Pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, ka dhënë dorëheqje zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Naim Uka. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se Naim Uka. “Kam dhënë dorëheqje nga pozita e zv. drejtorit, për arsye morale”, tha Uka. Ai nuk ka dhënë informacione tjera rreth dorëheqjes. Derisa dje Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar të mërkurën se ishte njoftuar për zhdukjen e mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. Pas kësaj Ministria e Drejtësisë ka pezulluar katër zyrtarë të Instituti të Mjekësisë: Nardi Sheqergjiu, Flutura Goga, Ilirjana Shala, Anila Lakna. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, dorëhiqet zv.drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët po patrullojnë në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, mbrëmë kanë qenë cak i një sulmi të armatosur, me ç’rast ka mbetur i plagosur lehtë një zyrtar policor, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Mitrovicë kanë bërë me dije se zyrtari policor i cili u plagos, u dërgua atje me plagë në krah dhe nofull. Pas dhënies së ndihmës së parë, ai është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik. Drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, në një prononcim për Sinjalin tha se ...
Komentet te Përfundon me sukses operimi i policit të plagosur në Veri, flasin nga Kirurgjia Torakale Janë të Mbyllura
Në seancën e sotme të Kuvendit Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka folur për situatën në pjesën veriore të vendit. Tahiri tha se ligjvënësit në Kosovë nuk duhet të marrin veprime ad-hock. “E dënojmë rëndë aktin e plagosjes së policit në pjesën veriore të vendit. Policit i urojmë shërim të shpejtë. Tashmë kemi edhe konfirmimin zyrtarë të pranisë së bandave kriminale që pa dyshim origjinën e kanë në Serbi e askush tjetër. Po shohim angazhim të Serbisë për ta nxjerrë nga binarët sigurinë në Kosovë. Republikës sonë më shumë se kurrë i duhet koordinimi me SHBA-në”, deklaroi Tahiri “I bëjmë thirrje Qeverisë që të ketë strategji për ...
Komentet te Tahiri: Qeveria mos të ndërmarrë veprime ad-hoc për situatën në pjesën veriore Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka bërë me dije se zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit e ka raportuar një zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore, raporton Express. Sipas Policisë, ajo ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike. Rasti është cilësuar si “Manipulim me prova”. “MANIPULIM ME PROVA- Prishtinë, Tetor 2021-07.12.2022 Dëshmitarja femër kosovare zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike të një rasti. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente”, thuhet në ...
Komentet te Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Policia tregon kush e raportoi rastin Janë të Mbyllura
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët po patrullojnë në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, mbrëmë kanë qenë cak i një sulmi të armatosur, me ç’rast ka mbetur i plagosur lehtë një zyrtar policor, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një komunikate për media, Policia ka bërë me dije se rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të Zveçanit, persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet me targa KM, kanë shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë. “Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me ...
Komentet te Detaje nga sulmi ndaj Policisë në Zveçan: Zyrtari policor u plagos në krah dhe nofull Janë të Mbyllura
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri duhet të shtyhen, pas incidenteve të fundit atje. Rohde ka shpërndarë postimin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ku ai thotë se s’janë kushtet të mbahen zgjedhjet tani. Rohde ka thënë se pajtohet me këtë që ka thënë Hovenier dhe se është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme mbajtja e zgjedhjeve tani. “Pajtohem me kolegun tim nga Shtetet e Bashkuara se zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që ato të mbahen tani”, ka shkruar Rohde. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ambasadori gjerman mbështet Hovenierin: Zgjedhjet në veri duhet të shtyhen Janë të Mbyllura
Mbrëmë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë. Petkoviq i bëri komentet pak orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se ka rritur praninë e saj në veri të Kosovës – pjesë e banuar me shumicë serbe. Pas kësaj edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka publikuar foto me shefat e ushtrisë serbe. Ai ka provokuar në rrjetin social “Instagram”, ku tha se nuk ka dorëzim. “U takuam me Ministrin e Mbrojtjes, Milos Vucevic dhe shefin gjeneral Milan Mosjilovic, nuk ka dorëzim”, shkroi ai. Tensionet në pjesën veriore të Kosovës, ku ...
Komentet te Vuçiq publikon foto me shefat e ushtrisë serbe: Nuk ka dorëzim Janë të Mbyllura
Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha ka thënë se ishte e papritshme dhe e pakuptueshme se si kanë mundur të zhduken mostrat në rastin e Astrit Deharit. Hoxha tha se është befasuar kur ka dëgjuar diçka të tillë. Ai beson se hetimet e mëtutjeshme do të mund ta zbardhin këtë çështje. “Si qytetar u befasova, dhe për mua bile ishte diçka e papritshme dhe e pakuptueshme. Nuk e di qysh kanë mund të zhduken, sigurisht hetimet e mëtutjeshme që do të bëhen sigurisht do ta zbardhin atë çështje. Nuk kam pas njohuri për diçka të ngjashme dhe për mu ishte thjesht diçka befasuese”, tha ai për T7. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Hoxha: U befasova, nuk e di qysh kanë mund të zhduken ato Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka deklaruar se do rrisë praninë policore në veri në ditët në vijim, me qëllim të arritjes së objektivave të policisë. Nëpërmjet një komunikate për media të enjten, Policia ka thënë se ka kapacitet për menaxhimin dhe kontrollin e situatës së sigurisë dhe ruajtjen e rendit në të gjithë vendin, në kohën kur janë shtuar tensionet teksa pritet mbajtja e zgjedhjeve për kryetarë të katër komunave në veri. “Prioritet i Policisë së Kosovës është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe rrjedhat aktuale në komunat veriore, policia ditëve në vijim do të rris prezencën policore në veri me qëllim të arritjes së ...
Komentet te Policia e Kosovës: Do të rrisim praninë në Veri të vendit Janë të Mbyllura
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj e ka quajtur hipokrizi deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasi ky i fundit, sipas Qalajt, kishte deklaruar se Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për të garantuar siguri në mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës. Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur për situatën e sigurisë në katër komunat veriore të Kosovës. “Gjendja është me keq sesa që mendohet. Duket kohë pas kohë që është e qetë, por atje gjendja jo që është e tensionuar por është para eksplodimit”, kështu ka vlerësuar ish-drejtori i i Policisë. Qalaj tutje ...
Komentet te Qalaj: Gjendja në veri para shpërthimit, Sveçla po merret me punët që nuk i takojnë Janë të Mbyllura