Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Krerët e shtetit nënshkruajnë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton Gazeta Sinjali. Nënshkrimi u bë në një ceremoni zyrtare të organizuar në ambientet e Presidencës së Kosovës. Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë dje bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të dorëzojnë zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Krerët e shtetit nënshkruajnë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian Janë të Mbyllura

Viktimat e dhunës në familje në Prishtinë do të përfitojnë nga 500 € në muaj

Lajme
Viktimat e dhunës në familje nga viti i ardhshëm do të përfitojnë nga 500 euro në muaj. Kështu ka thënë Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Prishtinë, Adelinë Sahiti duke thënë se kjo mbështetje financiare bëhët për strehim të viktimave të dhunës në familje, për kushte të jetesës si dhe për fëmijë. “Ky vendim i ka tri shtylla të tij, tri mbështetje financiare në pako prej 500 euro e të cilat përfshinë strehimin për viktimat e dhunës në familje, strehimi i cili mbulon deri në 250 euro për një viktimë e dhunës në familje, banimin e saj, gjetjen e qerasë. E pastaj pjesa tjetër 150 euro për ato të cilat nuk janë ...
Komentet te Viktimat e dhunës në familje në Prishtinë do të përfitojnë nga 500 € në muaj Janë të Mbyllura

Hoti i quan Osmanin e Kurtin anarkistë, hipokritë e mashtrues

Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka quajtur anarkistë, hipokritë e mashtrues, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Hoti në një postim në Facebook, thotë se Presidentja i ka shtyer zgjedhjet në komunat në veri pa asnjë bazë kushtetuese. “Tani Presidentja i shtyn zgjedhjet në komunat në veri pa asnjë bazë kushtetuese. Këtë ajo e bëri me kërkesë të ShBA-së pas situatës së krijuar në komunat në veri dhe në koordinim me shefin e saj në Qeveri”, shkruan Hoti mes tjerash, ndërsa shton se e kupton që zgjidhje tjetër nuk ka pasur. Ish-kryeministri përmend 4 shtatorin 2020, ku siç thotë ai, pas pranimit të njohjes nga Izraeli, pati pranuar ...
Komentet te Hoti i quan Osmanin e Kurtin anarkistë, hipokritë e mashtrues Janë të Mbyllura

Ambasada amerikane shpërndan deklaratën e Escobarit për kthimin e 1000 trupave serbe në Kosovë

Lajme
Zëvendës Ndihmës-Sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, pak çaste më parë, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ka shtuar se nuk e mbështesin aspak “kërkesën” e Serbisë për zbarkimin e 1000 trupave në Kosovë. Ai shtoi se ShBA-ja nuk e mbështet fare një kërkesë të tillë dhe se si çdoherë do të jetë garancë për Kosovën. “Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht, e hedhim poshtë kategorikisht. Nuk e mbështesim këtë fare. Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” – tha ai. Këtë deklaratë e shpërndau menjëherë edhe Ambasada e Amerikës në Prishtinës përmes faqes zyrtare në rrjetin ...
Komentet te Ambasada amerikane shpërndan deklaratën e Escobarit për kthimin e 1000 trupave serbe në Kosovë Janë të Mbyllura

Lugati për Anën: Mendja e saj sa një peshk, po sillet si “diva”

ShowBiz
Mbrëmjen e kaluar, Stresi dhe Lugati kanë zhvilluar një biseda relaksuese në dhomën e gjumit të shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova’. Në këtë bisedë nuk munguan edhe thashethemet. Madje u lakua edhe emri i Anës, e cila duket t’i ketë shkaktuar pakënaqësi Lugatit, pasi që nuk e kishte falënderuar atë kur ia ka larë enët. “Ti mos më quaj mu rrenc. Rrena edhe rrenc janë motër e vëlla. Ti po i thua vetës artiste, nuk është kjo gjuhë e artistit. Tjetër një bisedë me një mashkull sepse jemi në të njëjtën shkallë”, ka thënë Lugati. “Gjithë ditën kam larë enë edhe enët e saj, nuk ka një falënderim, rrinë ...
Komentet te Lugati për Anën: Mendja e saj sa një peshk, po sillet si “diva” Janë të Mbyllura

Ia mori fëmijën dhe ia kërcënoi babain, ky është burri në Rahovec që u kap duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur

