Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

KQZ e konfirmon: Kandidati serb për zgjedhjet në veri braktis garën

Lajme
Është tërhequr nga gara për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veri, Aleksandër Arsenijeviq nga Iniciativa Qytetare Mbijetesa serbe. Ai dorëheqjen e ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me 2 dhjetor, raporton Sinjali. Derisa ai kishte shpallur kandidaturën për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut  si i vetmi nga nacionaliteti serb për zgjedhjet lokale. Ai përfaqëson Iniciativën Qytetare “Srpski Opstanak” (Mbijetesa serbe) i cili vazhdimisht kritikonte Listen Serbe. Derisa tash në garë kanë mbetur Betim Osmanit nga Iniciativa Mitrovica, Taulant Kelmendit  nga  PDK-ja dhe Erden Atiqit nga VV-ja. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, tha për Sinjalin tha se më 2 dhjetor 2022, brenda afatit ligjor të ...
Komentet te KQZ e konfirmon: Kandidati serb për zgjedhjet në veri braktis garën Janë të Mbyllura

Gjykata merr vendim për gjyshin që tentoi ta sulmonte Rrahman Jasharajn

Lajme
Gjykata ka marrë vendim ndaj Musli Rexhepit, gjyshit të nxënëses që vijon mësimin në shkollën “Ismail Qemaili” që tentoi ta sulmonte Rrahman Jasharajn muaj më parë. Ndaj tij është shqiptuar vërejtje gjyqësore, ka bërë të ditur mbrojtësi i tij. Rexhepi ishte arrestuar më 6 shtator, nën dyshimet se kërcënoi dhe tentoi ta sulmojë fizikisht Jasharajn. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai ishte dërguar në mbajtje, nën dyshimet se ka kërcënuar kreun e SBASHK-ut me fjalët “ O plak, kam me t’vra, po na i len fëmijët pa shkolle”, duke tentuar ta sulmojë fizikisht. Ndryshe, vërejtja gjyqësore mund të shqiptohet për vepra penale për të cilat është paraparë dënimi me ...
Komentet te Gjykata merr vendim për gjyshin që tentoi ta sulmonte Rrahman Jasharajn Janë të Mbyllura

Zana Avdiu ofendoi rëndë Xhakën, reagon ashpër babai i Granitit në lidhje direkte

Lajme
Analistja, Zana Avdiu përmes një postimi në Facebook, ka kaluar në ofendime ndaj futbollistit kosovar, Granit Xhaka duke e quajtur rrugaç, shkruan Gazeta Sinjali. Në lidhje me këtë deklaratë, ajo është ftuar në emisionin “Favoriti i Botërorit” në Televizion T7, për ta sqaruar teksa theksoi se po ta pyesnin Xhakën, do të thoshte se s’do ta bëjë. “Ajo çka e thashë edhe në fillim. Lojtarët është dashur të mos bien në presionin e madh ndaj një ekipi që s;di ta ndaj sportin as artin nga politika. Duke e pa se dy ditë rend krejt ne merremi me një gjest që e degradon fytyrën e vet Granitit. Të gjitha gjërat ranë ...
Komentet te Zana Avdiu ofendoi rëndë Xhakën, reagon ashpër babai i Granitit në lidhje direkte Janë të Mbyllura

Inspektorati në Prishtinë zhvillon aksion kundër taksive ilegal

Lajme
Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka zhvilluar një aksion kundër taksive ilegal në vende të ndryshme të kryeqytetit. Sipas një njoftimi në Facebook, ky aksion është bërë për arsye që po shkaktojnë probleme të mëdha në mbarëvajtjen e komunikacionit në Prishtinë. “Drejtoria e Inspekcionit nën asistimin edhe të Policisë së Kosovës, është duke zhvilluar një aksion kundër taxive ilegal në pika të ndryshme të kryeqytetit, të cilët, përveç problemeve të mëdha që po shkaktojnë në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryqytet, paraqesin edhe rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve të cilët shfrytëzojnë të njëjtit për qarkullim”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Inspektorati në Prishtinë zhvillon aksion kundër taksive ilegal Janë të Mbyllura

Durrës- Shembet hoteli “Prestige Resort” i frekuentuar shumë nga kosovarët -Video

Shqipëri
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur sot hotelin gjashtë katësh të biznesmenit Irfan Hysenbelliu në zonën e Malit të Robit në Kavajë. IKMT ka vendosur mbi 70 kilogram lëndë eksplozive në këmbët e investimit disa miliona lekësh, duke e shembur plotësisht në tokë. Kjo është goditja përfundimtare për këtë investim në bregdet, që vjen disa muaj pasi IKMT shkatërroi gjatë sezonit turistik pishinat e resortit. Kreu i “Fokus Media Gropup”, Irfan Hysenbelliu e ka quajtur si një hakmarrje e Edi Ramës ndaj medias, por edhe personale ndaj tij. Ai tha se televizioni i tij ka denoncuar prej vitesh problematikat e shoqërisë shqiptare, së fundmi edhe emigrimin masiv, çka ...
Komentet te Durrës- Shembet hoteli “Prestige Resort” i frekuentuar shumë nga kosovarët -Video Janë të Mbyllura

