Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Lajçak pas takimit me Kurtin: Erdha për t’i rikthyer diskutimet, s’ka kohë për të humbur

Lajme
Përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti. “Jam këtu që t’i rikthej diskutimet për normalizimin dhe hapat e ardhshëm. dua ta shfrytëzoj këtë moment që po punojmë në normalizim, unë ndoshta vi shpejt sërish qe të sigurohem që bisedimet po shkojnë mirë. Nuk ka kohë për të humbur. Në kohën e njëjtë shfrytëzova takimin me Kurtin që të diskutoj çështjet për në veri, pas dorëheqjeve të serbëve, prekëm çështjen e energjisë, ne poashtu folëm për të pagjeturit. Situata është normale, por është pozitive”, thotë Lajçak, /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Lajçak pas takimit me Kurtin: Erdha për t’i rikthyer diskutimet, s’ka kohë për të humbur Janë të Mbyllura

Ky vend miraton kodin penal që ndalon seksin jashtëmartesor

Rajoni dhe Bota
Parlamenti i Indonezisë ka miratuar një kod të ri penal që do ta ndalojë seksin jashtëmartesor. Kodi i ri penal nuk do të hyjë në fuqi për tre vjet të tjerë dhe gjithashtu përfshin një ndalim për fyerjen e presidentit dhe shprehjen e pikëpamjeve që bien ndesh me ideologjinë shtetërore. Grupe të vogla mbajtën protesta jashtë parlamentit në Xhakartë këtë javë, shkruan BBC. Kodi – i cili do të zbatohet si për indonezianët ashtu edhe për të huajt – përfshin disa ligje “morali” dhe e bën të paligjshme që çiftet e pamartuara të jetojnë së bashku dhe të bëjnë seks. Grupet e të drejtave thonë se kjo prek në mënyrë ...
Komentet te Ky vend miraton kodin penal që ndalon seksin jashtëmartesor Janë të Mbyllura

Tha se nuk do të shkonte në Samit, Vuçiq shfaqet i buzëqeshur krah Ramës në Tiranë

Lajme Rajoni dhe Bota
Presidenti serb Aleksandër Vuçic ka mbërritur në samitin e BE në Tiranë ku është pritur nga kryeministri Edi Rama. “Pas konsultimeve vendosëm të vinim e të diskutonim të gjitha çështjet dhe të kemi mundësi të themi se çfarë mendojmë dhe të mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe të negociatave me BE. A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste prej meje. Nuk po them se nuk jam por jam vetëm realist. Ne jemi këtu për t’i dëgjuar ata dhe në fund do shpjegoj qëndrimin e Serbisë. Të lutem ki durim derisa të përfundoj përgjigjen. Është e rëndësishme që të marrim mbështetjen e BE për energjinë… këto janë sinjale të mira ...
Komentet te Tha se nuk do të shkonte në Samit, Vuçiq shfaqet i buzëqeshur krah Ramës në Tiranë Janë të Mbyllura

Osmani nga Tirana: BE të lëvizë nga fjalët në vepra

Lajme
Sot në Tiranë do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, i pari i një lloji të tillë që zhvillohet në vendin tonë. Samiti BE-Ballkan do të mbahet në ambientet e hotelit të ri të sapohapur në kullën e stadiumit Air Albania, raporton Gazeta Sinjali. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar para hotelit në pritje të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa para pak minutave ka mbërritur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani tha se kërkon vepra nga Bashkimi Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën. “Jam shumë e lumtur që jam në një Samit që do të thoja është një supermarrje e rëndësishme. Shpresoj që ...
Komentet te Osmani nga Tirana: BE të lëvizë nga fjalët në vepra Janë të Mbyllura

Lajçak të martën zbarkon në Kosovë, takohet me Kurtin

Lajme
Të martën në ora 9:00 nis takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kështu ka njoftuar zyra për media e Qeverisë së Kosovës. Vizita e Lajçak vjen pas asaj të sotmes në Beograd, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Ndryshe Lajçak, përmes një cicërime në Twitter ka treguar për temat që ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë takimit në Beograd këtë të hëne. “Në Beograd sot, diskutova rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve si vazhdim i takimeve të fundit të Dialogut me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç”, shkroi Lajçak. Po ashtu sipas diplomatit sllovak ...
Komentet te Lajçak të martën zbarkon në Kosovë, takohet me Kurtin Janë të Mbyllura

