, 71-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Lajme
Aksidentet në trafik janë një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë. Ato zakonisht ndodhin për shkak të pakujdesisë së shoferëve që rrezikojnë të gjithë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, mosrespektimit të rregullave të trafikut e për shkak të shpejtësisë. Si pasojë e shpërqendrimit dhe pakujdesisë të shoferëve, viktima në shumë raste janë edhe këmbësorët, raporton Gazeta Sinjali. Një aksident trafiku ka ndodhur dje pasdite edhe në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku një veturë ka goditur një grua të moshuar. Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e vozitjes së pakujdesshme të shoferit. Si pasojë e lëndimeve të marra, 71-vjeçarja është dërguar me urgjencë në Emergjencën ...
Komentet te Vetura godet një grua të moshuar në Prizren, 71-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital Janë të Mbyllura

Ky është i burgosuri që vdiq në ambulancën e Burgut të Dubravës

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi më parë për vdekjen e një të burgosuri në Stacionarin Shëndetësor në Qendrën Korrektues të Dubravës,  ku ishte dërguar për shkak të gjendjes shëndetësore. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i burgosuri që vdiq sot në mesditë është Eset Dragusha, 48-vjeçar. Ai kishte qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese të Dubravës për veprat penale grabitje, mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuar i armëve. Nga Shërbimi Korrektues kanë njoftuar se si pasojë e sëmundjes është kërkuar që i burgosuri të dërgohet në Stacionarin e Burgut të Dubravës, ku mjeku kujdestar i ka bërë kontrollin mjekësor, por edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, ...
Komentet te Ky është i burgosuri që vdiq në ambulancën e Burgut të Dubravës Janë të Mbyllura

​Konjufca: I padrejtë izolimi i ish-krerëve të UÇK-së pa filluar gjykimi, diçka nuk është në rregull

Lajme
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka quajtur të padrejtë mbajtjen në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së, çka sipas tij procesi është i zgjatur. Sipas Konjufcës, gjatë fazës paraprake të akuzuarit kanë mundur të qëndrojnë në liri. Kështu është deklaruar ai, derisa ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës së Rexhep Selimit. “Po quhet një proces gjyqësor por gjykimi nuk ka filluar ende, u zgjatë shumë me të vërtet, unë e kam shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë time pse kjo po ndodh, kanë kaluar më shumë se 2 vite dhe nuk po fillon gjykimi, është e pashpjegueshme dhe e padrejtë njëjtën kohë sepse unë mendoj që po shkelen të ...
Komentet te ​Konjufca: I padrejtë izolimi i ish-krerëve të UÇK-së pa filluar gjykimi, diçka nuk është në rregull Janë të Mbyllura

Lirimi i infermiereve, avokati i familjes së të moshuarës: Besimi në drejtësi u shua

Lajme
Avokati i familjes së të moshuarës që është sulmuar fizikisht nga infermieret, sot reagoi pas vendimit të Gjykatës Supreme për lirimin nga paraburgimi të të dyshuarave. Avokati deklaroi se lirimi nga paraburgimi i infermiereve tregon tendencat për trajtimin e mëtutjeshëm të rastit. Ai u shpreh se sot besimi në drejtësi për këtë rast u shua. “Vendimi i Gjykates Supreme për lirimin nga paraburgimi i të pandehurave në këtë fazë të procedurës, ku akoma nuk ka përfunduar procedura hetimore dhe akoma ekziston rreziku i madh që të ndikohet në ndryshimin dhe asgjësimin e provave, është tregues i qartë se cilat janë tendencat për trajtimin e mëtutjeshëm të këtij rasti, relativizimi i ...
Komentet te Lirimi i infermiereve, avokati i familjes së të moshuarës: Besimi në drejtësi u shua Janë të Mbyllura

Kurti udhëton për në Spanjë, ZKM tregon arsyen

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave. Sipas ZKM-së, ai do të marrë pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë. Merr pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kurti udhëton për në Spanjë, ZKM tregon arsyen Janë të Mbyllura

“Sot kur s’erdh u çudita…”/ Në nderim të arsimtares Sadije, shkolla ‘Dardania’ ndërpret mësimin, drejtori flet për Sinjalin

Lajme
Vrasja e arsimtares së gjeografisë dhe historisë, Sadije Godeni, ka tronditur nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës fillore të mesme të ulët ‘Dardania’ në Prishtinë. Pas marrjes së lajmit të kobshëm, objekti i shkollës pothuajse është boshatisur dhe nxënësve iu komunikua që mësimi sot nuk do të mbahet, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali ka qëndruar në shkollën ‘Dardania’ paraditen e sotme, ku ka kontaktuar edhe me drejtorin, Isak Bregaj, i cili ka pohuar se arsimtarja Sadije ka qenë punëtore në këtë institucion për rreth 30 vite dhe nuk kanë pasur asnjëherë problem me të. Bregaj tha se gjatë ditës së djeshme, 63-vjeçarja ka mbajtur mësim si zakonisht dhe mungesa e saj mëngjesin ...
Komentet te “Sot kur s’erdh u çudita…”/ Në nderim të arsimtares Sadije, shkolla ‘Dardania’ ndërpret mësimin, drejtori flet për Sinjalin Janë të Mbyllura