Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për arrestimin e mjekut Iljasa Fazliu, defektolog i Logopedisë, i cili po dyshohet për trajtim të pandërgjegjshëm, ndaj një fëmije, të cilin po e trajtonte në ordinancën private. Arrestimi i tij erdhi pasi i njëjti fillimisht u sulmua nga prindi i një fëmije, i cili e akuzoi për keqtrajtim të vajzës së tij me autizëm. Sulmi ndaj tij u bë sebep që Policia ta arrestojë të njëjtin dhe pas shoqërimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ai do të hetohet për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor“. Sinajli mëson se mjeku Ilijas Fazliu është defektolog i logopedisë në klinikën ...
Komentet te Keqtrajtimi i fëmijës/ Mjeku i arrestuar është ushtrues i detyrës së logopedisë në QKUK Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ka nisur mbledhja e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit në Shqipëri, që po mbahet në Tiranë. Në Kuvendin e Shqipërisë janë prezentë edhe kryeministrat, Albin Kurti e Edi Rama, derisa shihen dhe deputetët e opozitës së Kuvendit të Kosovës. Mbledhja ka nisur fillimisht me himnin e Kosovës, pastaj është lëshuar ai i Shqipërisë. Kjo mbledhje po mbahet për të shënuar 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Nis mbledhja e kuvendeve Kosovë-Shqipëri, të pranishëm edhe kryeministrat Janë të Mbyllura
Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i frikshëm ka ndodhur dje në fshatin Trestenik të Pejës, ku janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një grua, e cila ka deklaruar se ka dëgjuar krismën dhe me vrap ka dalë në katin e sipërm të shtëpisë që të shohë se çfarë ka ndodhur. Por ajo u tmerrua kur pa se plumbi kishte përfunduar në një nga dyert e dhomave të shtëpisë. ...
Komentet te E frikshme: Dëgjohen të shtëna me armë në Pejë, plumbi përfundon brenda një shtëpie Janë të Mbyllura
Është mbajtur seanca e procedurës paraprake ndaj 70-vjeçarit nga Prishtina që dyshohet se vrau mëngjesin e së premtes me sëpatë gruan e tij Sadijen 63-vjeçare. Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës që të pandehurit Izet Godenit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi. Më tej ajo theksoi se është mbajtur seanca dëgjimore ku gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji nën dyshimin se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë. ...
Komentet te Gjykata merr vendim për burrin që dyshohet se e vrau bashkëshorten me sëpatë në Prishtinë Janë të Mbyllura
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Marija Zakharova, ka vlerësuar se kërkesa e Evropës që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë pavarësinë e Kosovës është qesharake. “Kjo është vërtet qesharake. Çfarë ka mbetur nga Evropa në BE? Vetëm një referencë gjeografike për kontinentin. Evropa si qytetërim tani ruhet pikërisht në Rusi”, tha Zakharova në Telegram. Sipas saj, tradita evropiane është shkatërruar në BE. “Postulatet e lashta të ligjit dhe të drejtave, vlerat e krishtera dhe idealet e humanizmit janë shtrembëruar”, tha Zakharova. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Zakharova: Kërkesa e BE-së që Serbia ta njohë Kosovën është qesharake Janë të Mbyllura
Gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut u krye transplantimi i parë i mëlçisë nga donatori i vdekur në historinë e shëndetësisë në vendit, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai njoftoi se në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive, një pacient 60-vjeçar me sëmundje kronike të mëlçisë mori një organ të shëndetshëm nga pacientja me vdekje në tru, familja e së cilës kishte pranuar t’i dhurojë organet. Mes tjerash, ministri bëri të ditur se pos mëlçisë, është zhvilluar transplantimi i veshkave në dy pacientë me sëmundje të veshkave. “Në emrin tim personal dhe në emër të gjithë personelit të përfshirë në ndërhyrjen e ...
Komentet te Në Maqedoninë e Veriut kryhet transplanti i parë i mëlçisë nga donatori i vdekur Janë të Mbyllura
Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka njoftuar se ka realizuar një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e në të cilën i është konfirmuar se Republika e Kosovës do të aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian në muajin dhjetor të këtij viti. Martnes pëmes një postimi në Twitter, ka cituar fjalët e kryeministrit Kurti, “Kosova zyrtarisht do të aplikojë për anëtarësim në dhjetor”. Më tutje, ai shkruan se kryeministri Albin Kurti ka treguar se ka bërë kompromis për çështjen e targave pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier se situata në veri të Republikës së Kosovës “mund të përkeqësohej ...
Komentet te “Unë s’jam kokëfortë, jam parimor”, Kurti zbulon paralajmërimin e Hovenierit për vendimin e targave Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prishtinë në mesditë pritet ta shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Izet Godenit për vrasjen e bashkëshortes Sadies. Gazeta Sinjali ka raportuar dje se një burrë 70-vjeçar dyshohet se e vrau me sëpatë gruan e tij 63-vjeçare në Prishtinë rreth orës 02:00, derisa i dyshuari është vetëdorëzuar në Polici, rreth orës 04:40. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi, tha për Gazetën Sinjali se kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit. “Seanca dëgjimore pritet të mbahet në orën 12:00 dhe gjyqtari i procedurës paraparke pritet të vendos për masën”, tha Gashi. Shënim: Personi ...
Komentet te Burri që dyshohet se e vrau bashkëshorten me sëpatë në Prishtinë del para Gjykatës Janë të Mbyllura
E diela e 27 nëntorit, do t’i bëjë bashkë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë. Sipas njoftimit të Kuvendi të Kosovës, nesër në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë. Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Fjalë rasti aty do të kenë edhe dy shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama. Fjalime do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë. Pas ...
Komentet te 110-vjetori i Pavarësisë, mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë Janë të Mbyllura
Janë të shpeshta rastet kur prindërit raportojnë në Polici se vajzat e tyre të mitura janë larguar nga shtëpia për të jetuar me persona të moshës madhore. Për një rast të tillë që përbën vepër penale, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali. Prindërit e një 13-vjeçareje në qytetin e Podujevës kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi kanë deklaruar se vajza e tyre është larguar nga shtëpia pa paralajmërim. Sinjali mëson se familja e të miturës nuk ishin në dijeni se ajo ka vendosur që të largohet nga shtëpia që të shkojë dhe të fillojë bashkëjetesën me një person të rritur në fshatin Koshare të Ferizajt. Si ...
Komentet te 13-vjeçarja nga Podujeva ik nga shtëpia, shkon të bashkëjetojë me një person në Ferizaj – aktivizohet Policia Janë të Mbyllura