Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Kom me t’mytë si ai që e ka vra grunë e vet”/ Vushtrriasi kërcënon me jetë bashkëshorten e tij

Lajme
Dhuna në familje është shndërruar në makth për vajzat dhe gratë në vendin tonë. Numri i rasteve që denoncohen çdo ditë në Polici ka marrë përmasa shqetësuese, pasi që vetëm gjatë këtij viti janë raportuar mbi 2 mijë raste të dhunës në familje. E shumë nga këto raste ndër vite kanë përfunduar me fatalitet për gratë, raporton Gazeta Sinjali. Rastet e fundit ku brenda një jave dy gra u vranë nga bashkëshortët e tyre, janë kthyer në ‘motiv’ për burrat dhunues që të kërcënojnë bashkëshortet e tyre se edhe ato do të përfundojnë njëjtë. Detaje shokuese ka mësuar Gazeta Sinjali nga një rast i dhunës në familje që ka ndodhur ...
Komentet te “Kom me t’mytë si ai që e ka vra grunë e vet”/ Vushtrriasi kërcënon me jetë bashkëshorten e tij Janë të Mbyllura

“A ju nguci kush?”, Qytetari nga Mitrovica: Shqiptarët në Veri, në mëshirën e Zotit – Policia t’i veshin minifundet

Lajme
Gjatë ditës së sotme në komunat në veri të Republikës së Kosovës janë dëgjuar disa shpërthime të njëpasnjëshme. Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pasur shpërthime e shkrepje armësh, por nuk është raportuar për të lënduar, por vetëm janë demoluar orenditë e zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor, raporton Gazeta Sinjali. Si pasojë qytetarët atje janë shprehur të frikësuar dhe të shqetësuar për situatën e krijuar. Blerim Zhubi nga Mitrovica përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ndarë me ndjekësit e tij përvojën me të cilën u përball bashkëshortja dhe nëna e tij gjatë ditës së sotme. Zhubi ka thënë se teksa janë larguar nga Veriu, bashkëshortja e tij ...
Komentet te “A ju nguci kush?”, Qytetari nga Mitrovica: Shqiptarët në Veri, në mëshirën e Zotit – Policia t’i veshin minifundet Janë të Mbyllura

Kërcënimi ndaj kandidatit të PDK-së për kryetar të Zubin Potokut, Prokuroria nis hetimet

Lajme
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Zubin Potokut në veri të vendit, Izmir Zeqiri, gjatë ditës së sotme ka qenë cak i një kërcënimi nga një person ende i paidentifikuar, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se Prokuroria tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin në fjalë, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është cilësuar si ‘Kanosje’. Zeqiri ka deklaruar para organeve të rendit se ka pranuar thirrje nga një person i panjohur i cili është prezantuar me emër serb dhe i njëjti e ka kërcënuar. Lidhur me këtë, vetë kandidati i PDK-së është deklaruar edhe në emsionin Frontal ...
Komentet te Kërcënimi ndaj kandidatit të PDK-së për kryetar të Zubin Potokut, Prokuroria nis hetimet Janë të Mbyllura

Pamje brenda zyrave të demoluara të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut

Lajme
Gjatë ditës së sotme në komunat në veri të Republikës së Kosovës janë dëgjuar disa shpërthime të njëpasnjëshme. Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pasur shpërthime e shkrepje armësh, por nuk është raportuar për të lënduar, por vetëm janë demoluar orenditë e zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga hapësirat e brendshme të objektit të KKZ-së, ku shihet se atje janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Si pasojë, zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u është pamundësuar kryerja e punës së tyre. Një tjetër shpërthim i fortë ka ndodhur afër zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në ...
Komentet te Pamje brenda zyrave të demoluara të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut Janë të Mbyllura

Kurti: Kriminelët që paguhen nga Serbia kanë intensifikuar sulmet në Veri, do kemi më shumë Polici të Kosovës atje

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas shpërthimeve që kanë ndodhur sot gjatë ditës në veri të vendit, raporton Gazeta Sinjali. “Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vie fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore. Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti ...
Komentet te Kurti: Kriminelët që paguhen nga Serbia kanë intensifikuar sulmet në Veri, do kemi më shumë Polici të Kosovës atje Janë të Mbyllura

