Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Vuçiq përballë plisave në Tiranë (FOTO)

Shqipëri
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po merr pjesë në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Tiranë. Një valle tradicionale shqiptare është organizuar në nder të këtij samiti, Vuçiqi duket se po qëndron përballë plisave (simbolit kombëtar shqiptar). /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vuçiq përballë plisave në Tiranë (FOTO) Janë të Mbyllura

“Nuk t’kemi thirrë me raportu për Thaçin”, Besnik Bislimi e Xhavit Haliti përplasen në Komision

Lajme
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po raporton për çështjen e dialogut me Serbinë në një mbledhje të Komisionit për Punë të Jashtme. Aty, ai foli për të arriturat dhe pengesat në këtë proces. Por një pjesë e raportimit të tij nuk i pëlqeu deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit. Haliti tha se Bislimi foli më shumë për ato se çfarë NUK ka bërë Hashim Thaçi, sesa për punët e Qeverisë në dialog. “Meqenëse s’është Hashim Thaçi këtu, ti raportove në vend të Hashim Thaçit. Unë kam një mendim timin dhe një qëndrim që raportimet e tilla çojnë në një dezinformim të opinionit, sepse asnjë nga këto nuk qëndrojnë, sepse besoj fort se gjithçka ...
Komentet te “Nuk t’kemi thirrë me raportu për Thaçin”, Besnik Bislimi e Xhavit Haliti përplasen në Komision Janë të Mbyllura

Ky është personi që goditi me grusht në mes të turmës Berishën

Shqipëri
Këto janë pamjet kur qytetari godet me grusht kreun e PD-së Sali Berisha. Siç shihet në pamje në momentin që Berisha së bashku me protestuesit po marshonin drejt protestës, një qytetar identiteti i të cilit nuk dihet ka ndërhyrë mes turmës dhe e ka goditur me grusht në fytyrë. Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat të cilët e kanë goditur me grushte dhe shqelma personin që goditi liderin historik të PD-s. Mediat shqiptare raportojnë nga burime brenda policisë se personi që sulmoi Verishën është Gert Shehu, 31 vjeç banues në Tiranë, me origjinë nga Tepelena. /Sinjali ...
Komentet te Ky është personi që goditi me grusht në mes të turmës Berishën Janë të Mbyllura

E veshur në bikini Juliana futet në xhakuzi bashkë me MC Bekën – VIDEO

ShowBiz
Mbrëmjen e kaluar ka startuar spektakli i madh i “Big Brother VIP Kosova”, ku në shtëpi janë futur 15 banorë. Ata ditën e sotme e kanë filluar duke u ambientuar me shtëpinë. E Mc Beka me Julianën kanë vendosur që të relaksohen në xhakuzi. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E veshur në bikini Juliana futet në xhakuzi bashkë me MC Bekën – VIDEO Janë të Mbyllura

Gjakoset Sali Berisha pas goditjes me grusht, dalin pamjet tmerruese -Video

Shqipëri
Një incident raportohet të ketë ndodhur pak më parë në protestën që po zhvillohet në Tiranë nga përkrahësit e Sali Berishës, dhe pamjet që po publikohen nga mediat tashmë janë tmerruese. Kreu i Partisë Demokratike është goditur nga një qytetar që ndodhej afër tij, derisa motivet deri tash nuk dihen. Shumë protestues ndërkohë, raporton Top Channel, i janë vërsulur personit që e goditi me grushte Berishën. Derisa Berisha me protestues po zhvillojnë protestën e tyre, në Tiranë po mbahet edhe Samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ku po merr pjesë mes tjerëve edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Deri tash nuk ka informacione në lidhje me gjendjen shëndetësore të z. ...
Komentet te Gjakoset Sali Berisha pas goditjes me grusht, dalin pamjet tmerruese -Video Janë të Mbyllura