Vdekja e kosovarit në burgun serb, çfarë tha Ministria e Jashtme e Norvegjisë

Lajme
6 ditë më parë, më 30 nëntor, në mediat norvegjeze është raportuar për vdekjen e një shtetasi norvegjez në Serbi. Pak informacione janë dhënë nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, mirëpo dyshimet janë se bëhet fjalë për një kosovar nga Peja, të quajtur Artan Zymberi. Sipas mediumit norvegjez vg.no, Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka qenë në dijeni që një shtetas norvegjez ka vdekur në Serbi. Kështu i kishte thënë mediumit këshilltari i lartë i ministrisë, Lars Gjemble. Përveç ndarjes së informacionit se janë informuar të afërmit e tij, Ministria e Jashtme nuk ka mundur të jap më shumë detaje, raporton Gazeta Express. Sonte, familja Zymberi nga qyteti i Pejës, ...
Komentet te Vdekja e kosovarit në burgun serb, çfarë tha Ministria e Jashtme e Norvegjisë Janë të Mbyllura

“Një zemër e mirë u ndal, t’du përjetë”, fjalët prekëse nga bashkëshortja e ish-reperit që ndërroi jetë

Lajme
Zëvendësdrejtori i Telegrafit dhe ish-reperi i njohur i grupit WNC, Arlind Gjikolli ka ndërruar jetë sot në moshë të re. Lajmin për vdekjen e tij, e ka konfirmuar edhe bashkëshortja e Gjikollit, Vjosa Loci Gjikolli. “Nje zemer e mire u ndal… 08.07.1981-05.12.2022. T’du perjete”, ka shkruar ajo. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Një zemër e mirë u ndal, t’du përjetë”, fjalët prekëse nga bashkëshortja e ish-reperit që ndërroi jetë Janë të Mbyllura

Zëdhënësi i KEDS: Çmimet e rrymës janë dyfishuar në berzat ndërkombëtare

Lajme
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se janë rritur çmimet e energjisë elektrike në berzat ndërkombëtare. Ai tha se çmimi për megavat është rritur në 500 euro, derisa shtoi se ka devijim nga plani i prodhimit vendor. Buzhala në një postim në Faceboo ka shkruar se energjia e munguar nga plani kushton 1.8  milionë  euro në tregjet ndërkombëtare. “Pa dashur t’jua terheq vemendjen prej temave jetike me te cilat jeni tu preokupu, desha t’ju tregoj qe cmimet e rrymes jane dyfishu ne berzat nderkombetare, kane mbrri ne gati 500 euro per megavat. Te njejten kohe, tashme ka devijim nga plani i prodhimit vendor, pra jane rreth 160 megavat ne ...
Komentet te Zëdhënësi i KEDS: Çmimet e rrymës janë dyfishuar në berzat ndërkombëtare Janë të Mbyllura

Tmerron dekani Naim Telaku, jep ‘diagnozë publikisht’: Zana e ka kompleksin e ‘lakmisë për pen**”

Lajme
Psikologu Naim Telaku e ka bërë një shkelje të rëndë etike sipas aktivistit Nol Nushi pas një komenti publik të bërë në një medium kosovar për Zana Avdiun. Ai ka komentuar në mënyrë të papranueshme komentin e Zana Avdiut që ka shkaktuar linçime dhe abuzime tmerruese online. “Nëse doni ta kuptoni Zanën, lexojeni kompleksin e Elektras të Sigmund Freud. Zana është ilustrim perfekt i këtij kompleksi aka penis envy (lakmia për penis)”. Në fakt, Kompleksi i Elektras është kritikuar nga shumë studiues të psikologjisë për mungesë të provave për ekzistencën e tij dhe nuk pranohen gjerësisht mes profesionistëve modernë të shëndetit mendor. Por, kompleksi i Elektras as nuk është e ...
Komentet te Tmerron dekani Naim Telaku, jep ‘diagnozë publikisht’: Zana e ka kompleksin e ‘lakmisë për pen**” Janë të Mbyllura

Vuçiq tregon se çka foli me Lajçakun

Lajme
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me raportuesin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka diskutuar për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe problemet me të cilat po përballen serbët nga lëvizjet e njëanshme dhe të pamatura të qeverisë së Kosovës. Siç është publikuar në llogarinë “buducnostsrbijeav” në Instagram, Vuçiq në takim ka theksuar domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të serbëve nga Kosova. “Kam shqyrtuar ngjarjet e fundit në Kosovë dhe problemet me të cilat ballafaqohen serbët nga lëvizjet e njëanshme dhe jolegjitime të Kosovës. Theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me ...
Komentet te Vuçiq tregon se çka foli me Lajçakun Janë të Mbyllura