Edhe kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka deklaruar se Kosova ka rrezik të kthehet në situatën e para pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Limaj në Politiko tha se Beogradi tanimë me dorëheqjet e fundit të serbëve nga institucionet e Kosovës, i ka çuar bashkëqytetarët serb në një rrugë pakthim. “Duhet ta bëjmë pyetjen, se a do të kthehet situate më siç ja qenë keq. A kemi me mujt me kthy atë pjesë të Kosovës, në një situatë tjetër. Frika ime, shqetësimi im është se Beogradi i ka çuar bashkëqytetarët tanë në një rrugë pakthim. Nëse në Prishtinë flitet, se do donim ta kthenim sitiuatën e para muajit gusht, kjo ...
Komentet te Limaj: Kosova po kthehet në vitin 2008 Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Banorët e Big Brother VIP Kosova iu gëzuan borës së parë që ra në oborrin e shtëpisë unike të “Vëllait të Madh”. Madje, kishte edhe prej atyre që filluan të shkruajnë diçka pikërisht në dëborë. Kësisoj, Stresi dhe Xhuli së bashku vendosën të bëjnë një shkrim kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje kjo e fundit edhe thërret me zë të lartë – “UÇK”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Stresi dhe Xhuli e shkruajnë “UÇK” në mes të dëborës – VIDEO Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Kosova e ka mbështetjen e qeverisë së tij në lidhje me situatën në Veriun e Kosovës. Gjatë prezantimit të projektit për Portin e ri të Durrësit, Rama ka thënë se Kurti e kishte të pamundur të ishte prezent, shkak i kësaj situate. “Së pari dëshiroj të përshëndes kryeministrin Kurti dhe kryeministrin Kovaçevski, të dy e patën të pamundur të ishin sot këtu, për arsye angazhimesh. Në rastin e kryeministrit të Kosovës, e merrni vetë me mend që pamundësia lidhet me situatën e krijuar së fundmi në veriun e Kosovës. Situatë në të cilën Qeveria e Kosovës dhe Republika e Kosovës kanë të ...
Komentet te Rama për situatën në veri: Kosova ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Shqipërisë Janë të Mbyllura
Kryqyteti tashmë është zbardhur nga bora që ka rënë pasditen e sotme. Faqja e motit, Prishtina Weather ka publikuar një video ku shihet se çatitë e shtëpive janë mbuluar me borë. “12.12.2022, 15:55 – Në Prishtinë veq e ktheu në borë. Kulmet menjëherë filluan mbulohen”, thuhet në njoftim. ...
Komentet te Bie borë në Prishtinë Janë të Mbyllura
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë një adresim nga fshati Rudarë, ku janë vendosur barrikadime për bllokim të rrugëve që çojnë në dy pikat kufitare në veri të Kosovës. Rakiq, partia e të cilit i shërben pushtetit në Serbi, thotë se nata e mbrëmshme ishte e qetë dhe se e duan vetëm paqen. Këtë adresim Rakiq e bëri pasi Serbia paralajmëroi se do të bëjë kërkesë për kthimin e forcave serbe në Kosovë dhe kjo u kundërshtua fuqishëm nga Perëndimi. “Ndodhemi në Rudare në Komunën e Zveçanit dhe në emër të Shtabit të Krizës dua ta njoftojë para së gjithash opinionin se nata e mbrëmshme ishte e qetë ...
Komentet te Goran Rakiq flet në emër të “Shtabit të Krizës”, në video nuk i shfaq barrikadat Janë të Mbyllura
Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. CNN raporton në një artikull se “Kosova bën thirrje për ndërhyrje të NATO-s pas fundjavës së dhunës mes tensioneve etnike në rritje”. “Kryeministri i Kosovës u bëri thirrje trupave paqeruajtëse të NATO-s që të ndërhyjnë pasi protestuesit e pakicës serbe bllokuan rrugët dhe persona të armatosur të panjohur shkëmbyen zjarr me policinë gjatë fundjavës mes tensioneve në rritje në veriun e trazuar të vendit”, shkruan ndër të tjera CNN. “Në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, të dielën, kryeministri Albin Kurti kërkoi nga Forca e Kosovës (KFOR), një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare e udhëhequr nga ...
Komentet te CNN raporton për tensionet në Veri: Minoriteti serb i është përgjigjur Kosovës me rezistencë Janë të Mbyllura
Një nga automjetet e eskortës së kryeministrit të Albin Kurti është aksidentuar mbrëmë rrugës për në Gjilan. Vetura zyrtare është goditur nga një veturë civile me të cilën po lëviztë një 24-vjeçare. Si pasojë e përplasjes, shoferja ka pësuar lëndime, raporton Gazeta Sinjali Sinjalizues të Sinjalit thonë se shoferja e dyshuar ishte duke lëvizur me një Audi, kur nga trajektorja e djathë ka kaluar në të majtën e ka goditur kështu veturën zyrtare të Mbrojtjes së Afër të kryeministrit. E dyshuara që ka shkaktuar aksidentin ka pësuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit. Lajmin e ka konfirmuar mbrëmë edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, ...
Komentet te Vetura e eskortës së kryeministrit u godit nga një Audi, e dyshuar shoferja 24-vjeçare Janë të Mbyllura
Rrugët në veri të Kosovës vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga grupet serbe të cilat kanë vendosur barrikada nga 10 dhjetori në shenjë rezistence ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale dhe mos formimin e Asociacionit. Si shkak i bllokimit të rrugëve janë mbyllur edhe dy Pikë Kalimet Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinje e Bërnjak. Doganierët si shkak i pamundësisë së lirisë së lëvizjes kanë mbetur në Pikat e Kalimit Kufitar që nga mbyllja e rrugëve, raporton Gazeta Sinjali. Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu, tha për Gazetën Sinjali, pas mbylljes së rrugëve në veri të Kosovës, doganierët po punojnë me orare të ...
Komentet te Barrikadat në veri, doganierët e Kosovës mbesin të “ngujuar” në Bërnjak e Jarinje Janë të Mbyllura
Ilir Berani, kompozitor dhe autor i shumë këngëve të njohura ka folur edhe për tekstet e këngëve të bashkëshortes së tij, Gilit. Ai në emisionin “1kafe me Labin” është pyetur se me kë ka qenë nervoz kur i ka shkruar dy tekstet e këngëve të Gilit “O sa budallë” dhe “Me kast”. “’O sa budallë’ kam qenë nervoz në Gilin, e te kënga ‘Me kast’ nervoz në s’di kë”, ka thënë ai duke qeshur. Biseda ka vazhduar me të qeshura pastaj duke përmendur edhe këngën “Mjeshtër i mashtrimeve”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ilir Berani: Tekstin e këngës ‘O sa budallë’ e kam shkruar kur kam qenë nervoz me Gilin Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se përplasjet në rrugë nuk çojnë në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë. Borrell ka thënë se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë sot për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Ai ka thënë se përplasjet në rrugë nuk kontribuojnë në gjetjen e një kompromisi. “Menduam se kishim arritur një marrëveshje, por serbët e Kosovës iu përgjigjën arrestimit të ish-policit serb të Kosovës me trazira në rrugë, madje ata hodhën shok-bomba ndaj policëve tanë. Kjo është e papranueshme. E di që të dyja palët po përpiqen për de-përshkallëzimin, por ...
Komentet te Situata në veri temë diskutimi sot në Bruksel, Borrell: Përplasjet s’çojnë në arritjen e marrëveshjes Janë të Mbyllura