Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Sveçla e quan Vuçiqin sponsor të grupeve në Veri: Këta kriminelë të luftohen 24/7, edhe atë suksesshëm

Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media, sot ka folur për situatën në Veri, pasi dje atje pati shpërthime, të cilat ai i ka quajtur sulme terroriste. Sipas tij, garancia e vetme për të mos u përsëritur ngjarjet e djeshme është luftimi i “kriminelëve” 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Madje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Sveçla e quajti sponsor të keqbërësve. “Unë mund t’iu them se PK por jo vetëm, të gjitha institucionet e sigurisë dhe zyrtarët e Republikës së Kosovës, janë maksimalisht të angazhuar të parandalohen, dhe në qoftë se ndodhin këto raste, keqbërësit apo kriminelët të vihen para drejtësisë. Tash, ...
Komentet te Sveçla e quan Vuçiqin sponsor të grupeve në Veri: Këta kriminelë të luftohen 24/7, edhe atë suksesshëm Janë të Mbyllura

E tmerrshme: Tavani i dhomës bie mbi shtrat, rrezikohet nëna bashkë me foshnjën në QKUK -Video

Shëndetësi
Një nënë e shtrirë me foshnjën e saj në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK është rrezikuar nga rënia e pllakës ‘armstrong’ nga tavani i dhomës ku ishin të shtrirë. Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh kur kishte reshje të shiut në Prishtinë, me ç’rast ajo ka thënë se janë tmerruar nga ky rast pasi janë frikësuar për bebet e tyre. “Kjo ka ndodhur para dy javësh. Ato ditë që pat shi. Unë kam qenë e shtrirë me vajzën në dhomë. Kemi qenë tri nëna me bebe. Nëna që ka qenë afër dritares për fat të mirë vetëm disa minuta pa ndodhur kjo, e kishte larguar beben prej shtratit. Kanë qenë ...
Komentet te E tmerrshme: Tavani i dhomës bie mbi shtrat, rrezikohet nëna bashkë me foshnjën në QKUK -Video Janë të Mbyllura

Caktohet data: Më 16 dhjetor Gjykata Speciale jep vendimin për Salih Mustafën

Lajme
16 dhjetori është caktuar data ku Gjykata Speciale do ta jep vendimin për Salih Mustafën. Lajmi është konfirmuar nga Dhomat e Specializuara të Hagës. Vendimi do të shpallet nga ora 09:00 deri në 10:30. Salih Mustafa i njohur si Cali po akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë e vrasje të paligjshme. Prokuroria e Specializuar ka kërkuar dënim prej 35 vjetësh për Salih Mustafën. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Caktohet data: Më 16 dhjetor Gjykata Speciale jep vendimin për Salih Mustafën Janë të Mbyllura

“Eksperimentuesi i Prishtinës”, çka punoi e çka jo Rama brenda 1 viti

Lajme
Shtatë nëntori shënon ditën kur Përparim Rama mori zyrtarisht detyrën si kryetar i komunës më të madhe në Kosovë, Prishtinës. Arkitekti i cili erdhi nga Londra një vit më parë, ishte betuar se do ta kryente me përgjegjësi dhe në përputhje me kompetencat detyrën e tij si kryetar i Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali. I pari i kryeqytetit teksa ka kujtuar këtë moment ka thënë se projektet për transformimin e Prishtinës dhe transformimin e jetës së qytetarëve do të vazhdojnë. “Fillimet janë plot sfida, të cilat vetëm nëpërmjet dedikimit, energjisë dhe punës së pandalshme të krejt ekipit, do t’i kapërcejmë, e të vëmë në rrugën e duhur projektet dhe planet për ...
Komentet te “Eksperimentuesi i Prishtinës”, çka punoi e çka jo Rama brenda 1 viti Janë të Mbyllura

Shqetësuese: “Viva Fresh” nuk largon nga rafti pijet e gazuara që dyshohet se janë të prishura -Video

Lajme
Shëndeti i konsumatorëve shpesh here është i rrezikuar për shkak të mungesës së sigurisë në ushqime e pije. Një nga shqetësimet kryesore është edhe mungesa e besimit në institucionet përkatëse për kontroll të marketeve, shkruan Gazeta Sinjali. Janë të shpeshta rastet ku në dyqanet që merren me veprimtari të shitjes janë gjetur sasi të produkteve me afat të skaduar ose të prishur. Së fundi, një lexues i Sinjalit derisa ka shkuar për të blerë në dyqanin “Viva Fresh” në kryeqytet, ka hasur në pije të gazuara të cilat dyshohet se janë me afat të skaduar. Sipas videos të dërguar nga sinjalizuesi, shihet se ngjyra e pijeve të gazuara ka ndryshuar ...
Komentet te Shqetësuese: “Viva Fresh” nuk largon nga rafti pijet e gazuara që dyshohet se janë të prishura -Video Janë të Mbyllura

