Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

NATO për tensionet në Veri: Të gatshëm për ta zbatuar mandatin që kemi

Lajme
NATO ka reaguar pas tensioneve të fundit në veri, duke thënë se i bashkohen aleatëve të NATO-s dhe BE-së për të dënuar fuqishëm sulmin me shok-bombë ndaj një patrulle të EULEX-it. “Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu. Tutje, Lungescu tha se KFOR-i vazhdon të jetë vigjilent dhe plotësisht i gatshëm për ta zbatuar mandatin. “Misioni ynë i KFOR-it mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht të gatshëm për ta zbatuar mandatin që ia ka dhënë OKB-ja në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, ...
Komentet te NATO për tensionet në Veri: Të gatshëm për ta zbatuar mandatin që kemi Janë të Mbyllura

Hovenier reagon pas sulmit me bombë ndaj EULEX-it: Autorët të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë kosovare

Lajme
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se SHBA dënon fuqishëm sulmin ndaj një patrulle të EULEX-it, mbrëmë në veri të vendit. Hovenier tha se sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme. “Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare”, shkroi ai në Twitter. Minuta më parë, EULEX njoftoi se ndaj një patrulle vëzhguese të tyre në Rudare është hedhur një bombë çorientuese (shok-bombë), nga e cila nuk ka lëndime në njerëz e as dëme materiale. “Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar”, thuhet ...
Komentet te Hovenier reagon pas sulmit me bombë ndaj EULEX-it: Autorët të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë kosovare Janë të Mbyllura

Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Republikën e Kosovës do ta mbrojmë me vendosmëri dhe forcë

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Twitter ka folur në lidhje me situatën në veri të vendit. Ai ka thënë se bashkë me KFOR-in  po punojnë ta adresojmë situatën në mënyrë paqësore. “Në bashkëpunim me KFOR-in ne po punojmë për ta adresuar situatën shpejt dhe në mënyrë paqësore”, ka shkruar ndër të tjera Kurti. Tutje Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i thotë Vuçiqit se Kosova nuk kërkon konflikt por kërkon paqe dhe dialog, megjithatë territori ynë “do të mbrohet me vendosmëri dhe forcë”. Këtë deklaratë kryeministri Kurti e dha pas kërkesës së Vuçiqit për vendosjen e një numri trupash të ushtrisë dhe policisë serbe në ...
Komentet te Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Republikën e Kosovës do ta mbrojmë me vendosmëri dhe forcë Janë të Mbyllura

Mblidhet Këshilli i Sigurisë, Kurti e Sveçla dalin në konferencë për media

Lajme
Sot pritet qe të mblidhet Këshilli i Sigurisë. Pas kësaj, pritet që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbajnë konferencë për media. Konferenca e tyre pritet të nis nga ora 12:30. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mblidhet Këshilli i Sigurisë, Kurti e Sveçla dalin në konferencë për media Janë të Mbyllura

Vuçiq: Nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim

Lajme
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se mesazhi i tij për serbët nga Kosova është se “nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim”, duke shtuar se ata janë “detyruar t’i ngrisin barrikadat”. “Mesazhi për të gjithë të tjerët është që të formohet Asociacioni [i komunave me shumicë serbe], të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve dhe të sillen në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të drejtën ndërkombëtare, sepse kjo është mënyra e vetme për të filluar normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi ai në Instagram më 11 dhjetor. Vuçiq shtoi se autoritetet në Serbi do të vazhdojnë “luftën për paqe me të gjitha mjetet ligjore”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vuçiq: Nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim Janë të Mbyllura

EULEX konfirmon sulmin me bombë ndaj patrullës së tyre: I dënojmë aktet e personave të armatosur në Veri

Lajme
Misioni i EULEX-it në Kosovë ka konfirmuar se ka ndodhur një sulm me bombë çorientuese ndaj një patrulle të tyre në veri. Përmes një komunikate për media, EULEX ka konfirmuar se rasti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, në afërsi të Rudarës. Po ashtu, është bërë e ditur se asnjë zyrtar i Njësisë Speciale të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. “Ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme. Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar.” – thuhet në komunikatën e EULEX. Në fund, thuhet se sulmet ndaj tyre ...
Komentet te EULEX konfirmon sulmin me bombë ndaj patrullës së tyre: I dënojmë aktet e personave të armatosur në Veri Janë të Mbyllura

