Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Rrahet brutalisht 27-vjeçari në Gjilan, dy persona ia presin gishtat për 10 euro borxh

Lajme
Një rrahje brutale mes disa personave ka ndodhur para rreth dy muajsh në Gjilan, ku një 27-vjeçar u sulmua keq, teksa vetëm njëri nga dy të dyshuarit ka rënë në prangat e Policisë. Rastit dyshohet se i parapriu një përplasje verbale që eskaloi në sulm fizik, si pasojë e një mosmarrëveshje për një borxh, raporton Gazeta Sinjali. Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur në mesditën e 22 tetorit, kur dy persona sulmuan fizikisht një tjetër, deri në atë pikë sa ia kanë prerë dy gishta me drapër, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka përfundoi në spital, ku po vazhdon të marrë trajtim mjekësor. Motivi i rrahjes ...
Komentet te Rrahet brutalisht 27-vjeçari në Gjilan, dy persona ia presin gishtat për 10 euro borxh Janë të Mbyllura

Pas Kosovës, Escobar drejt Beogradit: Heqja e barrikadave në Veri pjesë e agjendës

Lajme
Përfaqësuesi special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas vizitës së tij në Kosovë do të marrë rrugën drejt Beogradit. Temat për të cilat do të diskutojë atje, sipas Danas, nuk do të ndryshojnë shumë nga agjenda e bisedimeve në Kosovë. Escobar pritet që me zyrtarët e Serbisë, të diskutojë për situatën aktuale, heqjen e barrikadave në veri dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Pjesë e diskutimeve sipas këtij mediumi serb, pritet të jetë edhe energjia. Roli amerikan në de-përshkallëzimin e situatës, pjesëmarrjen e KFOR-it dhe NATO-s. Po ashtu pritet të diskutohet edhe për propozimin franko-gjerman për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. Escobar do të bisedojë ...
Komentet te Pas Kosovës, Escobar drejt Beogradit: Heqja e barrikadave në Veri pjesë e agjendës Janë të Mbyllura

Modriç apo Messi, cili do ta prekë finalen e Botërorit

Sport
Kampionati i 22-të botëror i futbollit ka hyrë në fazën përfundimtare. Deri në fund kanë mbetur edhe katër ndeshje. Sonte luhet gjysmëfinalja e parë, ajo ndërmjet Kroacisë dhe Argjentinës, që zhvillohet në orën 20:00, në stadiumin ‘Lusail Iconic’.   Opinioni i futbollit do t’i përqendrojë sytë te liderët e dy kombëtareve, veteranët Luka Modriç dhe Lionel Messi. Kroatët e Modriç do të tentojnë të përsërisin rezultatin e Botërorit të fundit në Rusi, kur luajtën në finale. Katër vite më parë, në fazën e grupeve, ata mundën argjentinasit 3:0. Nga ana tjetër, Messi është në misionin e tij jetësor për të fituar Botërorin e tij të parë dhe për t’u pensionuar ...
Komentet te Modriç apo Messi, cili do ta prekë finalen e Botërorit Janë të Mbyllura

Policët e doganierët që 75 orë kanë mbetur të bllokuar në Jarinje e Bërnjak

Lajme
Si shkak i bllokimit të rrugëve në veri të Kosovës, ku serbët kanë vendosur barrikada, policët, doganierët e stafi administrativ kanë mbetur në pikat kufitare Jarinje e Bërnjak që nga 10 dhjetori, raporton Gazeta Sinjali.   Burimet e Gazetës Sinjali nga pikë kalimet kufitare Jarinje e Bërnjak, tregojnë se ka mbi 75 orë që policët e doganierët kanë mbetur aty si shkak i mbylljes së rrugëve drejt Mitrovicës e anasjelltas. Policia, doganierët e stafi mbështetës ka katër ditë që kanë mbetur në pikat kufitare Kosovë-Serbi, tregojnë se kanë ushqime, pije e gjësende të mjaftueshme. Nga Policia e Kosovës nuk janë deklaruar për Sinjalin lidhur me policët  të cilët kanë mbetur ...
Komentet te Policët e doganierët që 75 orë kanë mbetur të bllokuar në Jarinje e Bërnjak Janë të Mbyllura

Ndahen edhe 5,4 milionë euro për subvencionim të tarifave të energjisë

Lajme
Qeveria e Kosovës ka vendosur në mbledhjen e së martës të shtojë edhe 5,4 milionë euro për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se subvencionimi i tarifave po bëhet në mënyrë që ato të mos rriten në mënyrë të pakontrollueshme. “Ky propozim vendim ka të bëjë me ndarjen në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë e që Përbën hapin e radhës drejt përmbushjes së zotimit tonë për të ndarë 100 milionë euro për subvencionim të tarifave të energjisë elektrike e që ato të mos rriten në mënyrë të pakontrollueshme. Ndarja e radhës është në kuadër të ndarjes fillestare prej 60 milionë euro 5,4 milionë ...
Komentet te Ndahen edhe 5,4 milionë euro për subvencionim të tarifave të energjisë Janë të Mbyllura