Lajme
Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një rast të bashkëjetesës së një vajze të mitur me një person të rritur në komunën e Rahovecit. Viktima 16-vjeçare e cila bashkëjeton me të dyshuarin që nga viti 2020 dhe me të ka një fëmijë, ka denoncuar partnerin e saj për dhunë në familje. Si rezultat i denoncimit, 28-vjeçari ka përfunduar në prangat e Policisë. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Besnik Mullaliu, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së mitur me të cilën bashkëjeton. Sinjali mëson se ai përpos kësaj, vajzën 1 vjeç e gjysmë të cilën e ka nga martesa ...
Komentet te Ia mori fëmijën dhe ia kërcënoi babain, ky është burri në Rahovec që u kap duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur Janë të Mbyllura

Lajçak për largimin e barrikadave në veri: Të bëhet me marrëveshje politike, jo me buldozerë

Lajme
Pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbinë, Miroslav Lajçak, foli për situatën në veri dhe barrikadat e vendosura nga serbët në atë pjesë. Lajçak tha se mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo buldozerë. “Jam diplomat, për mua mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo me buldozerë”, ka deklaruar Lajçak. Lajçak tha se pas këtij takimi, do të takohet edhe me KFOR-in dhe EULEX-in, për të parë vlerësimin e tyre për situatën në terren, dhe më pas do të tentojnë të gjejnë zgjidhjet e mundshme. “Kam pasur ...
Komentet te Lajçak për largimin e barrikadave në veri: Të bëhet me marrëveshje politike, jo me buldozerë Janë të Mbyllura

Edita Tahiri: Përpjekjet e Kurtit s’patën sukses për ta ndalur Asociacionin, nuk ndihmoi as tymi në veri

Lajme
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka folur për deklaratën e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të krijohet si një obligim që e ka marrë Kosova. Tahiri përmes një shkrimi në Facebook tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk mundi ta shmang Asociacionin. Postimi i plotë: Escobar kërkon Asociacionin menjëherë, siç po shihet as përpjekja e fundit e Kurtit për ta shmangur atë nuk pati sukses, madje as ‘tymi nga veriu’ nuk e ndihmoi. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Edita Tahiri: Përpjekjet e Kurtit s’patën sukses për ta ndalur Asociacionin, nuk ndihmoi as tymi në veri Janë të Mbyllura

Todosijeviqit iu dorëzua aktgjykimi për mohimin e masakrës së Reçakut

Rajoni dhe Bota
Mediat në Serbi kanë shkruar të martën se ish-kryetari i Zveçanit nga radhët e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq ka pranuar një aktgjykim me të cilin është dënuar me një vit burg në tetor të këtij viti për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare. Sipas Blicit serb, medium që ka siguruar edhe dokumentin “aktgjykimi i tetorit është marrë në gjykimin e përsëritur ndaj Todosijeviqit dhe avokati i tij do të ankohet në Gjykatën e Apelit të enjten”. Ndaj kësaj ka reaguar edhe drejtori i së ashtuquajturës, “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, i cili e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. “Dorëzimi i sotëm i vendimit për Ivan Todosijeviqin është llogaritur me ...
Komentet te Todosijeviqit iu dorëzua aktgjykimi për mohimin e masakrës së Reçakut Janë të Mbyllura

Pediatrja e QKUK-së: Gripi sezonal ka prekur në masë të madhe fëmijët

Shëndetësi
Gripi sezonal te fëmijët në dy javët e fundit ka shtuar frekuentimin në klinikat pediatrike në Spitalin e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pediatrja Rufadie Maxhuni tha se gripi sezonal te fëmijët shoqërohet kryesisht me dhembje të fytit, temperaturë të lartë, kollitje dhe frymëzënie. Gripi sezonal këtë ditë ka prekur në masë të madhe fëmijët. Për pasojë, shumë prindër kanë pritur në radhë të gjata për vizita të fëmijëve në Spitalin e Pediatrisë “Sheikha Fatima” në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. “Jam Dinora Abazi-Qorri nga Klina. Është shumë fluks i madh, kallaballëk, s’po më pëlqen! Edhe pse trajtimi nga ana e mjekëve është shumë i mirë, por po ...
Komentet te Pediatrja e QKUK-së: Gripi sezonal ka prekur në masë të madhe fëmijët Janë të Mbyllura