Arrestimi i ish-policit të dyshuar për hedhjen e shok bombës, shkak i barrikadës në Rudarë

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për nisjen e vendosjes së barrikadë në Mitrovicë të Veriut. Ky veprim ka ardhur pas arrestimit të një ish-zyrtari policor serb, i cili po dyshohet për njërin nga incidentet e fundit atje. Sipas informacioneve të para kjo është arsyeja pse serbët lokalë në Rudar kanë bllokuar rrugën, në shenjë revolte. Sinjalizuesi i Sinjalit bën me dije se polici i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka hedhur një shok-bombë ditëve të fundit në Veri. Ky informacion është ende i pakonfirmuar, por Sinjali do të ju mbajë të informuar me detajet e reja zyrtare nga Policia./Sinjali ...
Komentet te Arrestimi i ish-policit të dyshuar për hedhjen e shok bombës, shkak i barrikadës në Rudarë Janë të Mbyllura

Nis vendosja e barrikadave në Veri

Lajme
Në Mitrovicën e Veriut ka nisur vendosja e barrikadave nga serbët lokalë. Ky veprim vjen pas 72 orëve shpërthime në veri të vendit. Në Veri të vendit tashmë ka nisur vendosja e barrikadave, mëson Gazeta Sinjali. Ky informacion është ende i pakonfirmuar, por Sinjali do të ju mbajë të informuar me detajet e reja zyrtare nga Policia. Pas incidenteve të armatosura me të cilat u ballafaquan zyrtarët policor në pjesën veriore të Mitrovicës ditë më parë, për ruajtje të sigurisë, tashmë janë duke u vendosur kamera në shtylla elektrike në Lagjen e Boshnjakëve. Kujtojmë se ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, por pa pasoja në njerëz. ...
Komentet te Nis vendosja e barrikadave në Veri Janë të Mbyllura

Modelja kroate seksi e Botërorit premton se do të dalë lakuriq nëse Kroacia fiton Botërorin

Rajoni dhe Bota
E quajtur fansja më e nxehtë e Kupës së Botës, Ivana Knoll, ish-Miss Kroacia ka premtuar se do të dalë e zhveshur nëse Kroacia vazhdon të fitojë Kupën e Botës FIFA 2022. Ndërsa Kroacia po kalonte rrugën për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës FIFA 2022, fansja e tyre më e madhe e Kupës së Botës, Ivana Knoll, ka premtuar se do të dalë lakuriq nëse kombi i saj mund të fitojë titullin e parë të Kupës së Botës më 18 dhjetor, raporton Sinjali Sport. Skuadra e Luka Modric ka arritur në gjysmëfinale për herë të dytë radhazi, pasi ka luajtur në finalen e Botërorit 2018 dhe tani, do të ...
Komentet te Modelja kroate seksi e Botërorit premton se do të dalë lakuriq nëse Kroacia fiton Botërorin Janë të Mbyllura

KQZ nuk ka kompetencë të rekomandojë shtyrjen e zgjedhjeve

Lajme
Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u tha se ky organ vazhdon me përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës. Sipas tyre, nuk është në kompetencën e KQZ-së që të rekomandojë shtyrjen e zgjedhjeve. Ndërsa sa i përket raportit të dërguar tek presidentja Vjosa Osmani, KQZ tha se vetëm e ka informuar atë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, por nuk ka dhënë rekomandime. Në këtë mbledhje, e cila u mbajt më 10 dhjetor, u vendos që të shtyhet afati për nominimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve, raporton REL. Me 11 vota për dhe asnjë kundër u vendos që ky afat të shtyhet deri më 13 dhjetor. ...
Komentet te KQZ nuk ka kompetencë të rekomandojë shtyrjen e zgjedhjeve Janë të Mbyllura