Dyshime për bombë brenda objektit, Policia rrethon KKZ-në në Mitrovicën e Veriut

Lajme
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës bashkë me EULEX-in janë vendosur para zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor, pas raportimeve për disa shpërthime në komunat e Mitrovicës së Veriut dhe në Zubin Potok, raporton Gazeta Sinjali. Një tjetër shpërthim i fortë ka ndodhur afër zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në orët e para të mbrëmjes sotme në vendin e njohur si Tre Rrokaqiejt. Brenda kësaj zyre dyshohet për një mjet të pashpërthyer. Si rrjedhojë, objekti i KKZ-së në Mitrovicë të Veriut është rrethuar me shirita. Sot në veri të Kosovës janë dëgjuar disa shpërthime, çka ka tensionuar situatën atje. Kujtojmë se serbët në veri nuk kanë lejuar sot ...
Komentet te Dyshime për bombë brenda objektit, Policia rrethon KKZ-në në Mitrovicën e Veriut Janë të Mbyllura

Rama dënon sulmin ndaj Berishës: Akt i patolerueshëm mbi organizatorin e protestës së sotme

Lajme
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj kryedemokratit Sali Berisha gjatë protestës së sotme. Rama e ka quajtur aktin të pajustifikueshëm e të patolerueshëm, teksa thekson se dhuna nuk është mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi. Reagimi i plotë: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rama dënon sulmin ndaj Berishës: Akt i patolerueshëm mbi organizatorin e protestës së sotme Janë të Mbyllura

Dy shpërthime dhe alarmi i sigurisë në qytet, krejt çka ndodhi në Zubin Potok

Lajme
Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, kanë hyrë në ndërtesën e komunës së Zubin Potokut. Më herët gjatë ditës së sotme, u njoftua se oficerët do të hyjnë në zyra për të pasur akses në listat zgjedhore në veri. Kosova Online raporton se depërtimi ka ndodhur rreth mesditës dhe se kanë rënë dy shpërthime. I njëjti portal, referuar informacioneve nga terreni, bën të ditur se punonjësit e KQZ-së kanë ndërruar bravat pasi kanë thyer dyert e zyrave në bashki. Sirena që ka rënë ka zgjatur për disa minuta dhe mësohet se qytetarët janë mërzitur shumë. Siç ka konfirmuar për portalin Nova.rs një ...
Komentet te Dy shpërthime dhe alarmi i sigurisë në qytet, krejt çka ndodhi në Zubin Potok Janë të Mbyllura

Familjarët e Artan Zymberit: Serbia nuk na la me marrë kufomën, duan t’i fshehin faktet

Lajme
Mbrëmë u raportua për vdekjen e një kosovari në një burg të Serbisë. Familja Zymberi nga qyteti i Pejës ka bërë të ditur se djali i tyre, Artan Zymberi ka vdekur në burgun e Serbisë, më saktësisht në (Sremska Mitrovica), ku sipas dyshimeve të kësaj familjeje, ai është vrarë në këtë burg, vetëm sepse kishte tatuazh në gjoks; Adem Jasharin, emblemën e UÇK-së, dhe Skënderbeun. Një familjar i Zymberit, në kushte anonimiteti kanë thënë se sot kanë shkuar për ta marrë trupin e pajetë të Artanit, por se Policia serbe, i ka kthyer mbrapsht. “Neve na kthynë, nuk na lanë me hy në Serbi. Kinse për mungesë dokumenti, por Serbia ...
Komentet te Familjarët e Artan Zymberit: Serbia nuk na la me marrë kufomën, duan t’i fshehin faktet Janë të Mbyllura

Bislimi: Një shtet mik i hoqi vizat nga agjenda, qëllimin e kishin të mirë

Lajme
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë shpjegimin e tij rreth heqjes së liberalizimit të vizave ditë më parë nga agjenda e punimeve në kuadër të nivelit të ambasadorëve të vendeve anëtare në COREPER. Sipas Bislimit heqja nga agjenda ishte propozuar nga një vend shumë mik i Kosovës, meqë s’kanë dashur që ndonjë vend skeptik për liberalizimin për viza të shfrytëzojë situatën në Veri për të argumentuar kundërshtimin. Bislimi thotë se qëllimi ka qenë i mirë dhe veprimi ka rezultuar i suksesshëm. “Jo domosdoshmërisht duhet të lidhet me procesin e dialogut. Por në mënyrë indirekte. Për arsye se kërkesa për largimin e temës së liberalizimit të vizave ka ardhur nga ...
Komentet te Bislimi: Një shtet mik i hoqi vizat nga agjenda, qëllimin e kishin të mirë Janë të Mbyllura