Një shpërthim i ri ka raportohet të ketë ndodhur sonte në Mitrovicën veriore. Shpërthimi thuhet të ketë ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve. Sipas sinjalizuesve, ky shpërthim raportohet se ka ndodhur rreth orës 21:10. Sinjali do të ju mbajë të informuar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Raportohet për një tjetër shpërthim në Veri Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Qeveria e Kosovës i hodhi poshtë pretendimet e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përgatit dërgimin e forcave të tij speciale “për të përndjekur” serbë nga pjesa veriore e vendit. “Absolutisht e pavërtetë”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, për Radion Evropa e Lirë. Shpikjet e tilla, sipas tij, kanë për qëllim “arsyetimin dhe mirëmbajtjen e barrikadave në veri të vendit”, të cilat “duhet të largohen menjëherë”. “Ftojmë qytetarët tanë në veri që t’i ndjekin njoftimet dhe t’u besojnë institucioneve tona dhe të mos bien pre e dezinformimit të grupeve kriminale, që synim kanë ta mbrojnë vetëm ...
Komentet te Qeveria demanton pretendimet e Rakiqit se forca speciale po përgatiten të hyjnë në veri Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, duke mos kërkuar të ndalohen sulmet ndaj Policisë së Kosovës. Ai ka përmendur vetëm KFOR’n dhe EULEX’n për të cilat ka kërkuar që të mos sulmohen. Vuçiq po ashtu ka thënë se “kemi një luftë të ashpër për mbijetesën e serbëve në Kosovë”. “Në terren kemi një luftë të ashpër për mbijetesën e një kombi në vatrat e tij, policia e Kosovës, e cila nuk ka të drejtë të jetë në veri, ka të bëjë me përpjekjen për t’i dhënë fund problemit serb në Kosovë, në të cilin Prishtina dhe një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtare ...
Komentet te Deklarohet Vuçiq: Sot është dita më e vështirë për mua që kur jam president Janë të Mbyllura
Një nga automjetet e eskortës së kryeministrit të Albin Kurti është aksidentuar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Ai ka treguar se në veturë nuk ka qenë i përfshirë kryeministri Kurti. “Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit Kurti ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, ka thënë Kryeziu. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksidentohet eskorta e kryeministrit Kurti Janë të Mbyllura
Kryetari i Listës Srpska, Goran Rakiq ka paralajmëruar kaos në veri, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka thënë se “sonte do ta dërgojë ROSU-në dhe njësitë tjera të armatosura deri në dhëmbë” Siç raportojnë mediat serbe, Rakiq i ka bërë thirrje KFOR-it që “ta parandalojë depërtimin e njësive speciale në veri”. “Në një takim me strukturat e tij të sigurisë, Albin Kurti njoftoi se sonte do ta dërgojë ROSU-në dhe njësitë tjera të armatosura deri në dhëmbë në veri të Kosovës për ta përndjekur popullin tonë dhe për të kryer Ollujën”, ka thënë Rakiq “Ky është momenti kur ...
Komentet te Rakiq paralajmëron kaos sonte në veri, pretendon se Kurti e ka marrë një vendim Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla i ka reaguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell i cili sot në një reagim në Twitter, dënoj vetëm sulmet ndaj patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës, por nuk përmendi sulmet ndaj Policisë së Kosovës. Gërvalla në një reagim në Twitter ka thënë se Borrell duhet të dënoj gjithashtu edhe sulmet ndaj PK-së. “Çdo jetë ka rëndësi. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell gjithashtu duhet të dënojë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës, të cilët ishin duke përmbushur detyrën e tyre dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga sulmet e bandave kriminale. Deklaratat që ...
Komentet te Borrell dënoi vetëm sulmin e serbëve ndaj EULEX-it, reagon Gërvalla: Çdo jetë ka rëndësi Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me situatën e krijuar në Veri. Kreu i AAK-së nëpërmjet një statusi në Facebook, ka shkruar se sulmet e grupeve kriminale ndaj Eulexit dhe Policisë së Kosovës janë goditje mbi paqen dhe stabilitetin në Kosovë e rajon. Ai i ka bërë thirrje Beogradit që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e tyre destabilizuese dhe luftënxitëse, që sipas tij mund të lë pasoja të paparashikueshme për të dyja vendet, si Kosovën, ashtu edhe Serbinë. Postimi i plotë i Haradinajt: Sulmet e grupeve kriminale ndaj Eulex-it dhe Policisë së Kosovës në veri, janë goditje e rëndë ...
Komentet te Haradinaj pas situatës në Veri: Luftërat në Ballkan janë kapitull i mbyllur, Beogradi urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e tyre Janë të Mbyllura
Mediumi serb “Novosti” pasditen e së dielës, ka raportuar se “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur të fillojë një luftë”. Ky medium po pretendon se shefi i Qeverisë së Kosovës, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ka kontaktuar me ambasadorët e shteteve të QUINT-it. Të njëjtit, tutje pretendohet, se Kurti i ka informuar se do ta dërgojë Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, për t’i larguar të gjitha barrikadat. Sipas këtij raportimi, kryeministri i Kosovës ka informuar përfaqësuesit e QUINT-it se ka urdhëruar policinë që të qëndrojë në gatishmëri për “aksionin e mbrëmjes së sotme”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mediumi serb: Kurti ka kontaktuar ambasadorët e QUINT-it, ka vendosur të fillojë një luftë Janë të Mbyllura
Seanca e Kuvendit, e paraparë për të hënën më 12 dhjetor është shtyrë për një ditë tjetër. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se vendimi për shtyrjen e seancës plenare është marrë në pajtim me të gjitha grupet parlamentare. Për mbajtjen e saj do të vendosë Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e radhës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shtyhet seanca e planifikuar për të hënën Janë të Mbyllura
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka thënë se Njësia Speciale e Kosovës ka hyrë në Gazivodë. Përmes një postimi në Twitter, Petkoviq ka thënë se e ka lajmëruar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për siç ka thënë “ta frenojë ngacmuesin dhe uzurpatorin Kurti nga veprimet e tij të njëanshme dhe të armatosura me të cilat dëshiron të shkaktojë luftë”. “Sapo e informova @MiroslavLajcak për pushtimin e armatosur dhe të paligjshëm të forcave speciale të Kurtit ROSU në Gazivode! Ia morën çelësat rojës, grisën flamujt. BE-ja duhet ta frenojë ngacmuesin dhe uzurpatorin Kurtin nga veprimet e ...
Komentet te Petkoviq thotë se Njësia Speciale e Kosovës ka hyrë në Gazivodë: E lajmërova Lajçakun Janë të Mbyllura