Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Nis protesta në Prishtinë pas vrasjes së 35-vjeçares nga ish-bashkëshorti i saj

Lajme
Vrasja mbrëmë e një gruaje shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë të QKUK-së ka tronditur të gjithë opinionin në Kosovë dhe më gjerë. Dyshohet se viktima, Hamide Magashi, u qëllua nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili. E lidhur me këtë akt tragjik ka pasur reagime të shumta. Ndërkaq sot në Prishtinë ka nisur protesta kundër vrasjes së grave. Kjo protestë organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Nis protesta në Prishtinë pas vrasjes së 35-vjeçares nga ish-bashkëshorti i saj Janë të Mbyllura

‘Në vazhdimësi është rrahur dhe maltretuar”, rrëfehet motra e 35-vjeçares të vrarë

Lajme
Motra e gruas shtatzënë që është vrarë të mërkurën në mbrëmje përballë Gjinekologjisë në QKUK, ka rrëfyer se e ndjera vazhdimisht ishte viktimë e dhunës nga bashkëshorti i saj. Ajo ka treguar për raportet që ka pasur viktima me familjen e të dyshuarit, që në këtë rast është ish-burri i saj, e se si e kuptoi që motra e saj u vra. “Ka dal në ora 18:00 për me ble diçka, kur ka dal ai tinëz e ka vra me armë zjarri” – tregon motra e viktimës. Ajo thotë se vrasjen e motrës së saj e ka kuptuar përmes mediave. “Jam kanë duke i këqyrë lajmet, e qitën që është ...
Komentet te ‘Në vazhdimësi është rrahur dhe maltretuar”, rrëfehet motra e 35-vjeçares të vrarë Janë të Mbyllura

I ulur në karrocë, Hysni Gucati del para Apelit

Lajme
Pasi apeluan vendimin, me anë të së cilit, u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me nga 100 euro gjobë, gjatë ditës së sotme, Hysni Gucati, i ulur në karrocë pas operacionit dhe Nasim Haradinaj i pranishëm në seancë, janë paraqitur para panelit të Apelit. Kryesuesja e panelit të Apelit, Michele Picard, ka nxjerrë një vendim, me anë të së cilit është përcaktuar edhe rendi i ditës. “E enjte, 1 Dhjetor 2022- 13:30-13:40 – Fjala hyrëse nga Kryetari i trupit gjykues (10 minuta) 13:40-15:10 – Parashtresat e Mbrojtjes së Gucatit (1 orë 30 minuta) 15:10-15:40 – Pushim (30 ...
Komentet te I ulur në karrocë, Hysni Gucati del para Apelit Janë të Mbyllura

Gjendet vetura e të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë në QKUK -Video

Lajme
Është gjetur vetura e Sokol Halilit i cili dyshohet për vrasjen e gruas së tij në oborrin e QKUK-së, në hyrje të Klinikës së Gjinekologjisë, të mërkurën në mbrëmje. Vetura është gjetur në sheshin “Ahmet Shtimja”. Sipas Nacionales,babai i Sokol Halilit është dërguar nga Policia e Kosovës tek vetura e djalit të tij. Më herët është konfirmuar informacioni se për të ndjerën kishte pasur urdhër të mbrojtjes, pasi kishte qenë edhe më herët viktimë e dhunës në familje. Ndryshe, policia është në kërkim të Sokol Halilit i cili akoma gjendet në arrati./Sinjali 317082307 457903713191986 313474576704587865 n ...
Komentet te Gjendet vetura e të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë në QKUK -Video Janë të Mbyllura

Haradinaj: Albin Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim

Lajme
Pas rastit tragjik të vrasjes së 35 vjeçares e cila ishte në muajin e fundit të shtatzënisë, ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurit. Haradinaj ka shkruar në profilin e tij se për gjithë ngjarjen, fajtor është edhe kryeministri Albin Kurti, duke e akuzuar këtë të fundit se po e defunksionalizon sistemin e drejtësisë, duke përgjysmuar pagat për gjyqtarët e prokurorë, dhe se po i poshtëron policët duke i lënë me paga të dobëta. Haradinaj thotë se ka qenë i pari që e ka quajtur Kurtin “mashtrues” dhe thotë se ka pasur të drejtë, derisa shton se s’do të kishte dëshirë që të jetë ui ...
Komentet te Haradinaj: Albin Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim Janë të Mbyllura

Kurti kritikon reagimin shoqëror: Një a dy protesta dhe mirupafshim pas vrasjes së ardhshme