KFOR: Prishtina dhe Beogradi t’i zgjidhin çështjet përmes dialogut e jo dhunës

Lajme
Pas situatës së krijuar në veri të Kosovës ka reaguar edhe KFOR-i duke kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që çështjet t’i zgjedhin përmes dialogut. Në njoftimin e KFOR-it thuhet se rruga e vetme drejt paqes së qëndrueshme është që Beogradi dhe Prishtina të zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. “E vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri dhe kjo çështje të zgjidhet ...
Komentet te KFOR: Prishtina dhe Beogradi t’i zgjidhin çështjet përmes dialogut e jo dhunës Janë të Mbyllura

Kurti: Aplikimin për anëtarësim në BE do ta dorëzojmë këtë javë

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se këtë javë do të dorëzojnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai gjatë mbledhje së qeverisë, tha se ka ardhur koha që “statusin potencial për kandidat ta kthejmë zyrtarisht në kandidat për anëtarësim”. “Para një viti kemi bërë të ditur se aplikimin për anëtarësim do ta bëjmë këtë vit dhe sot në këtë mbledhje po ju njoftojmë se aplikimin në Bashkimin Evropian do ta dorëzojmë këtë javë. Bashkimi Evropian është vend i paqes dhe vendi ynë natyrisht se e ka vendin në këtë shtëpi”, ka thënë ai. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kurti: Aplikimin për anëtarësim në BE do ta dorëzojmë këtë javë Janë të Mbyllura

Çfarë po ndodh në Katar? Tre gazetarë kanë ndërruar jetë

Sport
Një gazetar i tretë është konfirmuar se ka ndërruar jetë në Kupën e Botës Katar 2022. Roger Pearce ishte drejtori teknik 65-vjeçar i kanalit anglez “ITV Sport”, i cili raportohet se ka vdekur më datën 21 nëntor, para fillimit të ndeshjes SHBA-Uells. Lajmi merr rëndësi të madhe dhe zbulohet tani pas njoftimeve të dy gazetarëve të tjerë që kanë ndërruar jetë. Siç shkruan Nail Stainsby, gazetari i “BBC” dhe miku personal i Pearce, ai do të tërhiqej pas 5 javësh. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Çfarë po ndodh në Katar? Tre gazetarë kanë ndërruar jetë Janë të Mbyllura

Olti i reagon ashpër Stresit, i kërkon të mos përmend Jasharajt dhe veshjen e Xhulit

ShowBiz
Olti Curri tejet aktiv sonte me kritikat e tij ndaj banorëve. Ai i ka reaguar Stresit për ndërhyrjen e tij për veshjen e Xhulit. Stresi ishte shprehur se një mbesë e Jasharëve nuk mund të vishet në atë mënyrë. Olti e ka kritikuar Stresin teksa i ka kërkuar që mos ta përmend heroin e Kosovës me veshjen. “A ka mundësi që mos të i përmendësh herojt e Kosovës dhe veshjen”, është shprehur Olti. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Olti i reagon ashpër Stresit, i kërkon të mos përmend Jasharajt dhe veshjen e Xhulit Janë të Mbyllura

Protestat në Mal të Zi, sulmohet deputeti shqiptar dhe ai boshnjak

Rajoni dhe Bota
Deputeti shqiptar Genc Nimanbegu dhe ai boshnjak Sulja Mustafic janë sulmuar gjatë protestave në Mal të Zi. Partia boshnjake e ka dënuar ashpër këtë sulm, të hënën. Më 12 dhjetor, Parlamenti i Malit të Zi, pavarësisht rekomandimeve të Komisionit të Venecias, miratoi Ligjin e ndryshuar për Presidentin. Me miratimin e këtij Ligji, shumica aktuale parlamentare do të marrë një pjesë të kompetencave së presidentit në zgjedhjen e Qeverisë së re. Kjo ka ngjallur reagim të madh qytetar, pasi ekziston një mospajtim në mes kryeministrisë dhe presidencës. “Një sulm i tillë nga individë të papërgjegjshëm nuk është tablo e protestave demokratike. Besojmë se personat që qëndrojnë pas këtyre sulmeve nuk i ...
Komentet te Protestat në Mal të Zi, sulmohet deputeti shqiptar dhe ai boshnjak Janë të Mbyllura