Pak orë përpara koncertit, artistja Dua Lipa ka dhënë një konferencë për mediat, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve. Krahas performancës në Tiranë, turneut e projekteve të reja, 27-vjeçarja në një moment u vu paksa në siklet. Ajo u pyet për jetën e saj personale, duke qenë se mori tani nënshtetësinë shqiptare. “A i duhet Duas një partner shqiptar për t’u kompletuar tani?”, pyeti gazetarja, teksa Dua Lipa dha një përgjigje epike siç mund ta shihni më poshtë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “O motër…mos i hin llugave qitash”, Dua Lipa tregon se a do merrte një partner shqiptar -Video Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i shoqëruar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se është nder dhe privilegj i veçantë që festën e flamurit dhe 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ta kremtosh në vendin që ka kontributin më të madh në realizimin e projekteve të kombit tonë. Ai tha se liria, pavarësia dhe demokracia e shqiptarëve, sot është falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Faleminderit për ftesën nga Federata Panshqiptare “ Vatra”. Urime 28 Nëntorin shqiptarë kudo që jeni. Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë SHBA”, shkroi ai në Facebook, teksa ndau me publikun edhe disa fotografi nga atje. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Hoti dhe Selmanaj e festojnë 28 Nëntorin në ShBA Janë të Mbyllura
Ndeshja e Brazilit në Kupën e Botës me Zvicrën u pezullua për pak kohë pak para pjesës së parë pasi projektorët e stadiumit u fikën dhe e lanë stadiumin në errësirë. Momenti i çuditshëm ndodhi pak para pjesës së parë, pikërisht kur Brazili po përgatitej të bënte një goditje nga këndi në përpjekjen e tyre për të zhbllokuar sfidën në “Stadium 974”. Në momentin që goditja po përgatitej të ekzekutohej, të katër projektorët e stadiumit u fikën njëkohësisht, duke lënë lojtarët të hutuar, ndërkohë që arbitri bëri të pamundurën për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Fatmirësisht, dritat u ndezën përsëri më pak se 10 sekonda më vonë, duke lejuar ...
Komentet te Momenti kur ndalet rryma në ndeshjen mes Brazilit dhe Zvicrës – VIDEO Janë të Mbyllura
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), mbrëmë ka reaguar për raportimin se logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu e kishte keqtrajtuar një vajzë 5-vjeçare e diagnostifikuar me autizëm. SHSKUK-ja mbrëmë tha se “sa i përket mungesës së licencës së punës, lëshimi i tyre është në kompetencë të Odave përkatëse, Odës së Mjekëve për mjekë dhe Odës së Infermierëve për profilet tjera, për çka të njejtit duhet të lajmërojnë institucionet”. Pas kësaj ka reaguar ashpër OMK. Sipas OMK-së, komunikata e SHSKUK-së është “tentim që në mënyrë për ta mbuluar paaftësinë e menaxhimit, ta hedh fajin në organizata profesionale të cilat kanë përgjegjësi dhe komptetencë vetëm për procedurat shqyrtuese të shkeljeve të ...
Komentet te Rasti i logopedit nga Gjilani, kapen mes vete Oda e Mjekëve dhe SHSKUK-ja Janë të Mbyllura
Vendosja e flamujve kombëtar për nder të 28 Nëntorit, në xhaminë e fshatit Bellopojë, nuk po i pëlqen të gjithëve. Kështu të paktën pretendon Imami i kësaj xhamie, Kujtim Hyseni, i cili ka thënë se një grup i njerëzve të cilët ai i ka cilësuar si radikalë, kanë kërkuar nga ai t’i heqë flamujt nga xhamia. Hyseni po ashtu ka thënë se ata njerëz e kanë paralajmëruar se do t’i heqin flamujt sepse sipas tyre shqiponja në të është “haram”. Imami Hyseni, ka theksuar se për këtë rast i ka lajmëruar edhe organet e rendit. “Zakonisht kemi koordinim me këshillin e xhamisë, me këshillin e BIK, jemi bashkëpunëtor i kryeimamit ...
