Pas vrasjes së një gruaje shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, ka reaguar kryeministri Albin Kurti. Humbjen e dy jetëve, ai e ka quajtur vrasje mizore. Kurti e ka titulluar reagimin e tij “Dy engjëj në qiellin e pistë”. “Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër”, ka shkruar Kurti. Kurti ka thënë se armiqtë e shqiptarëve do të jenë duke menduar se tani janë edhe dy shqiptarë më pak, teksa e ka quajtur ...
Komentet te Reagimi i Kurtit: Dy qytetarë më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sonte në QKUK, ku një person dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë. Burimet nga QKUK-ja bëjnë me dije për Sinjalin se i dyshuari për këtë rast është Sokol Halili, 31-vjeçar i cili dyshohet se e ka qëlluar ish-bashkëshorten Hamide Magashin, 35-vjeçare, nga fshati Llugagji i Lipjanit dhe më pas ka ikur. Sinjali mëson se viktima dhe i dyshuari ishin në procedura gjyqësore për t’u divorcuar. Sipas informacioneve të para, rastit tragjik i ka paraprirë një fjalosje mes të ndjerës dhe të dyshuarit që përfundoi me vrasje. Gruaja shtatzënë është vrarë me një plumb të armës së zjarrit, pasi ...
Komentet te Ekskluzive: Ky është burri që vrau ish-gruan shtatzënë në QKUK Janë të Mbyllura
Një ngjarje mizore ka ndodhur sonte në QKUK, ku një person dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga QKUK-ja bëjnë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Hamide Magashin, 35-vjeçare, nga fshati Llugagji i Lipjanit. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë krim të rëndë ndodhet në arrati, ndërkohë që Policia ka aktivizuar ekipin hetimor, njësitin e Forenzikës dhe ka filluar operacionin për identifikimin dhe kapjen e tij./Sinjali ...
Komentet te E rëndë: Kjo është gruaja që u vra para QKUK-së nga ish-bashkëshorti në javët e fundit të shtatzënisë Janë të Mbyllura
Një krim i rëndë ka ndodhur sonte në QKUK, ku një person dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë, raporton Gazeta Sinjali. Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur para pak minutash dhe akoma nuk dihen detaje. Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe drejtorin e klinikës, por ende nuk kanë kthyer përgjigje. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E tmerrshme: Burri vret gruan shtatzënë para Gjinekologjisë në QKUK Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin për të dërguar një kontingjent të FSK-së në Ishujt Falkland. 77 deputetë kanë votuar pro dërgimit të një kontigjenti të FSK-së në Ishujt e largët Falkland. Në këtë mision do të dërgohen deri në 7 pjesëtarë të FSK-së dhe ky mision mund të zgjas deri në tre vite me mundësi vazhdimi. FSK në këtë mision do të jetë nën komandën e Forcave të Armatosura të shtetit pritës dhe financiarisht mbulohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kuvendi miraton dërgimin e ushtarëve të FSK-së në Ishujt Falkland Janë të Mbyllura
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se 50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin. Kështu ka bërë të ditur vet Murati përmes një njoftimi në Facebook. Murati ka shkruar se mbështetja me studentët nuk do të mbaroj me kaq. Ndryshe, më 6 nëntor është mbyllur aplikimi për studentë për mbështetje nga ‘Pako për Përballje me Inflacion’ Postimi i plotë: 50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin. Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq. Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në ...
Komentet te Murati: Sot ekzekutohen 100 euro për studentët Janë të Mbyllura
Me 42 vota kundër, 21 pro dhe një abstenim ka dështuar të miratohet rezoluta e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në votim morën pjesë 64 deputetë nga 77 sa ishin në sallë. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka mbyllë punimet e interpelancës së sotme. “Kuorum kemi pasë, s’miratohet. I mbyllim edhe punimet e kësaj interpelance dhe menjëherë kalojmë te seanca tjetër”. Kjo ishte rezoluta e AAK-së, të cilën e lexoi në fillim të seancës kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj: 1. Institucionet e Kosovës, Presidenca, Kuvendi, Qeveria dhe nivelet e tjera shtetërore, të fillojnë dialogun me serbët që janë larguar nga institucionet për t’i kthyer prapë aty; 2. ...
Komentet te Dështon miratimi i rezolutës së AAK-së në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi Janë të Mbyllura
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen në dialogun me Serbinë. Sipas Gashit, Kurti sa ka qenë në opozitë çdo herë e ka kritikuar pozitën për mënyrën se si po dialogun me Serbinë. “Kur ka qenë në opozitë ka thënë se nuk dua dialog pa kërkim falje nga Serbia, tash po bën dialog”. “Problemi është diku tjetër sepse ndryshoi qasja në dialog. Sot kemi pajtimin e të dyja palëve për marrëveshje të qëndrueshme që Kurti na thotë se janë parime të bukura të shkruara, jo marrëveshje finale”. “A është në interes të Kosovës që të mbahet hapur çështja ...
Komentet te Gashi-Kurtit: Amerika, Amerika tap në pozitën e kryeministrit- i harrove krejt Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prezantuar rezolutën për situatën në Veri. Haradinaj i ka prezantuar pikat e rezolutës. “Qeveria Kurti të marrë vendim për shtyrjen e vendimit për targat deri në marrëveshje finale”, pika e parë. “Institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet të fillojnë dialogun intensiv për t’u kthyer në institucionet e Kosovës”, është pika e dyte. Pika e tretë e rezolutës është “Qeveria të nis me komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën”. Rezoluta ka kërkuar që Shtetet Bashkuara të Amerikës të përfshihen në dialog deri në arritjen e një marrëveshjeje finale në mes Kosovës dhe Serbisë. ...
Komentet te Haradinaj prezanton rezolutën e AAK-së në lidhje me situatën në Veri Janë të Mbyllura
Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me 3 vite e 6 muaj burgim për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, i akuzuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gusht të vitit 2014. Sipas aktgjykimit të shpallur më 4 qershor 2021, nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Geci u dënua me 3 vite burgim për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore, kurse me 10 muaj burgim për armëmbajtje pa leje. Ndaj tij, u shqiptua dënimi unik prej 3 vite e 6 muaj burgim efektiv, raporton “Betimi për Drejtësi”. Kundër këtij aktgjykimi, ankesë në Gjykatën e Apelit kishin parashtruar Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përfaqësuesi i palës së dëmtuar ...
Komentet te Apeli ia vërteton dënimin me burgim Gani Gecit për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit Janë të Mbyllura