Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Osmani në Prekaz: Adem Jashari me familje u flijuan për lirinë tonë

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe sot në Prekaz, tek varri i komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjarëve të tij.   “I vendosur, guximtar e luftarak. Ky është komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë”, ka shkruar Osmani. Tutje Osmani theksoi se Adem Jashari një herë hyri në histori për të mbetur përherë dhe për t’u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë dhe tri data historike. “Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë! Ai është i gjallë!”, shtoi ...
Komentet te Osmani në Prekaz: Adem Jashari me familje u flijuan për lirinë tonë Janë të Mbyllura

Edi Rama publikon foto nga Kuvendi i përbashkët, shihet i buzëqeshur krah Kurtit e Konjufcës

Lajme Shqipëri
Në Shqipëri u zhvillua mbledhja e dy kuvendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë në prag të 28 Nëntorit. Me këtë rast në këtë mbledhje, përfaqësuesit e dy shteteve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në mes dy shteteve, si dhe nevojën që Shqipëria të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj evropiane. Aty poashtu u përmendën edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë, derisa u theksua se lufta e UÇK-së, është faqe lavdie në historinë e kombit shqiptar. Pas kësaj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur të publikojë disa fotografi nga shënimi i aktiviteteve të sotme. “FotoALBUMI i DITËS ”, shkroi Rama. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Edi Rama publikon foto nga Kuvendi i përbashkët, shihet i buzëqeshur krah Kurtit e Konjufcës Janë të Mbyllura

Kejvina Kthella flet për sherrin e bujshëm me Einxhel Shkirën: Nuk u zumë për një djalë

ShowBiz
Kejvina Kthella ka folur për herë të parë për sherrin e bujshëm me Einxhel Shkirën. Në vitin 2019, Kejvina dhe Oriola Marashi u konfliktuan fizikisht me moderatoren. Asokohe, u raportua se ata kishin shkuar poshtë shtëpisë së moderatores për t’u sqaruar por debati degradoi në sherr fizik. Kejvina iu rikthye kësaj ngjarje në një intervistë në “D-Night” duke mohuar zërat e atëhershëm se sherri ndodhi për një djalë. Ajo është shprehur se nuk ka asgjë me Einxhelin, madje e ka harruar si ngjarje duke shtuar se nuk do e kishte aspak problem t’i rregullonin marrëdhëniet. “Nuk është se ka qenë ndonjë gjë. Troç fare një budallallëk, asgjë me rëndësi. Nuk ...
Komentet te Kejvina Kthella flet për sherrin e bujshëm me Einxhel Shkirën: Nuk u zumë për një djalë Janë të Mbyllura

Mehaj në ditën e Forcës: Ëndrrën tonë shekullore po e jetësojmë çdo ditë

Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur urimet e tij me rastin e Ditës së Forcës së FSK-së dhe 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se shqiponja e flamurit do të thotë historia e kombit, e përbashkëta që përtej kufijve bashkon idealet, rrënjët tona që nuk ndryshohen dhe as shkëputen ndonjëherë. “Ëndrrën tonë shekullore po e jetësojmë çdo ditë, përmes ushtrisë sonë kapacitetet e të cilës po ngritën në vazhdimësi, përmes vajzave dhe djemve tanë që me fisnikëri, krenari e vullnet të hekurt bartin uniformën, emblema e së cilës do të thotë shumë për ne”, ka shkruar ai. Sipas tij, “shumë ...
Komentet te Mehaj në ditën e Forcës: Ëndrrën tonë shekullore po e jetësojmë çdo ditë Janë të Mbyllura

Qytetari nga Malisheva me gjuhë të urrejtjes: E quan “sorrë” flamurin shqiptar dhe distancohet prej tij

Lajme
Një qytetar nga Malisheva me bindje të forta fetare ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook e në të cilin denoncon nacionalizmin në prag të festës së 28 nëntorit duke u shprehur se flamuri shqiptar është “flamur i kufrit” (mashtrimit). Ubejdullah Ebu Suhelja pretendon të citojë një mori hadithesh që besojnë se ndalojnë festat nacionaliste. “Muslimanët quhen muslimanë sepse u janë nënshtruar obligimeve bazë, te muslimanët nuk do të gjesh asnjëherë përzieshmëri, nuk do të gjesh tek ta dashuri për flamurin shqiptar, apo ndonjë flamur tjetër prej simboleve të kufrit (mohimit) dhe injorancës.” – shkruan ai. Duke folur në shumës, ai thotë që “distancohen nga feja e ...
Komentet te Qytetari nga Malisheva me gjuhë të urrejtjes: E quan “sorrë” flamurin shqiptar dhe distancohet prej tij Janë të Mbyllura

Gati 200 mijë euro: Sa shpenzoi Donika Gërvalla dhe kabineti i saj për udhëtime, mëditje e dreka?