Komentet te Imamit të Bellopojës i kërkohet heqja e flamujve nga xhamia: Shqiponja aty po konsiderohet si haram Janë të Mbyllura
...
Komentet te Blerta Deliu Kodra dhe Sami Lushtaku me rastin e Festave të Nëntorit vizituan babain e Ish-presidentit Hashim Thaçi Janë të Mbyllura
Me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, ka vendosur flamurin kombëtar tek zyra në Bujanoc edhe pse kjo është e ndaluar. “Edhe sot si katër vite radhazi, nga pozita e kryetarit të këtij institucioni, vendosëm të valoj flamurin kombëtar në Këshillin Kombëtar Shqiptar”, tha Ragmi Mustafi. Më tej kryetari i KKSh-së, theksoi se kjo po bëhet në nder të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Pavarësisht, përndjekjes së autoriteteve serbe e ndalimit me ligj. Mustafi, tha se nuk është zgjidhje vendosja e flamurit kombëtar krahas atij serb për një ditë si kompromis në heshtje i mos zhvillimit të procedurave të kundërvajtjes. ...
Komentet te Ragmi Mustafi sfidon shtetin serb, valëvit flamurin kuq e zi në Bujanoc: Përgjithmonë do të valojë në Luginë Janë të Mbyllura
Është mbajtur në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së vendit. Të pranishëm në ceremoni ishin krerët më të lartë të shtetit të Shqipërisë, presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, por edhe homologët e tyre nga Kosova, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Liderët e Kosovës kanë mbërritur në Shqipëri disa ditë më parë për të marrë pjesë në kremtimet e kësaj ngjarje historike për vendin tonë, ku mëngjesin e së shtunës ishin të pranishëm dhe në mbledhjen e parë të dy Kuvendeve. Në ceremoninë që u mbajt në Vlorë ishin të pranishëm dhe shumë personalitete të tjera nga politika dhe shoqëria civile, ...
Komentet te 110-vjetori i Pavarësisë, liderët e Shqipërisë dhe Kosovës në Vlorë Janë të Mbyllura
Nedim Vlora, nipi i Ismail Qemal Vlorës zbuloi në emisionin Good Morning Albanians, se Ismail Qemali ka qenë mason, siç është edhe ai vetë. Vlora shpjegoi se të qenit mason është një fakt që ai nuk tenton ta fshehë, pasi siç shpjegoi objektivat e masonerisë janë ato të humanitetit, edhe pse duke qenë grup njerëzor, si të kudo dikush mund të devijojë duke tradhtuar këto objektiva dhe qëllime “Ka një historia ë anglez që thotë se Ismail Qemali kishte miq nga Bagdadi në Skoci që ishin masonë. Edhe disa fotografi të fëmijëve kanë shenja të qartë që janë shenja masone. Edhe unë vetë jam mason. Nuk e shoh këtë sekret ...
Komentet te Ky është nipi i Ismail Qemalit, rrëfen disa sekrete për familjen e tij Janë të Mbyllura
Fifi dhe Big Mama janë dy nga këngëtaret më pa komplekse të skenës shqiptare. Mbrëmjen e djeshme, ato kanë qenë “kundërshtare”, pasi u bënë pjesë e disa lojërave në emisionin e “Zemër Luana”. Madje, në një moment, vajzat i dhuruan njëra-tjetrës një puthje në buzë, duke i befasuar të gjithë. Kujtojmë që Fifi prej disa kohësh është në një lidhje me biznesmenin, Adis Patushi. Ata janë njohur bashkë në momentin që këngëtarja la shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe nga ai moment nuk janë ndarë për asnjë çast. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Puthja në buzë e Fifit me këngëtaren shqiptare bën xhiron e rrjetit – FOTO Janë të Mbyllura