Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“T’parin e kisha vjerr Halil Matoshin”, Çitaku: Në diskursin tonë publik është normalizuar dhuna dhe linçimi

Lajme
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kërcënimit publik që analisti politik Halil Matoshi e mori nga Fehmi Berishës, një ish i burgosur politik, i deklaruar si enverist. “Dhuna nuk fillon me shkrepje plumbi. Dhuna verbale apo ajo që njihet si vrasja e karakterit (character assassination) i paraprinë dhunës fizike, si instrument për ta justifikuar të dytën”. “Tash e një kohë në diskursin tonë publik është normalizuar dhuna dhe linçimi. Me lehtësi të padurueshme, madje edhe nga foltorja e Kuvendit, njerëzit janë shpallë kriminelë dhe tradhtarë”. “Institucionet e rendit duhet urgjentisht të reagojnë ndaj kërcnimit publik që iu bë Halil Matoshit”, ka deklaruar Çitaku në Facebook. ...
Komentet te “T’parin e kisha vjerr Halil Matoshin”, Çitaku: Në diskursin tonë publik është normalizuar dhuna dhe linçimi Janë të Mbyllura

Bislimi krenohet me Raportin e KE-së, Deliu-Kodra e kritikon për dialogun dhe e lëshon mbledhjen

Lajme
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, ka raportuar në Komisioni për Integrim Evropian. Gjatë raportimit ai iu përgjigj kritikave të opozitës lidhur me raportin për vendin. Ai tha se Raporti për vendin është historikisht më i mirë. “Është raporti më i mirë horizontal me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse kjo është dështim, atëherë pritjet tuaja për Qeverinë janë shumë më të mëdha se pritjet tona për neve. Nuk ka ulje të buxhetit të shëndetësisë, por numrat është mirë me dit me i lexuar që mos me shkaktuar konfuzion”. Deputetja nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, tha se në këtë raport vetëm ...
Komentet te Bislimi krenohet me Raportin e KE-së, Deliu-Kodra e kritikon për dialogun dhe e lëshon mbledhjen Janë të Mbyllura

Përleshje e të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet se janë therur me thikë dy persona

Lajme
Një përleshje mes disa personave ka ndodhur para pak minutave në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ku si pasojë dyshohet se dy persona janë therur me thikë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se gjatë përleshjes janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, teksa personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në spital. Nuk dihen ende motivet që kanë shtyrë drejt rrahjes. Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje. Sinjali do t’iu mbajë të informuar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Përleshje e të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet se janë therur me thikë dy persona Janë të Mbyllura

Limaj: S’paska mujt Thaçi me thonë mos hini me targa KM, veç tash Kurti me i nxjerr muskujt

Lajme
Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, gjatë një diskutimi për gjendjen e krijuar në Veri ka kritikuar vendimet e kryeministrit Albin Kurti, për targat ilegale të lëshuara nga Serbia, raporton Gazeta Sinjali. Limaj thotë se këtë vendim ka mundur ta marrë edhe Hashim Thaçi që sipas tij, i ka luftuar serbët ballë për ballë. “Ta merr mendja qe s’ka mujt me i thonë Hashim Thaçi nga sot s’keni me mujt me hi me targa KM a? Allahile po ta merr mendja qe Albin Kurti, po i nxjerr muskujt e po i thotë mos hini me targa e s’ka mujt Hashim Thaçi që ka krijuar UÇK-në e t’i ka dal ballë për ...
Komentet te Limaj: S’paska mujt Thaçi me thonë mos hini me targa KM, veç tash Kurti me i nxjerr muskujt Janë të Mbyllura

Skandaloze/ Kosovari në TV thotë se do t’kishte varur 6 mijë njerëz në shesh: Të parin Halil Matoshin -Video

Lajme
Aktivisti i çështjeve kombëtare, Fehmi Berisha, ka kërcënuar publikisht komentatorin politik, Halil Matoshi, pasi ka thënë se diktatori Enver Hoxha ka qenë kryenacionalisti më i madh i të gjithë kohërave në historinë e Shqipërisë. Sipas tij, Hoxha dërgoi profesorë e mësues në Kosovë, ndërsa përmendi një deklaratë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Madje, ai shkoi aq thellë në deklaratë saqë u shpreh se Berisha kishte deklaruar se 5680 shqiptarë janë vrarë në kohën e regjimit të Enver Hoxhës. Lidhur me këtë, ai tha se aq njerëz do t’i persekutonte në sheshet e Prishtinës. ‘Enver Hoxha ka qenë kryenacionalisti më i madh në historinë e Shqipërisë. Sali Berisha e ka dhënë shifrën ...
Komentet te Skandaloze/ Kosovari në TV thotë se do t’kishte varur 6 mijë njerëz në shesh: Të parin Halil Matoshin -Video Janë të Mbyllura