Lajme
Kryeminsitri Albin Kurti sërish ka reaguar pas vrasjes së 35 vjeçarës shtatzënë dje në oborrin e QKUK-së. Ai tha se dhuna në familje është më e përhapur sesa që e paramendojmë, derisa u shfaq kritik për këtë dukuri. Për vdekjen e saj në një institucion shtetëror, Kurti u arsyetua se “Kosova i ka më pak se 10 mijë policë e më shumë se 300 mijë familje”. “Kur vritet gruaja tashmë është bërë vonë. Zgjimi shoqëror edhe po ngjan vonë edhe po zgjat shkurt. Një a dy protesta të nesërmen, dhe: mirupafshim pas vrasjes së ardhshme. Gratë që vriten në familje janë ato që kanë rezistuar ndaj dhunës së burrit. Gratë ...
Komentet te Kurti kritikon reagimin shoqëror: Një a dy protesta dhe mirupafshim pas vrasjes së ardhshme Janë të Mbyllura

“E ka vra mas kreje me armë, sot ka pasë me lindë”, flet motra e shtatzënës që u vra mizorisht te Gjinekologjia

Lajme
Ngjarja makabre që ndodhi mbrëmë para Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, ku Sokol Halili dyshohet se vrau ish bashkëshorten e tij, Hamide Magashi, e cila ishte në javën e fundit të shtatzënisë, ka tronditur gjithë opinionin, raporton Gazeta Sinjali. Lidhur me rastin është deklaruar edhe motra e Hamides, e cila ka thënë se ish dhëndri i tyre, vazhdimisht e ka kërcënuar gjithë familjen me armë zjarri. Ajo ka rrëfyer edhe aktin çnjerëzor të të dyshuarit, duke thënë se e ka vrarë gruan me armë me shurdhues pas kokës. “Një herë e ka qëlluar, e ka rrëzuar, e më pas e ka qëlluar edhe herë të tjera dhe e ka vrarë. ...
Komentet te “E ka vra mas kreje me armë, sot ka pasë me lindë”, flet motra e shtatzënës që u vra mizorisht te Gjinekologjia Janë të Mbyllura

Avokati Berisha: Vrasja e gruas shtatzënë do të shënojë dënimin e parë me burgim të përjetshëm

Lajme
Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ajo çfarë ndodhi në oborrin e SHSKUK-së, do të shënojë dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm. “Kjo që ndodhi sonte në oborrin e SHSKUK , ku në rrethana akoma të panjohura ish bashkëshorti privoi nga jeta gruan shtatzënë dhe u zhdukë akoma pa gjurmë, do shënoi dënimin e parë në Kosovë më burgim të përjetshëm (të konfirmuar në secilën instancë). ”, ka shkruar Berisha. Sipas Berishës, ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi ...
Komentet te Avokati Berisha: Vrasja e gruas shtatzënë do të shënojë dënimin e parë me burgim të përjetshëm Janë të Mbyllura

Osmani me fjalë prekëse për vrasjen e 35-vjeçares: Sonte vajton një Kosovë për gruan që s’arriti të bëhet nënë

Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar me disa fjalë prekëse pas vrasjes së gruas shtatzënë, të cilën e privoi nga jeta ish bashkëshorti i saj, para Gjinekologjisë në QKUK. Osmani e ka quajtur këtë rast krim makabër e çnjerëzor, duke thënë se ky “burrë” s’mund të quhet qenie njerëzore. Postimi i plotë: Sonte vajton një Kosovë e tërë për gruan që s’arriti të bëhet nënë, për bijën e humbur, për jetën që u shua pa të drejtë. Sonte vajtojmë për jetën e palindur që nuk frymoi kurrë, për jetën që nuk erdhi në jetë. Një tjetër krim makabër e çnjerëzor. Një tjetër “burrë” që nuk mund të quhet qenie ...
Komentet te Osmani me fjalë prekëse për vrasjen e 35-vjeçares: Sonte vajton një Kosovë për gruan që s’arriti të bëhet nënë Janë të Mbyllura

Forenzika dhe IML mbërrijnë në oborrin e QKUK’së ku dyshohet se u vra një grua -Video

Lajme
Ekipi i Forenzikës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë mburritur para Gjinekologjisë, tek kufoma e gruas që dyshohet se u vra rreth orës 18:00. T7 nga vendi i ngjarjes raporton se Policia e Kosovës ka bllokuar pamjen para kufomës së viktimës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazetën Express tha se dyshimet e para sugjerojnë së bëhet fjalë për vrasje./Express     ...
Komentet te Forenzika dhe IML mbërrijnë në oborrin e QKUK’së ku dyshohet se u vra një grua -Video Janë të Mbyllura