Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Djali i Çun Lajçit ther veten me thikë dhe kanos prindërit, aktori e denoncon për dhunë në familje

Lajme
Dhuna në familje është një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë. Çdo ditë raportohen dhjetëra raste ku qytetarët përjetojnë  dhunë në forma të ndryshme nga familjarët e tyre. Edhe më të rënda bëhen rastet kur viktima janë prindërit, të cilët janë viktima të dhunës nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në familjen e aktorit kosovar Çun Lajçi, i cili po dyshohet se bashkë me gruan e tij kanë qenë viktima të dhunës në familje. Ata po dyshohen se janë kërcënuar me thikë nga djali i tyre 38-vjeçar. Sipas informacioneve të para, i dyshuari L.L., përveç kanosjes, ka demoluar disa ...
Komentet te Djali i Çun Lajçit ther veten me thikë dhe kanos prindërit, aktori e denoncon për dhunë në familje Janë të Mbyllura

Përsëritja e tragjedisë pas 10 vitesh në Obiliq: Çika e djali shpëtojnë, nëna e babai jo -Video

Lajme
Të enjten pasdite në Obiliq  u varros Nazmije Bublica, e cila vdiq herët në mëngjes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. E ndjera po trajtohej pasi bashkë me të bijën 13 vjeçe u goditën nga një veturë në vendkalimin për këmbësor në Obiliq, të premten e shkuar. Dhimbja është e madhe pasi këso përfundimi tragjik pati kohë më parë edhe bashkëshorti i saj, i cili 10 vite më parë u goditë nga një kamion derisa ishte me djalin e tij. Babai vdiç, ndërsa djali pas 1 muaj në komë, shpëtoi.     Shefqet Krasniqi si hoxhë e i afërm i familjes, apeloi për vëmendje në trafik, meqë jeta e njeriut ...
Komentet te Përsëritja e tragjedisë pas 10 vitesh në Obiliq: Çika e djali shpëtojnë, nëna e babai jo -Video Janë të Mbyllura

Raportohet se një barrikadë e re është vendosur në Veri nga serbët

Lajme
Transmetuesi publik ka raportuar drejtpërdrejt nga fshati Çabër, ku janë vendosur barrikada të reja nga serbët lokal. Televizioni ka raportuar se me t’u afruar tek barrikadat janë parë disa persona civil para kamionëve të vendosur aty, por që të njëjtit sipas saj kur kanë parë se janë ekipe mediash janë tërhequr tutje. Gazetarja ka treguar se në atë pjesë nuk ka të vendosura forca policore, as pjesëtarë të EULEX-it e as të KFOR-it, por tha se këta të fundit shihen derisa patrullojnë në lëvizje zonën duke shfrytëzuar dy rrugë alternative në atë pjesë. Tutje, raportohet se se po dëgjohen edhe disa shpërthime, të cilat janë të fishekzjarrëve. Se nuk duhet ...
Komentet te Raportohet se një barrikadë e re është vendosur në Veri nga serbët Janë të Mbyllura

KFOR-i s’përgjigjet nëse do t’i heq barrikadat në Veri edhe pse mandati i tyre është për liri të lëvizjes

Lajme
Janë bërë gjashtë ditë, kur disa nga rrugët në veri të Kosovës vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga serbët, pas dorëheqjeve të pëfaqësuesëve nga institucionet e Republikës së Kosovës në veri, raporton Gazeta Sinjali. Si shkak i barrikadave në rrugët e veriut  janë mbyllur edhe dy pikë kalimet kufitare Kosovë-Serbi Jarinje e Bërnjak, ku dhe atje kanë mbetur tash 6 ditë policët e doganierët. Edhe përkundër se mandati i KFOR-it është për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, kjo nuk po ndodh edhe në veri të vendit, ku serbët atje kanë vendosur barrikada. Derisa KFOR-i ka disa ditë që nuk ...
Komentet te KFOR-i s’përgjigjet nëse do t’i heq barrikadat në Veri edhe pse mandati i tyre është për liri të lëvizjes Janë të Mbyllura

Deputeti i PDK-së ulet te vendi i Osmanit, Konjufca: Hisen, është mirë me ditë cila është karriga jote

Lajme
Pak kohë pas raportimit të presidentes, Vjosa Osmani gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha shijoi për pak minuta ulësen në të cilën ishte ulur më parë, Osmani. Ky gjest i Berishës krijoi një atmosferë të qeshurash nga deputetët të cilët ishin në seancë, e kjo bëri po ashtu që t’i “tërhiqet vërejtja” nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca. Konjufca duke qeshur iu drejtua Berishës duke i thënë: “Hisen është mirë me ditë cila është karriga jote”. Konjufca po ashtu i kërkoi Berishës që të ngrihet nga ulësja, ku presidentja Osmani ishte ulur. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Deputeti i PDK-së ulet te vendi i Osmanit, Konjufca: Hisen, është mirë me ditë cila është karriga jote Janë të Mbyllura

