Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës nuk do të jetë pjesë e seancës së organizuar për fjalimin vjetor të Presidentes Osmani, sepse, siç tha, konsideron se është tërësisht farsë dhe pa asnjë përmbajtje. “Është një tjetër spektakël i pushtetit, që përmes rregullave formale të raportimit para Kuvendit, të mbulojë dështimin e mospunës së Presidentes. Gjuha jounifikuese, tejet polarizuese dhe përçarëse e presidentes Osmani, apo heshtja kur e ka obligim të jetë në shërbim të çdo qytetari nga frika se mos nuk është në pajtim me partnerin e saj politik, janë shembuj tipikë të një personi që nuk është kredibil ta ushtrojë detyrën shtetërore që aktualisht e gëzon”. PDK tha ...
Komentet te PDK bojkoton fjalimin vjetor të presidentes Osmani: Është jounifikuese, ka dështuar Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi se tre pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren dhe një i Njësitit të Policisë Kufitare në Veri, kanë mbetur të bllokuar për katër ditë në afërsi të fshatit Joshanicë. Kamionët e rëndë dhe mjetet e tjera pos që po vazhdojnë t’i mbajnë të bllokuara rrugët në fshatin Rudarë të Zveçanit, kishin lënë të bllokuar edhe katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Katër zyrtarët policor tashmë janë liruar nga ajo pjesë ku kanë qëndruar të bllokuar për katër ditë me radhë. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. “Njësiti policor në përbërje prej katër zyrtarëve ...
Komentet te Lirohen katër zyrtarët policor të bllokuar në Veri Janë të Mbyllura
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur aksion simbolik pranë ndërtesës së Qeverisë në lidhje me situatën në veri dhe procesin e dialogut. Ata në ndërtesën e Qeverisë kanë shkruar “tension për Asociacion” dhe “tension për koncesion”. Përmes një reagimi për media, PSD-ja ka thënë se tensioni deri në situatë të jashtëzakonshme është racionalja e re e dialogut nga kjo Qeveri. “Tensionet kaotike, joserioze dhe të pamenduara në Veri e kanë pasur edhe një efekt. Kjo mënyrë e Qeverisë e ka unifikuar bashkësinë ndërkombëtare më Serbinë. Tensionet në Veri po shërbejnë si katalizator per Asociacionin”, thuhet në komunikatën e kësaj partie. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Tension për Asociacion”, PSD-ja me aksion para Qeverisë Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e parë partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të Josef Borell, i cili tha se Hashim Thaçi ishte arrestuar sa ishte në pozitën e presidentit të vendit. Citaku e ka quajtur gënjeshtar përfaqësuesin e lartë të BE, e sipas së cilës po vërtetohet politizimi gjyqësor kundër ish krerëve të UCK. Reagimi i plotë: Gënjeshtrat e Borrellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së. Fillimisht, presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje si President i Republikës së Kosovës për t’u përballur me akuzat kundër tij. Ai asnjëherë nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar! Për më tepër, Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së, por ...
Komentet te Çitaku, Borrelit: Gënjeshtar, Thaçi është dorëzuar nuk u arrestua Janë të Mbyllura
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e mbajtur të mërkurën, ka zgjedhur gjyqtaren Mejreme Memaj, si ushtruese të detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme. Deri tek zgjedhja e gjyqtares Memaj në këtë pozitë, ka ardhur pas dorëheqjes së ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, gjyqtarit Enver Peci. Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj ka njoftuar se Këshilli ka miratuar dorëheqjen e ish-kryetarit Peci nga kjo pozitë, pasi i njëjti është rekomanduar për dekretim tek presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si gjyqtar në Gjykatë Kushtetuese. Më 24 nëntor 2022, Kuvendi i Kosovës i ka propozuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, emërimin e Enver Pecit si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mejreme Memaj zgjidhet ushtruese e detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme Janë të Mbyllura
Deputetët e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Rashit Qalaj, në një konferencë për media kanë kërkuar votimin e projektligjit për pensionet e zyrtarëve policorë. Musliu tha bojkotimi i këtij projektligji nga ana e partisë në pushtet po ndodh sepse këtë projektligj e ka hartuar PDK. “Sot përmes kësaj konference kemi dalë që ta shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me dështimin tri herë radhazi të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për të proceduar me Projektligjin Nr.08/L-160 që rregullon Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. Që nga 17 Nëntori 2022, me bojkotimin e Lëvizjes Vetëvendosje në tri mbledhje ...
Komentet te PDK kërkon “votimin e menjëhershëm” të projektligjit për pensionet e zyrtarëve policorë Janë të Mbyllura
Enver Peci ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Gjykatës Supreme, pasi i njëjti është propozuar për dekretim nga presidentja, Vjosa Osmani, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, raporton Gazeta Sinjali. Në takimin e sotëm të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është miratuar dorëheqja e Pecit, teksa mbledhja po vazhdon me diskutimin për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së Gjykatës Supreme. Ndryshe, më 24 nëntor 2022, Kuvendi i Kosovës i ka propozuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, emërimin e Enver Pecit si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Pas votimit të fshehtë, ku morën pjesë 87 deputetë, Peci kishte marrë 66 vota, të cilat janë të mjaftueshme për zgjedhjen e tij, ndërsa të ...
Komentet te Jep dorëheqje kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci Janë të Mbyllura
Kosova, duke u përballur me disa kundërshtime, këtë javë do të aplikoj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Proces ky i cili pritet të zgjasë me vite, nëse jo me dekada dhe që varet nga normalizimi i marrëdhënieve të saj me Serbinë,shkruan Reuters. Sfidë tjetër mbetet edhe që Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Përveç kësaj, as pesë shtetet e Bashkimit Evropian, Spanja, Greqia, Rumania, Sllovokia dhe Qiproja, nuk e njohin shtetin e Kosovës. Mirëpo, lajmin që Kosova, do të aplikoj këtë javë për t’u anëtarësuar në BE e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e së martës më 13 dhjetor. “Bashkimi Evropian është ...
Komentet te Reuters: Kosova përballë disa kundërshtimeve, do të aplikojë për anëtarësim në BE Janë të Mbyllura
Së fundmi Edoni është parë duke qarë në oborrin e shtëpisë së Big Brother ku doli në mot të ftohtë atje. Ende nuk dihet cila është arsyeja por sipas komenteve ai qau pasi humbi lojën me top ku e mbajti për 6-7 orë dhe në fund humbi. Shiko videon: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Çfarë po ndodh me Edonin, qan në oborrin e shtëpisë në mot të ftohtë -Video Janë të Mbyllura
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:42 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku sipas pamjeve duket se janë përplasur dy vetura dhe se vetura shihet tejet e dëmtuar. Ende nuk dihet se a ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti. Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje. Sinjali do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin. Pamje nga vendi i ngjarjes: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksident trafiku në Podujevë, vetura bëhet llom (VIDEO) Janë të Mbyllura