Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të premten se është hapur aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2009 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë. Aplikimi mund të bëhet KËTU. Fëmijët deri në moshën 2-vjeçare përfitojnë nga 10 euro në muaj, ndërkaq fëmijë deri në dy vjeç përfitojnë nga 20 euro në muaj. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Hapet aplikimi për shtesa për fëmijët e lindur më 2009 Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e Florian Filës nga Gjakova. Sipas Policisë, 22-vjeçari është i dyshuar për dhunim. “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor. I dyshuari në fjalë i cili është në kërkim nga ana e Policisë se Kosovës”, thuhet në kërkesë. Kërkesa e plotë: Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me ...
Komentet te Lajmërojeni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person, po kërkohet për dhunim Janë të Mbyllura
Tasim Badallaj është një ish-patriot e i burgosur politik nga regjimi serb. Tash ai çdo ditë viziton kafenetë e Prizrenit dhe nga urtësia e tij qytetarët edhe i japin lëmoshë herë pas here. Si ish i burgosur politik më 1988 pati ikur nga burgu i Prizrenit duke kërcyer nga çatia për t`iu bashkuar protestave në Prishtinë. 57-vjeçari atëkohë ishte student i dalluar në Fakultetet Filozofik e Filologjik. Literaturë e dorëshkrime, ka edhe në dhomën ku jeton nën përkujdesjen e vëllait në Zhur, raporton klankosova. Sjellje agresive nuk ka kurrë, ani se si ish-i burgosur ishte maltretuar nga aso kohe nga pushteti. Me penën e futur tinëz në burg, arriti t`i ...
Komentet te Dikur i burgosur politik, sot kërkon lëmoshë Prizrenit Janë të Mbyllura
Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 47-vjeçare ish gazetari dhe ish kandidati i pavarur për president të Republikës së Kosovës, Seremb Gjergji, raporton Gazeta Sinjali. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur përmes një postimi bashkëshortja e Gjergjit, Sama. E për ikjen nga jeta ka reaguar edhe vajza e të ndjerit, e cila ka publikuar një fotografi gjatë kohës që babai i saj ndodhej i shtrirë në spital. “T pushoft shpirti n paqe baba jem. Gjithmon ke me kon baba ma i mir i botes”, ka shkruar vajza e tij Diella Gjergjaj. Në vitin 2016, Gjergji ishte kandidati i pavarur për president ...
Komentet te ”T’pushoftë shpirti në paqe baba jem”, vajza e Seremb Gjergjit publikon një fotografi të tij sa ishte i shtrirë në spital Janë të Mbyllura
Japonia ka përmbysur Spanjën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Spanja ishte e para që mori avantazhin pas një goli të shënuar nga Alvaro Morata në minutën e 11-të. Ndërkohë japonezët kanë bërë kthesën e madhe me të filluar pjesa e dytë. Fillimisht mesfushori Ritsu Doan barazoi shifrat në minutën e 48-të, vetëm për t’u realizuar goli i avantazhit tre minuta më vonë nga Ao Tanaka në minutën e 51-të. TANAKA GIVES JAPAN THE LEAD AGAINST SPAIN 🇯🇵 JAPAN 2-1 SPAIN 🇪🇸pic.twitter.com/uyTYzeRtYN — FIFA World Cup 2022 (@2022_QatarWC) December 1, 2022 Ndërkohë në anën tjetër, Costa Rica ka barazuar rezultatin ndaj Gjermanisë, rezultat që e lë klubin gjermanin ...