Lajme
Që nga muaji mars i vitit 2021 kur e ka marrë mandatin, e deri në korrik të këtij viti, kryediplomatja Donika Gërvalla bashkë me kabinetin e saj, kanë shpenzuar rreth 200 mijë euro për udhëtime, mëditje, dreka e bileta. Këto janë statistikat që gazeta Nacionale i ka siguruar nga Ministria e Jashtme dhe e Diasporës, tek pas ankesës në Agjencinë për Informim dhe Privatësi. Që nga muaji gusht i këtij viti, gazeta Nacionale kishte kërkuar qasje në shpenzimet e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla dhe kabinetit të saj, për udhëtime jashtë vendit, bileta e mëditje. Minsitria e Jashtme dhe e Diasporës nuk kthente përgjigje. Si rezultat, Nacionale e dërgoi rastin ...
Komentet te Gati 200 mijë euro: Sa shpenzoi Donika Gërvalla dhe kabineti i saj për udhëtime, mëditje e dreka? Janë të Mbyllura

Dua Lipa merr nënshtetësinë shqiptare

ShowBiz
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i dha shtetësinë shqiptare Dua Lipës, këngëtares me origjinë shqiptare, të famshme tashmë në të gjithë botën. Presidenti Begaj priti sot artisten e mirënjohur dhe vlerësoi talentin e saj, shpirtin artistik si dhe angazhimin e saj në mbështetje të kauzave sociale. “Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti ...
Komentet te Dua Lipa merr nënshtetësinë shqiptare Janë të Mbyllura

Vajza e Jakup Krasniqit fejohet në Hagë: “E sollëm ceremoninë te ti babi”

Lajme
Vajza e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi është fejuar. Ajo ka vendosur që ceremoninë e fejesës ta kremtojë në qytetin e Hagës, atje ku prej dy vitesh po mbahet i arrestuar babai i saj. Fejesën e bëri publike vet Gresa përmes një postimi emocionues në rrjetin social, Instagram. Ajo shkroi se kishin bërë një premtim me babain e saj që të jenë bashkë në të mirë e në të keq. “E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë” – ka shkruar ndër tjera Gresa Krasniqi. Postimi i plotë: ...
Komentet te Vajza e Jakup Krasniqit fejohet në Hagë: “E sollëm ceremoninë te ti babi” Janë të Mbyllura

Deputeti i VV-së s’di se si shkruhet as emri i Shqipërisë, bën fotografi nga Kuvendi

Deputeti i VV-së s’di se si shkruhet as emri i Shqipërisë, bën fotografi nga Kuvendi
Deputeti i VV-së s’di se si shkruhet as emri i Shqipërisë, bën fotografi nga Kuvendi Edhe deputeti Halil Thaçi i Vetëvendosjes ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, por fatkeqësisht duke mos e ditur as se si shkruhet emri i Shqipërisë. Ai ka ndarë një fotografi ku shihet nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ka dhënë përshkrimin si vijon: “Nga Parlamenti i Shqipëris , urime 28 Nëntori!” – shkroi z. Thaçi. Përveç dështimit që ta shkruajë si duhet “Shqipërisë” ai ka dështuar të vendos ku duhet presjen, por edhe e ka shkruar me të madhe emrin e muajit nëntor./Nacionale ...
Komentet te Deputeti i VV-së s’di se si shkruhet as emri i Shqipërisë, bën fotografi nga Kuvendi Janë të Mbyllura

Tahiri përmend krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë: S’kemi dyshim do të jenë në mesin tonë

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e përbashkët mes dy kuvendeve, i ka përmendur ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Ai tha se Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi e të tjerët po mbahen padrejtësisht në Hagë. “Ajo çfarë ka nisur nga Rilindësit tanë në Prizren me 1878-tën, është përcaktuar si trajektore në Vlorë me 1912-tën dhe është përmbyllur në Prekaz me 1998-tën. Rrugë e gjatë, e vështirë, plot sakrificë, plot lavdi, plot shpresë për të arritur këtu ku jemi sot, që të flasim nën kulmin e Parlamentit të Shqipërisë Evropiane e Demokratike, si përfaqësues të Kosovës demokratike e të pavarur, që e di dhe ...
Komentet te Tahiri përmend krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë: S’kemi dyshim do të jenë në mesin tonë Janë të Mbyllura