Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë. Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës. Goli i parë për “Helvetikët” u shënua nga Xherdan Shaqiri, në minutën e 20-të. Për Shaqirin e ka bërë një postim të veçantë, Arbër Zeneli, në llogarinë e tij në “Instagram”. Kujtojmë se Zvicra në 1/8 e finales do të takohet me Portugalinë. /GazetaSinjaliSport/ ...
Komentet te “Ta hangsha kamën” – Ylli i Kosovës i drejtohet Shaqirit me një postim të veçantë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë një tjetër ‘shuplakë’ Serbisë, duke e eliminuar sërish nga Botërori. Një histori që përsëritet përsëri pas 4 vjetësh, me skenar krejtësisht të njëjtë, Zvicra duke fundosur Serbinë nga Botërori nëpërmjet grupeve. Zvicra triumfoi me rezultat 2-3 ndaj Serbisë, duke mbyllur grupin e dytë në tabelë pas Brazilit me 6 pikë të mbledhura, dhe duke siguruar biletën për 1/8 të finales në Katar. Xherdan Shaqiri, Breel Embolo e Remo Freuler ishin tre golashënuesit e Zvicrës, që i dhanë fitoren e madhe zvicëranëve dhe kualifikimin tutje. Zvicra në raundin e 16-të do të luajë përballë Portugalisë. /GazetaSinjaliSport/ ...
Komentet te Zvicra e ‘nokauton’ Serbinë nga Botërori për edicionin e dytë me radhë, siguron biletën për 1/8 në Katar Janë të Mbyllura
Sokol Halili pas gati dy ditësh të plota në arrati si i dyshuar për vrasjen makabre ndaj ish bashkëshortes së tij, Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë në javën e 41-të, sot ka kryer vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali. Në momentin që organet e rendit kanë rrethuar shtëpinë e dorasit në fshatin Godanc të Shtimes, i njëjti ka qëlluar veten me armë zjarri duke refuzuar të bie në duart e Policisë. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, në një prononcim për Gazetën Sinjali ka bërë me dije se 31-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në Emergjencë. E trupi i pajetë tashmë ka arritur në Emergjencën e QKUK-së. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dalin pamjet ku trupi i pajetë i Sokol Halilit sillet në Emergjencë – FOTO Janë të Mbyllura
Sokol Halili pas gati dy ditësh të plota në arrati si i dyshuar për vrasjen makabre ndaj ish bashkëshortes së tij, Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë në javën e 41-të, sot ka kryer vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali. Por përkundër që lajmi për vetëvrasjen e tij është top lajmi i ditës, Prokuroria Themelore në Prishtinë siç duket nuk është e informuar fare, teksa njofton se janë ndërmarrë veprime për kapjen e Halilit. Rreth dy orë pas vetëvrasjes së 31-vjeçarit, në orën 15:29 në adresën e redaksisë së Sinjalit ka ardhur një komunikatë për media, përmes së cilës Prokuroria njofton se “janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sigurimin ...
Komentet te 2 orë pas vetëvrasjes së Sokol Halilit, Prokuroria në Prishtinë e painformuar – njofton se janë ndërmarrë veprime për kapjen e tij Janë të Mbyllura
Imami i xhamisë së Lipjanit, Vehbi Gajtani pas ceremonisë ka deklaruar se e ndjera Hamide Magashi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj është varrosur bashkë me foshnjën e saj brenda barkut. “Foshnja nuk është hekur nga barku i saj. Lejohet me u varrosë, pasi që ai nuk ka lindë i gjallë pasi ka vdekë me vdekjen e nënës”, tha Gajtani për Gazetën Insajderi. Derisa dheu mbulonte trupin e 35-vjeçares Hamide Magashi që pritej të bëhej nënë, e që jetën ua mori me armë Sokol Halili, dhimbjen më të madhe e përjetuan motrat e saj. Askush nuk mund tua lehtësoj atyre dhimbjen derisa humbjen e motrës e vajtojnë me ...
Komentet te Imami i Lipjanit: Hamide Magashi u varros bashkë me foshnjën në bark Janë të Mbyllura
Është vetëvrarë Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e gruas së tij shtatzënë në oborrin e QKUK-së. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. “Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.”, tha Xhelal Sveçla në “Facebook”. Para kësaj Policia e Kosovës ka rrethuar shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes ...
Komentet te Pamje nga momenti kur policia i bëri thirrje për dorëzim Sokol Halilit -Video Janë të Mbyllura
Policia ka lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit për vrasjen e Hamide Magashit. “Pas një pune intenzive të të gjitha njesiteve tē Policise së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet per zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.”, ka njoftuar Sveçla./Sinjali ...
Komentet te I dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë refuzon të dorëzohet, kryen vetëvrasje Janë të Mbyllura
Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. Për një rast të tillë që ka ndodhur dje në shkollën teknike ’11 Marsi’ në Prizren, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në përleshje janë përfshirë tre të mitur, me ç’rast dy prej tyre dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një tjetër. Si pasojë e lëndimeve të marra gjatë rrahjes, i mituri ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, teksa lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës. ...
Komentet te Përleshje në oborrin e shkollës teknike në Prizren, dy persona rrahin një të mitur Janë të Mbyllura
Në Kuvendin e Kosovës sot është mbajtur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006 e ku për të dëshmuar është ftuar kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Në këtë mbledhje janë përplasur deputetët e opozitës me Halil Thaçin e Lëvizjes Vetëvendosje. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj e ka quajtur uzurpartor Halil Thaçin e Vetëvendosjes. “Ti je uzurpator. Me letra. I kemi raportet, ti je uzurpator. Ti nuk është dashtë me qenë në Komision”, i është drejtuar Zemaj. Drejt Thaçit ka drejtuar akuza edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa duke e quajtur edhe “hajdut”. “Ti je uzurpator. Ti je hajdut. Le mos ...
Komentet te “Uzurpator”, “Je kumbar me serbët”/ Zemaj e Beqa akuza të rënda ndaj deputetit të VV-së Janë të Mbyllura
Ka arritur në shtëpinë e familjes së saj në fshatin Llugaxhi arkivoli i Hamide Magashit, e cila u vra para dy ditësh nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili. Familjarët e së ndjerës mes lotësh janë përshëndetur me të për herë të fundit, raporton eo. Varrimi i së ndjerës do të bëhet në orën 13:00, në varrezat e fshatit. Në vendngjarje ndodhen edhe patrullat e Policisë së Kosovës. Ndërkohë i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, Sokol Halili, as gati 40 orë pas krimit monstruoz, ende s’ka rënë në prangat e Policisë. Operacioni për kapjen e tij ka nisur menjëherë pas momentit tragjik, kur edhe është identifikuar dorasi nga hetuesit policorë, ...
Komentet te Mes dhembjes e lotëve, përcillet për në banesën e fundit shtatzëna e vrarë nga ish-burri i saj Janë të Mbyllura