Komentet te Japonia përmbys Spanjën – ky rezultat lë Gjermaninë jashtë Botërorit Janë të Mbyllura
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka përdorur fjalor të vrazhdë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas emërimit të Nenad Rashiqit ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Rada Trajkoviqit si këshilltare e ministrit Rashiq. Gjithashtu, në shenjë revolte, Vuçiq e ka anuluar pjesëmarrjen e tij të paralajmëruar në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Kurtin dhe Rashiqin, Vuçiq i ka quajtur “terroristë lluma”. “Ti terrorist llum, të kesh kujdes që të mos e lëndosh ndonjë serb me zgjedhjet që bën, sepse serbët dhe shteti serb do të dinë se si të përgjigjen. Dhe ty Evropë, turp të qoftë”, ka thënë ai. Vuçiq ka thënë se përzgjedhja e Rashiqit dhe Trajkoviqit nga ...
Komentet te Shpërthen Vuçiq pasi Kurti emëroi një ministër serb, e quan terrorist Janë të Mbyllura
Brenda një muaji, depoja e barnave në Ministrinë e Shëndetësisë në Prishtinë ka qenë dy herë cak i hajnave. Rasti i parë ka ndodhur më 10 nëntor, ku një 24-vjeçar ka vjedhur barna dhe pajisje nga kjo depo, që kapin vlerën e rreth 2 mijë eurove. Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur të mërkurën në orët e mbrëmjes, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit nga Ministria kanë bërë me dije se nga depoja janë vjedhur barna nga tre persona, dy prej të cilëve Policia ka arritur t’i kap, ndërsa i dyshuari tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes. Te njëri nga të dyshuarit që u kapën mat, janë gjetur barnat e ...
Komentet te Depoja e barnave të Ministrisë së Shëndetësisë brenda 1 muaji dy herë cak i vjedhjes, detaje nga rasti i mbrëmshëm Janë të Mbyllura
Edhe një orë e pak bëhen 24 orë nga vrasja e gruas shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili akoma s’është kapur nga Policia. Ai është shpallur në kërkim, por organet e rendit ende s’ka rënë në gjurmët e tij. Deri më tash, Sinjali raportoi se janë kryer bastisje në Vushtrri, teksa kërkimet për ta kapur të dyshuarin janë shtrirë edhe në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se Policia e ka kërkuar të dyshuarin edhe në rrugën “Muharrem Fejza”, ku qytetarët kanë parë një numër të madh të zyrtarëve policorë duke vrapuar. Burimet kanë bërë me ...
Komentet te I ngushtohet rrethi dorasit për vrasjen e ish-gruas, kërkimet shtrihen edhe në Prishtinë Janë të Mbyllura
Vendimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë do të implementohet, ka deklaruar të enjten emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë online të organizuar nga “Atlantic Council”, raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe. “Duhet të implementohet… Në fakt, do të implementohet”, ka thënë ai. Ai ka përsëritur përkrahjen e SHBA-së për Kosovën, duke thënë se asnjë shtet tjetër në botë që përkrah Kosovën më shumë se Amerika. I pyetur nëse SHBA-ja do të marrë udhëheqjen e procesit të dialogut, Escobari ka thënë se nuk beson që një gjë e tillë do të ndodhë. “Dialogu duhet ...
Komentet te Escobar i prerë: Asociacioni do të bëhet Janë të Mbyllura
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti fajësoi sot shoqërinë për rritjen e dhunës ndaje grave. Në një postim në faqen e tij në Facebook, në mëngjes, u arsyetua se ka pasë policë e shumë familje që duhet mbrojtur. Krasniqi e pyet Kurtin pse i duhen atij 18 policë të angazhuar për sigurinë e tij. Postimi i plotë: Prej skandalit në skandal! Pas një reagimi jodinjitoz e fyes mbrëmë, Kryeministri sot paska fajësuar tërë shoqërinë për rritjen e dhunës në familje. Po thotë se kemi pak policë e shumë familje. E para, 18 prej atyre policëve, Kryeministër, i mban vetëm ti personalisht për mbrojtjen tënde (nuk ...
Komentet te Krasniqi: Nuk pres dorëheqje nga Qeveria, s’kanë moral, etikë, përgjegjësi e as profesionalizëm Janë të Mbyllura