Të gjitha vendimet që u morën gjatë mbledhjes së 110-t të Qeverisë

Lajme
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 110 në formë elektronike në të cilën u miratuan disa vendime. Gjatë kësaj mbledhjeje u mor edhe vendimi zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji, me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes në nivel të shtrirjes dhe kohëzgjatjes së nevojshme edhe për 30 ditë. Këto janë të gjitha vendimet: Vendimi për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji, me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes në nivel të shtrirjes dhe kohëzgjatjes së nevojshme edhe për 30 ditë. Vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës miratimin e vendimit për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë ...
Komentet te Të gjitha vendimet që u morën gjatë mbledhjes së 110-t të Qeverisë Janë të Mbyllura

Aliu e Sveçla të pranishëm, VV: Hera e parë që asfaltohen rrugët në veri

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ministrat Liburn Aliu e Xhelal Sveçla kanë vizituar sot komunat veriore të Republikës së Kosovës, Zubin Potokun dhe Leposaviqin, ku është bërë asfalitimi i rrugëve në Jasenovik e Syriganë. Partia e Kurtit ka thënë se Qeveria e Kosovës asfalton për herë të parë rrugët që lidhin fshatrat në veri të vendit. Sipas VV-së, këto rrugë do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve. “Ata po ashtu vizituan fshatrat Cerajë, Koshtovë, Bistricën e Vllahisë, Dedin dhe Magjerën, fshatra këto që përmes kësaj ndërlidhje të rëndësishme, do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë me komunën e Mitrovicës”, thuhet në fund. Express ...
Komentet te Aliu e Sveçla të pranishëm, VV: Hera e parë që asfaltohen rrugët në veri Janë të Mbyllura

Pacienti vret kardiologun në zyrën e tij

Shëndetësi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin italian të Favaras ku një mjek kardiolog u vra nga një pacient në zyrën e tij. Viktima është profesionisti Gaetano Alaimo, 65 vjeç, i njohur dhe i respektuar në qytetin e provincës së Agrigentos dhe në Siçili. Autor i dyshuar i vrasjes është një 47-vjeçar, i cili u arrestua nga karabinierët. Ngjarja ndodhi në sy të punonjësve të strukturës, e cila përdoret edhe si qendër rehabilitimi kardiologjik. Autori i vrasjes, 47-vjeçari nga Favara, Adriano Vetro, u ndalua menjëherë nga karabinierët e Favarës , të cilët së bashku me kolegët e njësisë hetimore të komandës së provincës Agrigento u vunë në gjurmët e tij. Ai u arrestua në ...
Komentet te Pacienti vret kardiologun në zyrën e tij Janë të Mbyllura

Tahiri: Anëtarësimi në KE të mos ndërlidhet me procese tjera politike, është e drejtë e Kosovës për të qenë pjesë

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk duhet të ndërlidhet me procese të tjera politike. Tahiri përmes një postimi në Facebook, gjatë takimit me ambasadorët, vendet e të cilëve janë anëtar të Këshillit të Evropës, i ka falënderuar për mbështetjen e tyre në rrugëtimin e Kosovës. “Në takimin e mbajtur sot me Ambasadorë të akredituar në Republikën e Kosovës, vendet e të cilëve janë anëtarë të Këshillit të Evropës, fillimisht i falënderova për mbështetjen e tyre në rrugëtimin e Kosovës për anëtarësim, duke theksuar se Kosova, kushtetuta e saj, dhe ligjet më të ...
Komentet te Tahiri: Anëtarësimi në KE të mos ndërlidhet me procese tjera politike, është e drejtë e Kosovës për të qenë pjesë Janë të Mbyllura

Balla: Komandantët e UÇK-së në Hagë të arrestuar mbi bazën e një rezolute turpi

Lajme
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë Taulant Balla, ka vizituar sot në burgun e Hagës, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-drejtuesin e UÇK-së, Kadri Veselin, me rastin e festës së Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë. Pas mbarimit të takimit, në një reagim në Facebook Balla është shprehur se sipas tij komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë sikur ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë mbi bazën e disa akuzave të paqena. Sipas tij ata mbahen të arrestuar në bazë të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan. “U takova sot me ...
Komentet te Balla: Komandantët e UÇK-së në Hagë të arrestuar mbi bazën e një rezolute turpi Janë të Mbyllura