40-vjeçari në Istog kërcënon policin që ia arrestoi vëllain, dërgohet në mbajtje

Lajme
Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali. Me kërcënime është përballur dje edhe një zyrtar policor në Istog, i cili për rastin ka njoftuar organet e rendit. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 40-vjeçar dyshohet ta ketë kërcënuar policin, me pretekstin se ky i fundit ka arrestuar vëllain e tij. I dyshuari është arritur që të arrestohet në vendin e ngjarjes  dhe më pas është shoqëruar në stacion ...
Komentet te 40-vjeçari në Istog kërcënon policin që ia arrestoi vëllain, dërgohet në mbajtje Janë të Mbyllura

Cooper: Duke mos arritur marrëveshje, Kosova dhe Serbia tregojnë se sa të dobët janë

Lajme
“Kam përshtypjen se asnjëra nga palët Prishtina apo Beogradi, kanë vendosur që duan ta zgjidhin problemin. Dhe kjo më shqetëson”, thotë Robert Cooper, ish-ndërmjetësues në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai foli për Zërin e Amerikës menjëherë pas një serie vizitash të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak në Beograd dhe Prishtinë, ku tha se nuk ka kohë për të humbur dhe se dialogu dinamik për normalizim të marrëdhënieve duhet të fillojë sa më parë. Cooper thotë se ka përshtypjen se Serbia dhe Kosova, siç thotë ai, janë krejtësisht të kënaqur me faktin se ka një problem mes tyre. “Duket se nuk shohin ndonjë rrezik të ...
Komentet te Cooper: Duke mos arritur marrëveshje, Kosova dhe Serbia tregojnë se sa të dobët janë Janë të Mbyllura

Ambasadori gjerman për ngjarjet në Veri: Zero tolerancë ndaj dhunës

Lajme
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit. Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka thënë se një gjë e tillë është e papranueshme. “Vërtet shumë shqetësuese. Dhuna e djeshme ndaj zyrave zgjedhore komunale është e papranueshme. Mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente. Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, ka shkruar Rohde në Twitter. Very concerning indeed. Yesterday’s violence against municipal election offices are unacceptable. Good that KP in coordination with EULEX and KFOR is present. Full support for peaceful demonstrations but zero tolerance for violence. https://t.co/cYmwS19kuK — Ambassador Jörn ...
Komentet te Ambasadori gjerman për ngjarjet në Veri: Zero tolerancë ndaj dhunës Janë të Mbyllura

Hovenier: SHBA-ja dënon sulmet në veri, të shqetësuar që s’ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve

Lajme
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka reaguar në lidhje me incidentet e djeshme në veri të Kosovës. Hovenier përmes një postim në profilin e tij në Twitter tha se dhuna dhe intimidimi, përfshirë përdorimin e pajisjeve shpërthyese, dhe rrezikimin e jetëve nuk është asnjëherë metodë e duhur e protestës. Hovenier po ashtu tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe frikësimit, duke ...
Komentet te Hovenier: SHBA-ja dënon sulmet në veri, të shqetësuar që s’ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve Janë të Mbyllura

Vdekja e dyshimtë e të riut nga Peja në burgun serb, MPJD tregon se a ka kontaktuar Beogradin

Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme është deklaruar për vdekjen e shqiptarit Artan Zymberit me nënshtetësi norvegjeze në burgun Sremit në Serbi, për të cilin familja Zymberi thotë se është vrarë vetëm sepse kishte tatuazh në gjoks Adem Jasharin, emblemën e UÇK-së dhe Skënderbeun, raporton Gazeta Sinjali. Familja e Artan Zymberit, të riut që vdiq në një burg në Serbi, tashmë ka tërhequr trupin e të ndjerit. MPJD kanë konfirmuar për mediat se nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovës iu është komunikuar se nuk kanë arritur të marrin ndonjë informatë që mund ta konfirmojnë rastin. “Me të marrë njoftimin për rastin e Artan Zymberajt, të premten në mëngjes, më 2 dhjetor 2022, ...
Komentet te Vdekja e dyshimtë e të riut nga Peja në burgun serb, MPJD tregon se a ka kontaktuar Beogradin Janë të Mbyllura