Protestuesi godet me grusht Sali Berishën -Video

Shqipëri
Ka nisur me përplasje protesta e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Përplasja fizike ndodhi teksa Meta dhe Berisha po shkonin drejt bulevardit që t’i bashkoheshin turmës. Mësohet se Berisha është goditur me grusht nga një person i veshur me te kuqe, i cili është afruar si protestues dhe duke përfituar nga rasti nga goditur Berishën me grusht. Pas goditjes, Berisha është përgjakur, ndërsa kanë ndërhyrë menjëherë badigardët e tij duke larguar sulmuesin. Ky i fundit është rrahur prej badigardëve duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Siç duket edhe nga pamjet, Berisha ka pësuar dëmtime të shumta në fytyrë./Abcnews.al/ /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Protestuesi godet me grusht Sali Berishën -Video Janë të Mbyllura

Franca e Gjermania “arrijnë” në Tiranë: Macron s’e përmend Kosovën, Scholz nuk deklarohet për media

Shqipëri
Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë kanë arritur edhe dy udhëheqësit europianë, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Kancelari gjerman nuk u ndal për deklaratë në media, veçse përshëndeti nikoqirin Edi Rama. Ndërsa, presidenti i Francës, Emmanuel Macron foli para mediave për një sërë çështjesh të rëndësishme. Lideri francez tha se është i lumtur që ndodhet në Shqipëri dhe se kanë projekte konkrete për të diskutuar. “Lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Ne jemi duke punuar që nga marsi. Jam i lumtur që sot jam në Shqipëri, falënderoj kryeministrin Rama për këtë samit të rëndësishëm. Në kuadër të presidencës çeke kemi ...
Komentet te Franca e Gjermania “arrijnë” në Tiranë: Macron s’e përmend Kosovën, Scholz nuk deklarohet për media Janë të Mbyllura

Borrell: Kemi dorëzuar në Kosovë e Serbi “propozimin e fundit”

Lajme
Bashkimi Evropian ka dorëzuar në Kosovë e Serbi versionin e fundit të propozimit më të ri në tavolinën e dialogut, ka konfirmuar përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell. Në Samitin e BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Tiranë të martën, Borrelli ka konfirmuar se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dorëzuar “versionin e fundit të propozimit që është vendosur në tavolinë”. Lajçaku ka dorëzuar këtë propozim të hënën në Serbi, e në Kosovë një ditë më pas. Vetë Lajçaku ka thënë se propozimi është version i ri i “dokumentit që e ka paraqitur në shtator”. Propozimi i fundit ...
Komentet te Borrell: Kemi dorëzuar në Kosovë e Serbi “propozimin e fundit” Janë të Mbyllura

A do të kthehen serbët në institucionet e Kosovës, flet Lajçak

Lajme
Përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ku kanë folur për temat aktuale. Ndër të tjera, ai u pyet nëse po rikthehen serbët në institucionet e Kosovës. “E diskutova këtë çështje dje me Vuçiqin, edhe sot me Kurtin. Një gjë është e qartë, jemi në situatë sigurie vakumi, dhe kjo nuk është e mirë për njerëzit, nuk është e mirë për askënd. Dhe ne padyshim duam të kthehemi në situatën normale. Këtë dua ta dëgjoj nga të dy palët dhe ne jemi të lumtur që të asistojmë që situata të kthehet në normalitet”, thotë ai. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te A do të kthehen serbët në institucionet e Kosovës, flet Lajçak Janë të Mbyllura

Ngjarja e rëndë për familjen Demhasaj, Policia nis hetimet për vdekjen aksidentale të deçanasit

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në fshatin Carrabreg i Ulët në Deçan, ku një burrë u dërgua pa shenja jete në QKMF, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht. Ky rast ka tronditur familjen Demhasaj, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Kadriut, raporton Sinjali. Rasti ka alarmuar familjen, e cila e dërgoi viktimën në spital, por fatkeqësisht ai nuk mbijetoi, me ç’rast u njoftua edhe Policia. Vdekjen e Kadri Demhasajt e ka konfirmuar ekipi i mjekëve pasi u dërgua në Emergjencë, ku u konstatua se i ndjeri kishte pasur lëndime të rënda. Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ...
Komentet te Ngjarja e rëndë për familjen Demhasaj, Policia nis hetimet për vdekjen aksidentale të deçanasit Janë të Mbyllura