Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka kritikuar ministrin Liburn Aliu për plotësimin e ligjit për trajtimeve e ndërtimeve pa leje. Ai kontestoi në disa pika pretendimet e ministrit Aliu. “Tash ky ligj ndryshohet edhe i ndërrohet edhe hyrja në fuqi. Që ta zëmë, ky ligj hyn në fuqi në mars 2023, legalizohen të gjitha ndërtimet deri në mars 2023… Pra, e bëjmë legalizimin e të gjitha ndërtimeve pa leje, sidomos ndërtesat”. Deputeti pati kritika të ashpra edhe në lidhje me çmimet, 500 metra katrorë të të cilave do të legalizoheshin për 4 000 euro. “Cili është interesi që një ndërtimtar ta legalizojë ndërtesën? Mendoj që qikjo s’është parimore, dhe kjo ...
Komentet te Basha me kritika ndaj Liburn Aliut: Po amnistoni mafinë e betonit me Ligjin që sollët në Kuvend Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ia dhuroi një shall me ngjyrë portokalli, Glauk Konjufcës. Musliu tha se këtë shall ia dërgoi si porosi nga ish-punëtoret e aeroportit, të cilat siç tha ajo, janë larguar padrejtësisht nga puna “Simbolikisht ta dorëzova këtë shall si porosi nga ish-punëtoret ose punëtoret të cilat padrejtësisht janë larguar nga puna. Janë gjithsej 90, 50 prej tyre janë gra. Duhet t’i presësh në takim dhe të konsultohesh me ato dhe t’i adresosh çështjet që kanë”, tha deputetja. Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, tha se do ta ketë parasysh kërkesën për takim./Express ...
Komentet te Musliu ia dhuroi një shall Konjufcës, por për çka? Janë të Mbyllura
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari, ka reaguar pas konferencës për media që pati ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Nurellari ka thënë se Instituti për Mjekësi Ligjore është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe kjo do të thotë se Haxhiu do të duhej të jepte dorëheqje për këtë ngjarje të rëndë dhe të dyshimtë. Më tej, ai ka thënë se me standardet amatore të qeverisë Kurti, Haxhiu me siguri se do të dalë përsëri në protesta para institucionit që drejton. Këtu keni postimin e plotë: “Instituti për Mjekësi Ligjore është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, që do të thotë se në një qeveri normale ...
Komentet te Pas skandalit me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, po kërkohet dorëheqja e Albulena Haxhiut Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të japë dorëheqje. Ai përmes një komunikate për media ka thënë se është e dhimbshme, e rrezikshme dhe anti-kombëtare mënyra se si po vepron kryeministri. “Atij nuk po i mjafton asociacioni të cilin tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn një autonomi për veri. Insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës. Por ky skenar ‘nuk do të kalojë’ as nga Kurti e as nga sejmenët e ...
Komentet te Haradinaj: Kurti po shtyn një autonomi në veri, të dorëhiqet për të mirën e Kosovës Janë të Mbyllura
Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos menaxhimin e krizës energjetike. Sipas Mustafës, qeveria krejt çka bëri është veç rrudhja e krahëve. “Po ju fajësojmë për paralizën totale në Kosovë. Secila qeveri në Evropë ka ndërmarrë masa. Qeveria e Republikës së Kosovës, që gjithçka që ka marrë deri tash është rrudhja e supeve për të thënë s’kemi çka bëjmë”, tha ai. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka prezantuar para deputetëve këtë propozim, duke thënë se një veprim i tillë është i nevojshëm. “Për herë të parë shpalljen masave emergjente Qeveria e ka kërkuar në gusht. Meqë situata me energji nuk është përmirësuar qeveria ka marrë ...
Komentet te Mustafa për rrymën: Krejt çka bëri Qeveria është rrudhja e supeve – s’kemi çka bëjmë Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur për media tha se mostrat e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të institutit të Mjekësisë Ligjore. “Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë, ky është një akt kriminal. E kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit Besim Kelmendin dhe drejtorin e policisë Fehmi Hotin. Kam vizituar IML-në”, tha ajo Ajo tha se në atë hapësirë të IML-së ku janë ndodhur mostrat kanë qasje vetëm 3 persona. “Në mbajtëset e ...
Komentet te Ministrja Haxhiu: Zhduken mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i Toksikologjisë Janë të Mbyllura
Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, është deklaruar pas takimit të tij me zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Varhelyi ka thënë se në takim u diskutua për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. “Aplikimi i afërt i Kosovës për të filluar procesin e anëtarësimit në BE ishte tema e takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi”, ka shkruar ai. Kujtojmë se kryeministri Kurti edhe gjatë ditës së stome ka përsëritur se Kosova para Krishtlindjeve do aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Bislimi në Bruksel, Varhelyi flet pas takimit: Biseduam për aplikimin e Kosovës në BE Janë të Mbyllura
Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancë të jashtëzakonshme po shqyrtojnë vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë. Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka kërkuar nga deputetët miratimin e vendimit të Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente. “Për herë të parë shpalljen masave emergjente Qeveria e ka kërkuar në gusht. Meqë situata me energji nuk është përmirësuar qeveria ka marrë vendim për zgjatje edhe dy herë nga 30 ditë”, tha Rizvanolli. Ministrja më tej theksoi se Qeveria ka miratuar vendimin për zgjatjen e sërishme të masave. Duke marrë parasysh krizën energjetike në Evropë, Qeveria i kërkon Kuvendit ...
Komentet te Rizvanolli kërkon votën e deputetëve për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me rrymë Janë të Mbyllura
Spektakli i “Big Brother Vip Kosova”, tashmë ka filluar dhe banorët e shtëpisë më të famshme janë familjarizuar me njëri-tjetrin ku nuk mungojnë diskutimet e ndryshme në mes tyre. Njëri ndër banorët i cili është pjesë e shtëpisë është edhe këngëtari kontrovers, Gjon Karrica i njohur ndryshe me nofkën skenikë si Lugati. Gjatë një bisede me banorët, Lugati ka rrëfyer më shumë rreth jetës së tij private ku ka rrëfyer sakrificat e tij ndaj familjes. Ai ka folur për djalin e tij dhe bashkëshorten ku ndër të tjera ka treguar se bashkëshortja e tij është me aftësi të kufizuar. “Gruan e kam me një kujdestare, sepse është me një handicap. ...
Komentet te Lugati rrëfehet, flet për gruan e tij me aftësi të kufizuara Janë të Mbyllura
Pak përpara samitit të BE-së në Tiranë, Kosova dhe Serbia morën një propozim të përditësuar për dialogun Kosovë-Serbi, të dokumentit që njihet në opinion si dokumenti franko-gjerman. Presidentja Vjosa Osmani, në një intervistë për “Euroactiv”, nuk pranoi të shtjellojë përmbajtjen e këtij dokumenti dhe tha se tani është në fazën e analizës nga zyrtarët e lartë shtetërorë, të cilët më pas do të kenë një qasje të përbashkët dhe të koordinuar. Megjithatë, ajo shpjegoi se njohja reciproke është e vetmja zgjidhje që do të garantojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon. “Pra, ne po punojmë për ta realizuar atë. Kur do të bëhet e madhe, ndoshta e arritur, është ...
Komentet te Osmani: Në dialog me Serbinë duhet të bëjmë kompromise kur është e nevojshme Janë të Mbyllura