Rama ‘godet’ Kurtin për postimin me Xhakën e Shaqirin: Aspak dinjitoze të përdoren për politikë

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se “është për të ardhur keq” pritja që ai të reagonte pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë, pasi dy shqiptarë luanin për helvetikët. Rama në një konferencë për media sot, tha se ai s’është kryeministër i Zvicrës dhe se nuk është “aspak dinjitoze” që t’i përdorte për politikë futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin. Këto komente i dha pasi u pyet se pse s’reagoi të premten në mbrëmje. “Nuk kuptoj realisht se pse duhej të flisja. Unë s’jam kryeministri i Zvicrës. Jam kryeministri i Shqipërisë dhe nëse do të ndaja nga skuadra kombëtare e Zvicrës dy qytetarë zviceranë që kanë kombësi ...
Komentet te Rama ‘godet’ Kurtin për postimin me Xhakën e Shaqirin: Aspak dinjitoze të përdoren për politikë Janë të Mbyllura

Kurti: Marrëveshja me Serbinë s’do të jetë e lehtë, unë jam student i Demaçit, Vuçiq student i Sheshelit

Lajme
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “nuk do të jetë e lehtë”. Ai tha se përplasja ndërmjet tij dhe Vuçiqit, është në fakt përplasje ndërmjet vizionit dhe trashëgimisë së Adem Demaçit dhe asaj të Vojisllav Sheshelit. “Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë sot, është student politik i Vojisllav Sheshelit. Ndërsa unë, si kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam student politik i Adem Demaçit. Dhe ky ballafaqim, kjo përplasje ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë është në një mënyrë thelbësore, përplasje ndërmjet Adem Demaçit, atij vizioni dhe asaj trashëgimie, dhe Vojisllav Sheshelit”, ka thënë Kurti në një intervistë për televizionin N1 të Bosnjës. “Andaj ...
Komentet te Kurti: Marrëveshja me Serbinë s’do të jetë e lehtë, unë jam student i Demaçit, Vuçiq student i Sheshelit Janë të Mbyllura

U dënua për ndihmë në vrasje: Kunati i Haxhiut merr leje edhe për punë pasi iu ndryshua qendra e burgut

Lajme
Hazir Krasniqi, vëllai i bashkëshortit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është i dënuar për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”. Në fund të vitit 2021, ky u transferua nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë. Disa muaj më vonë, më konkretisht në korrik të këtij viti, i njëjti do të fillonte punë jashtë institucionit, derisa po vuan ende dënimin. Shërbimi Korrektues i Kosovës mohon të ketë pasur ndikim të ministres në krejt këtë, ndërsa kjo e fundit na foli shumë shkurt. Në vitin 2020, Gjykata Themelore kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj Emin Krasniqit, Astrit Krasniqit, Durim Krasniqit dhe Hazir Krasniqit, në lidhje me rastin e ...
Komentet te U dënua për ndihmë në vrasje: Kunati i Haxhiut merr leje edhe për punë pasi iu ndryshua qendra e burgut Janë të Mbyllura

Ngjarja e rëndë për familjen Bajraktari në Pejë: 47-vjeçari kishte njolla gjaku në fytyrë, ish-gruaja e tij e njoftoi Policinë

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në një shtëpi rrugën “Shtjefën Gjeçovi” në Pejë, ku një burrë 47-vjeçar u gjet pa shenja jete dhe ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Ky rast ka tronditur familjen Bajraktari, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Blerimit, raporton Sinjali. Vdekjen e Blerim Bajraktarit e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, që konstatoi se i ndjeri s’ka shenja jete, por është gjetur me njolla gjaku në disa pjesë të fytyrës. Rastin e ka raportuar ish-bashkëshortja e tij, e cila e ka njoftuar Policinë dhe Emergjencën. Pasi janë bërë ekzaminimet ...
Komentet te Ngjarja e rëndë për familjen Bajraktari në Pejë: 47-vjeçari kishte njolla gjaku në fytyrë, ish-gruaja e tij e njoftoi Policinë Janë të Mbyllura

Pas fitores së Zvicrës, Loredana paralajmëron: Mos u ngatërroni me shqiptarët

ShowBiz
Rep artistja nga Kosova me famë ndërkombëtare, Loredana Zefi, ka festuar mbrëmjen e djeshme pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë. Të shumta kanë qene videot dhe fotot që ka publikuar rreth kësaj loje. Ajo shihej e veshur me ngjyrat zvicerane si dhe me flamurin Kuq e Zi. Përveç në rrjete social ajo ka dal edhe në Zvicër, në vendin ku banon për të festuar fitoren së bashku me shqipet atje.   loredanaaa 1 1 /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pas fitores së Zvicrës, Loredana paralajmëron: Mos u ngatërroni me shqiptarët Janë të Mbyllura