Vërshime në Gjilan e rrethinë, uji depërton në shtëpi e biznese

Lajme
Si shkak i reshjeve të shumta të shiut që kanë rënë mbrëmë në Komunën e Gjilanit, uji nga rrjedhat e lumenjve ka depërtuar në shtëpi, biznese e ara, duke shkaktuar dëme. Sasi të mëdha uji kanë mbushur lumenjtë, ku uji ka hyrë edhe në disa shtëpi,  por ka vërshuar edhe në ara e rrugë në qytet e rrethinë . Derisa ende nuk dihen dëmet që janë shkaktuar, derisa komisioni të bëjë vlerësimin. Drejtori për Mbrojtje e Shpëtim në Komunën e Gjilanit Bejtullah Osmani, tha për Gazetën Sinjali se si shkak i të reshurave të dendura gjatë natës rrjedhat e lumenjve kanë dalë nga shtretërit e tyre, duke depërtuar në disa ...
Komentet te Vërshime në Gjilan e rrethinë, uji depërton në shtëpi e biznese Janë të Mbyllura

Kurti pret që brenda 10 vjetëve të anëtarësohet Kosova në BE

Lajme
Kryeministri Albin Kurti e dorëzoi te Presidenca Çeke e Bashkimit Europian, aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në BE. Kurti tregoi se sa vjet u janë nevojitur shteteve tjera për t’u anëtarësuar në Union, ndërsa theksoi se nëntëvjetëshi është objektiv real për Kosovën. “Një mesatare prej nëntë vjetësh është reale për Republikën e Kosovës”, tha Kurti në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin çek për Çështje Europiane, Mikuláš Bek. “Letra që e kam sjellë bartë shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë që kanë punuar me shumë zell për të arritur në këtë ditë”, tha kryeministri i Kosovës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kurti pret që brenda 10 vjetëve të anëtarësohet Kosova në BE Janë të Mbyllura

Kurti: Aplikimi në BE, ditë historike për popullin e Kosovës

Lajme
Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri Albin Kurti e ka dorëzuar aplikimin në Republikën Çeke – vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së. Ceremonia e dorëzimit u mbajt në ndërtesën e Qeverisë çeke në Pragë. Kryeministri Albin Kurti, në konferencën për media para dorëzimit të aplikimit, e quajti “ditë të jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë”. “Kemi ardhur në Pragë për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit duke dorëzuar aplikimin për anëtarësim”, deklaroi Kurti. Ai, gjithashtu, tha se është i vetëdijshëm që rruga për në BE bazohet në merita vetanake ...
Komentet te Kurti: Aplikimi në BE, ditë historike për popullin e Kosovës Janë të Mbyllura

Osmani: Vuçiq e di mirë se prezenca e ushtrisë serbe në Kosovë mori fund më 1999

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit ka thënë se ky vit ka qenë sfidues dhe i rrethanave të jashtëzakonshme, raporton Gazeta Sinjali. Osmani ka folur për situatën dhe tensionet e krijuara në veri të vendit, duke thënë se bandat kriminale në veriun e Mitrovicës të financuara nga shteti serb do të përballen me drejtësinë. Ajo i është përgjigjur edhe deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë është ide hegjemoniste. Osmani ka shtuar se prezenca e asaj ushtrie ka marrë fund në vitin 1999. “Ne kemi këmbëngulur që shteti dhe ligji të mos i shërbejë ...
Komentet te Osmani: Vuçiq e di mirë se prezenca e ushtrisë serbe në Kosovë mori fund më 1999 Janë të Mbyllura

Kjo është gruaja që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit të rëndë në Obiliq, e mitura ende në Mjekim Intensiv

Lajme
Që nga mbrëmja e 9 dhjetorit, po luftonte për jetën bashkë me vajzën e saj në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e goditjeve që morën nga një veturë në Obiliq. 45-vjeçarja nuk arriti që t’i përballojë plagët e rënda dhe si pasojë ndërroi jetë mbrëmë vonë në spital, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se viktima është Nazmije Bublica. Ajo u godit nga një veturë teksa po kalonte rrugën në vendkalimin e shënjuar për këmbësorë në rrugën ‘Hasan Prishtina’ bashkë me vajzën 13-vjeçare. Nazmija bashkë me vajzën e mitur u dërguan me urgjencë në spital ku edhe ku u vendosën për trajtim mjekësor në Mjekimin Intensiv. ...
Komentet te Kjo është gruaja që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit të rëndë në Obiliq, e mitura ende në Mjekim Intensiv Janë të Mbyllura